Pas botimit të një shkrimi të thellë analitik të Qim Pekës rreth strategjisë së gabuar politike të SHBA dhe nevojën për luftën kundër saj, Bilushi i Metës vendosi t’u dërgojë një mesazh gjithë organizatave bazë të LSI, ta analizojnë thellë këtë artikull dhe të nxjerrin qëndrimet e veta për situatën.
Të dashur miq!
Ky është një artikull i thellë që tregon për seriozitetin dhe përkushtimin e analistit në fjalë për situatën ndërkombëtare. Ai është detyruar të mësojë anglishten për 24 orë, që të arrijë të lexojë së paku 5 artikuj të shtypit ndërkombëtar për këtë çështje dhe ka arritur në përfundim, se Amerika po shkon në drejtim të gabuar. Kjo tani i shpjegon të gjitha. I kemi rënë më kot më qafë Edi Ramës e Lul Bashës për qëndrimet e tyre. E keqja këtu ka nisur nga lart. Pra ne duhet t’i hyjmë luftës sonë të ndryshojmë Amerikën që të rregullojmë me këtë rast dhe punët tona
Thellësia e arsyetimit të tij pse SHBA është pro LGBT, pse nuk është me malësorët shqiptarë, dhe si ka tradhtuar idealet e mëdha të 1990 në Shqipëri, tregon se jemi para një rreziku të madh që duhet të bashkojmë forcat.
Edi Rama është pjesë e një komploti ndërkombëtar për të qenë aleat i kësaj Amerike, projektuar nga Sorosi që në vitet 90, gjë për të cilën ne kemi qenë të pavëmendshëm sa duhet, për ta lënë të përparojë në misionin e tij. Edhe vetë analisti Qim Peka, ka kërkuar ndjesë që e ka promovuar Edi Ramën dhe e ka bërë njeri të njohur në Shqipëri.
Por tani gjërat kanë shkuar shumë tutje nuk korrigjohen më këtu. Objektivi ynë është të fitojmë betejën atje ku është problemi, në SHBA. Lexoni këtë artikull dhe ju siguroj e do t’ia dalim.
Mero, nuk di ç’te te them,vetem te te perseris se humori,ironija,sarkazma jane gjithmone instrumenta te robit inteligjent.
Eshte kenaqesi e vazhdueshme te lexosh rubriken “Antena “.
Sa informative dhe reale,aq djegese, perveluese dhe gudulisëse.
Keshtu siç jane katandisur: qesharake deri ne dhimbje, nuk do ngele njeri – qofte edhe me tru sa Çim Peka – te mos tallet me keta…