Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido ka reaguar për ardhjen e këngëtarir serb, Goran Brezoviç në Festën e Birrës në Korçë.
Përmes një postimi në Facebook, Bido shprehet se polemikat dhe debatet që ka ngjallur ardhja e tij në Korçë sipas tij kanë për qëllim të përçajë kombin tonë.
Më tej ai thotë se në rastin e debatit artificial, i mbetet që të jetë me këngëtarin me origjinë boshnjake-kroate-serbe.
Ai i cilëson këto debate “shterpë” që sipas tij nuk kanë asgjë me Brezoviç, por me kombësinë e tij.
Postimi i plotë i Ardit Bidos:
Milosheviç do të na çojë 100 vite pas” ka thënë biri i një babai kroat, mamaje serbe; i martuar me një boshnjake; këngën e të cilit për ciganët e Ballkanit, pseudonacionalistët me axhendë, të cilët kur vjen fjala për patriotizëm heshtin e kur bie për folklorizëm turren pa fre (a thua se jemi një komb mediokër), duan ta nxjerrin si thelb të mbështetjes së tij ndaj genocidialitetit milosheviçian.
Si nacionalist humanist shqiptar që jam, më mbetet të jem me këngëtarin botëror me origjinë boshnjake-kroate-serbe, Goran Bregoviç, në këtë debat shterp mendjesh të çuditshme ballkanike, që nuk ndryshojnë shumë nga mendjet që shkaktuan luftrat 30 vite më parë, sepse nuk kanë asgjë me të por me kombësinë (që edhe atë ia kanë vendosur gabim).
Çka është më e keqja është se ky debat artificial ka vetëm një qëllim: të helmojë e përçajë kombin tonë përmes axhendave shqipëritariste e kosovariste që gëlojnë këto kohë, kuptohet në interes të kujtdo veç shqiptarisë! E di, e di: do më turren tani si të isha tradhëtar.
Më e bukura është që do turren titistët e jugosllavizmit të asaj ane të Drinit që persona politica e Bregoviçit përfaqëson (e që unë e urrej) dhe enveristët popoviçist të kësaj ane të Drinit. Dy kategoritë që sa vjen fjala për atdhetari heshtin e kur vjen fjala për normalitet, përdorin tone nacionaliste (që as u shkojnë) me qëllimin e mbrapshtë për të helmatisur shumicën që, në ndryshim nga ata, u dhemb ky vend e ky komb.
O koqe por je edhe drejtori i arkives se Shqiptareve o debil.
Ti duhet te mbrosh identitetin SHQIPTAR o laro sepse paguhesh me parat e popullit Shqiptar.
Mos i con edhe arkivat e Shqiperis ne Beograd bastard?
Debil injorant . Te gjithe me emrin Taulant qe kam njoh njoni ma koqe se tjetri . Un jam tifoz i Bregovicit e muzikes se tij e dua Shqiperine mbi gjithshka por me thoni qofte nje tekst te tij qe flet per genocid o masaker sidomos ndaj shqiptareve . Kallashnikov eshte kolona a e zerit te filmit me te njejtin emer (sjam i sigurte) .Filmi eshte 100% mbi gabelet e Jugosllavise . Nese serbet qekan gabele ne skemi pse merremi me to bile se qekemi goxha superiore … i paska denu Zoti me shum se ne . Ky njeri ska then ndonjehere se jam serb ai ka thene jam jugosllav . Un e dija me baba serb e nen myslimane Po qeka kroat me serb
O Taulant, je vet koqe kanari. Ti jep mendime per gjithçka ene pse je copa e mishit me dy sy. Si nuk perton me shkrujt karrlliqe. Kush na u bo patriot! Ik e fryu ne ndonji qenef.
Ja kush eshte Goran Bregoviq
Me një karrierë muzikore gjatë dy dekadave të fundit të ish-Jugosllavisë, Goran Bregoviq ishte pjesë e rock-grupit “Bijelo Dugme”. Në skenën artistike jugosllave që përshkohej nga trendë modernistë muzikorë, krijimtaria e këtij bendi dhe homologëve të tyre përshkohej nga një “turbo-folk” ndikimesh kulturore, përfshirë edhe aso të muzikës rome. Me shkatërrimin e pashmangshëm të Jugosllavisë, jetëgjatësia e shumicës së këtyre grupeve do të ishte çështje kohe. Sipas njohësve të rock-skenës jugosllave, plot nga këto grupe iu rikthyen elementeve nacionaliste për të rifituar audiencat e tyre.
Ithtar i jugosllavizmit edhe kur gjithçkaja kishte marrë tatëpjetën, këngët e Bregoviqit megjithatë do të vijonin të afektonin një pjesë të popullatës serbe. Hiti i tij “Kalashnikov” ishte kthyer në këngën e përzemërt të paramilitarëve serbë në Bosnjë.
Me qëndrime kritike ndaj luftës brenda-jugosllave, “Brega”, sidoqoftë, nuk ka asnjë distancim publik ndaj krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë. Ai sivjet është nderuar me çmim nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, krahas rockerit tjetër serb, Bora Gjorgjeviq. Ky i fundit njihet për tekstet e tij jo të pakta që i shkroi në vitet ’80 kundër shqiptarëve. “Kurrë paqe nuk do të ketë/ mes meje dhe ‘Ilirit’/ a është e mundur që një shqiptar/ të zaptojë kurorën dhe skeptrin serb?”, është një nga tekstet me tone raciste që i shkroi në dekadën e fundit të ekzistencës së Jugosllavisë.
E ana kontroverse nuk i ka munguar as profilit të Bregoviqit. Më 2015, atij i ishte ndaluar hyrja në Ukrainë, pasi që kishte mbështetur hapur aneksimin rus të Krimesë në një koncert që e mbajti në këtë vend. Në prill të po të njëjtit vit, Bregoviqit i ishte ndaluar performimi në “Life Festival”, në Poloni, me arsyetimin se deklaratat e tij ishin “në kundërshtim me vlerat e shpallura nga Festivali”. Por marrëdhëniet me Shqipërinë i ka të mira. Në vitin 2006 ka interpretuar në Tiranë dhe është dekoruar me “Çelësin e Tiranës” nga kryebashkiaku i atëhershëm Edi Rama, tash kryeministër i Shqipërisë.
Jane dobicat e sullton Muratit muslimon brother’s,tourkotsamides etj kesisoi njethundrakesh arabe ata qe percajne ( mgjs te hane carin) kristianet shqiptare me adherfia-t serbe,greke,skopiane e me gjere.
Kshq st’arxidiaaaaaaaa mas se c’thone dobicat e sullton Muratit……..
Nationalist humanist Hahahaha Ky eshte Termi fundit I veteklasifikimit te nje cami me banim ne katet e para te banesave te monizmit Keta njerez e kane te veshtire te dalin nga mentaliteti I katit pare Besoj ata qe e kane jetu ate kohe e dine mire cfare perfaqeson kjo kategori
Ore BIDIC,se eshte mekat qe ke emrin Ardit.Po a nuk u ngopet me “Envericin”por tani therritni “Bregun”qe rrafshin te jua ben breg.
Do ti kerkoni Kosovaret per te ju ngop me leke,por nuk do i keni me kete mendesi qe keni.
E kur do te ju “djegin shkijet”atehere do jete shum,shum,shum vone.
Pse fyn te tjeret o petrit. Ama cfare fallxhor gabel qi qeke se gjasme nuk do te na vijne kosovaret. Kosovaret nuk kane mendjen tande, o fyll!