Dy persona kanë tentuar që të arratisen nga burgu 313 këtë të diel.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të ajrosjes. Mësohet se të burgosurit që kanë synuar arratisjen janë Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri.
Ata kanë tentuar daljen në pjesën që ndan burgun me shërbimin e provës.
Çekaj është një emër shumë i njohur pasi pak kohë më parë u dënua me vendim të formës së prerë për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë.
Ai do të vuajë 14 vite burg pas vendimit që dha Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ndërkohë Fatmir Pjetri është anëtar i ashtuquajturës Banda e Babagjyshërve. Ai u ekstradua disa kohë më parë nga Franca. Në Shqipëri, Pjetri rezulton i dënuar me 30 vjet burg.
Kush është Fatmir Pjetri
Fatmir Pjetri, i njohur ndryshe me nofkën “Babagjyshi” u ekstradua në shtator të vitit 2019 nga Amsterdami/Holandë drejt vendit tonë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Përmbledhje e ngjarjeve të ndodhura:
Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.
Disa nga episodet:
Në datë 28.09.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit A. B., në Kuçovë;
Në datë 05.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit S. R., në Laç;
Në datë 25.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit P. B., në Fushë-Krujë;
Në datë 24.12.2013 është vjedhur me armë argjendaria në një qendër tregtare në Tiranë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hague, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Kush është Arbër Çekaj
Arbër Çekaj është dënuar me 14 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, ai është pronari “Arbën Garden”, magazinave brenda të cilave u kapën 613 kg kokainë rreth tre vite më parë. Ngarkesa e madhe e kokainës u dërgua nga Kolumbia dhe ishte e fshehur në pakot me banane.
Antidroga lejoi udhëtimin e ngarkesës deri në magazinën e kompanisë Arbri Garden që gjendej në Maminas ku dhe kreu ndërhyrjen në shkurt 2018 që solli me pas arrestimin në Gjermani dhe ekstradimin në Tiranë të Çekajt.
Teksa Çekaj ishte në burg, duket se biznesin e mbante gjallë i ati, Selim Cekaj, i cili u vu në pranga në prill të këtij viti. Në një kontejner të mbushur me banane që vinte nga Ekuadori u kapën 49 kg kokainë.
Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin Selim Çekajn, të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike kokainë.
Kanë ra për burrni në burg kodoshat…kanë dashur te bahen te pasun…por ju ka ra fati i burgaxhiut…
Perse jane ende tek 313 kur kane marre vendimin e formes se prere?? Duhej te ishin transferuar me kohe ne burgjet e sigurise se larte.
çelsat e biruces i hidhni ne det.
Gjynaf që hajdarmata është më “leje” se do kishin dalë nga burgu me fletë lavdrimi dhe të persekutuar .
kU ESHTE BIS-41?
Blerim, mbase kanë dhënë ndonjë euro, për të ardhur tek e diela e sotme, kur tentuan të arratiseshin.
Bravo shërbimit të policisë së burgut 313, qe i kapen!
Në raste të tillë ligji duhet t’u shtoje vite burgu, secilit nga 3 vjet…
Po detajet?!??
O Arber Kuliç Çekisti, ku je bre konia e kushuririt. Ku deshe të shkosh o trap Tropoje. Çfarë hipnoze t’kanë bërë o edh i vogël, që deshen të çojnë në grykë të kallashit. Dihet në të gjitha mjediset e shkerdhatave, që ti je konia e grupit çiftelia me tela të kputur, dhe ke blerë mall me dhrahmit e tjeter kujt, dhe herë herë tu ka dhënë mall paradhënje, por ke patur garanta, dhe kryesisht kushoja Agronxhe Kuliçja. Por, ka disa ditë që kanë filluar të numerohen fasulet një nga një në Tiranë. Moti i keq politik, dhe pastrimi me acid i drejtesisë, kanë bërë që kushoja jot Agron Kuliçi dhe grupi “bie bie çftelia–hopa hopa kercen dhia” kanë marrë pak ditë pushim dhe në këtë verë të nxehtë, po rrijnë në fresk në hije të shpellave. Pra ti arberi i shtogit, mos bë harakiri duke tentuar të dalësh nga gropa e mutit ku je aktualisht, sepse nuk ke ku ti gjesh dhrahmit për të paguar 600 e ca kg kokainë që ke marrë paradhënje pa paguar një qindarkë. Garantat tu, kanë dalë jasht radari, dhe nuk mundesh ti gjësh kollaj, për të hyrë nën çadren e tyre, që sot ajo çader është e shpuar aq shumë sa hyn dielli, shiu, era dhe breshëri pa asnjë pengesë….!! Pra Arber thuprash, je ma mirë në qenefin ku gjindesh, se në malin me gropa i mbledhur “krye n’bythë”….!!!
Nëse Çekajt arratisen atëherë linja Kolumbia sipas gjasave ka kriju lidhje të forta me struktura kriminale që kanë shërbye në pushtet dhe të dirigjuar nga Shkelzen Sali Berisha ndryshe pa lidhje të forta është e pa mundur rrezikimi i trafikimit të sasive aq të mëdha droge hiq ato tonelata që në kohen e Salihut janë futur pa telashe
Po nuk i çuat në ZERO , qa sa as qyrret të mos ju hedhin atyre që janë jasht , ky avaz do jetë . Ai pasuninë prej drogës e don me e gëzu jasht , prandaj do shpenzojë në maksimum për me dalë . Po çfarë t’i bosh . Osht toç . Me pare, bien e ndryshohen e amnistohen të gjitha akuzat . Sugjerojani të gjej një ose nja dy nga ato avokatët sekserë pehlivana dhe mos ti ngusi e as të mos mërzitet , se ato do bëjnë maksimumin e do e nxjerrin ma kollaj e ma shpejt se sa i shkon mendja këtyre . Veç paret t’hudhin .
Artikulli nuk ka lidhje me titullin. Gazetare leshi