Sali Berisha është duke bërë një luftë për jetë a vdekje jo vetëm për veten e vet, por mbi të gjitha për fëmijët, fati i të cilëve nuk dihet.
Përfshirja e tyre në korrupsion nuk do ta lërë të qetë Berishën deri në ditën e vdekjes.
Ndaj dhe që prej shpalljes non grata nga SHBA, ka nisur një sulm të egër.
Sot, portali i familjes, që financohet nga Zeni, fillimisht ka sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim, pse nuk e kërcënoi edhe Edi Ramën, siç bëri me Berishën, pasi ky i fundit pati deklaruar një vit më parë se nuk e pyeste ambasadoren amerikane.
“Ishte data 30 korrik 2020, kur përgjatë seancës ku vendosi të shkatërrojë rregullat zgjedhore të hartuara me konsensus në ambasadën amerikane, kryeministri Edi Rama do deklaronte:
“…Ky është vendim i parlamentit shqiptar dhe i takon shtetit që përmes parlamentit të vendosë se çfarë bën me sistemin zgjedhor, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadorën amerikane dhe as të BE e askënd tjetër.
Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë do t’i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë nëse do e mbajnë apo jo fjalën sinqerisht nuk më vjen mirë.”
Rama nuk u ndal sërish.
Më shkurt 2021, kur ambasadorët bënin thirrje për pastrimin e listave, Edi Rama u ndje i detyruar të reagojë kundër tyre:
“…Po e them publikisht se ua kam thënë edhe personalisht. Unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time. Kam shumë respekt, ajo është në të drejtën e vet. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane. Nuk kam nevojë të ma kujtojnë punën asnjë ambasador”.
Këto komente janë përgjigjia më e mirë për gjithë analistët e Rilindjes, që po zhurmojnë në çdo media për arsyetimin se sovraniteti i Shqipërisë nuk ka asnjë rëndësi apo vlerë para kërkesave të ambasadores Yuri Kim.
Interesant është fakti se askush prej tyre nuk u ndje kur Edi Rama i thoshte ambasadores amerikane se për vendimet e parlamentit nuk e pyet njeri.
Edhe më i çuditshëm është fakti se pas kësaj gjuhe sfiduese, askush nga Ambasada amerikane nuk e kërcënoi Ramën se do hante bar”, shkruan portali i familjes Berisha.
Dhe më pas iu vërsulet gazetarëve që merren me Sali Berishën, me një fjalor rruge.
“Janë një grup analistësh, gazetarësh e pronarë mediash njëkohësisht, të cilët pas një “stërvitje” të gjatë (veçanërisht në këtë 8-vjeçar të fundit), sot funksionojnë si qentë e studiuesit të famshëm Ivan Pavlov, por me “profesion të kushtëzuar”.
Janë bërë aktiv veçanërisht shumë aktiv kohët e fundit, duke kthyer në problem të vetëm të Shqipërisë; “Çështjen Berisha”.
Sapo u shfaq në horizont dosja-fake e Ramës, u vendosën në radhë dhe pasi i zoti i kockave tundi zilen, nisën të kuisin, lehin dhe të shpërndajnë jargë në gjithë eterin publik.
Zilet e opozitës e të ndonjërit nga ato pak mediume e analistë të pavarur që kanë ngelur vërdallë, nuk dëgjohen e nuk ekzistojnë për ata.
E kthejnë kokën vetëm sipas tringëllimës së ziles së kryeministrit. Ngrenë putrat lartë, tundin bishtin, sytë ju shndrisin, lëngëzojnë fortë dhe nisin të lehin me gjithë fuqinë: Fajin e ka vetëm Saliu!
Ish-spiunë të shërbimit të fshehtë; bijë spiunësh; ish-kapter ushtrie, sot kapterë dixhitalë; ekspertë ujësjellësish, ekspertë pyjesh; ish eskorta të fortësh, sot eskorta ambasadorësh; ish-lavazhierë të konvertuar në aksionierë universitetesh…
E gjitha kjo armatë “analistësh të majtë”, po na thotë:
Pa e mbyllur Sali Berisha gojën, ne nuk e shohim korrupsionin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Lidhjet direkte të krimit të organizuar me ministrat, drejtorët dhe kryebashkiakët e tij, nuk ekzistojnë!
Kur flet Berisha, në këtë vend vetëm ai është problemi. Kur vjedh Rama me shpurën e tij nuk quhet, por edhe kur kapen me presh në dorë, fajin e ka gjithmonë Saliu!
Në fakt nuk bëhet fjalë për verbësi, të këtyre pasardhësve të qenve të Pavlovit. Kanë sy, veshë dhe mëndje, por nuk ju lejohet as të shikojnë, as të dëgjojnë dhe aq më pak të deduktojnë dhe të logjikojnë.
Pavarësia e tyre është si palltoja e shtrenjtë e femrave- eskortë. Shërben vetëm sa për të kaluar në rrugë, në hollin e hotelit…sa të futen në dhomën ku i pret i shtrirë në krevat pagatori. Pastaj e flakin tutje atë pallto- maskim (pavarësinë). Të gjithë në fakt e dinë, se çfarë kanë veshur poshtë saj këto prostitute moderne dhe të sofistikuara.
Ndershmëria, profesionalizmi, integriteti dhe veçanërisht “Pavarësia” e tyre, vlen sa një “shkelje syri” e Endri Fugës.
“Dinjiteti” ju vlen, sa një dorovitje e Lali Erit.
Kurse profesionalizmi, sa pastërtia e plehrave të inceneratorëve të Ramës!
Koncesione, qindra tender pa garë, droga, pastrimi i parave në lejet e ndërtimit, inceneratorët, grabitja e Teatrit Kombëtar… për ata nuk janë as zile e as kambana, që dëgjohen fortë prej çdo shqiptari.
Nuk e kthejnë kokën drejt tyre, për një arsye shumë të thjeshtë: E mbajnë të mprehur penën, vetëm në pritje të kockës të radhës nga Rama, Fuga e Veliaj.
Kjo që po ndodh me këto “media e opinion bërës” në Tiranë mund të quhet pa frikë, edhe mbyllja me sukses e eksperimentit të Pavlovit i cili nisi më shumë se një shekull më parë.
Madje Rama e kishte më të thjeshtë, se sa e pati Pavlovi me qentë e tij.
Të paktën ata, herë pas here, shfaqnin nga pak dinjitet dhe rezistonin më shumë përpara kockës që ju tundej në ajër”, shkruan ky portal.
Pra me pak fjalë thonë, ok Berisha është i korruptuar, por merruni dhe me Ramën, se nuk është më i mirë se Berisha ai!
(TemA)
Jo te gjithe qe shajne Berishen mbrojne Ramen,madje dihen she jane shume pak ato qe jane te paguar nga te dy krahet qe kane humbur dinjitetin ne sherbim te krimit e korrupsionit.Kur denoncon nje I korruptuar ja humb vleren skandalit dhe I ben sherbim korrupsionit. Keshtu qe na lini rradhe te mbajme qendrim edhe ndaj korrupsionit qeveritar, dhe lereni Berishen ti dal zot vete atyre qe ka bere.
Unë, i mirënjohuri Gopisti i NSHRAK-ut
në emër të gjithë kombit tonë pid’ar
Deklaroj se krahas Saliut e gjithë barkut
Jemi dakort që edhe Rama të hajë bar.
……..
O Çimpeksat e vegjël
si po ju shkon pazari
a ju paguan rregullisht
Shkëlzen Kafari?
Mezi i ka qit paret
me mund e sakrifica
A ju paguan cash
apo me plumba e boronica.
…
P.S.
Le të vazhdojë edhe ca
Plazhi, qejfi e shopingu
se për TV Sy(qi)ri
po afron vetingu!!
????????
Pra Keta Zuzare e pranojne Hapur se Berisha dhe Shpura e Tij jane te Korruptuar !!! Çfare utin Duan Atehere ??? Te bejne gati kthimin e pasurive ilegjitime dhe ti nenshtrohe Skanimit nga BKH dhe SPAK .Per kete te fundit jam ne shume MARAK.
Qëni i Pavllovit , Qim Peka ,ngjan si një shpellar me kostum .
E pashë dje me brekë këtu në plazh, në Sarandë, kur kaloi afër çadrës time. Binte era cjap, sa mbuluan hundët të gjithë pushuesit që ju kaloi pranë. Vetëm një cjap, si ai, u ngrit nga shezlloni dhe e përqafoi. Cjap hesapi, nuk i bën përshtypje aroma cjapërore.
njerez te koruptuar
Salehsi nga Viç-doli e di mire fatin e femijeve qe do leje pas , ai e nuhat shume qarte erën kërrme të qelbesires qe qelbet.
Kjo Po e shkallon me shume se dinamiti qe e di mire qe do ja shpertheje varrin e tij.
Haklajt e dine mire si i kthehet kusuri Salih gjaksorit.
Edhe familjet tjera po valojne ujet në zjarr.
Jane shume qe vuajne mizorisht kobin e shkaktuar nga ti mekatar Salih me femijet e tu. Si në Shqiperi e në kosove.
Hë pra çudi,veç Saliun e shkretë akuzojnë. Këtë kalorës të demokracisë alla Viçidol. Pavllovi po vazhdon punén. Prit se nuk e ka përfunduar akoma atë. Suksese në jetë or ti shkues.
Qente te lehin, karvani qe i tregon ventin ketij krimineli antishqiptar do te vazhdojne udhen!
E pra, e keni kuptuar më së fundi.
Rama është mut muti. Por para Salës pranohet edhe muti.
I thoni pra Sallës, hik…. Dhe pastaj do të hajë edhe Rama bar… Por me radhë.
O Sali,per hir te Kosoves Hashim Thaci la detyren e Presidentit dhe u paraqit ne Hage Duke mbrojt pafajesine e vet.Ti pse nuk ben per interes te Shqiperise te njejten gje.Largoju nga Parlamenti dhe mbro veten privatisht pa zhyt PD ne antiamerikanizem.Je nje antishqipatar ja pse e con then e trushplareve ne perplasje me Ameriken.Po qe trim shko paraqitu ne zyrat e FBI.
Shume mire ju a kane thene ,qellimi ndoshta eshte per te mbrojtur Berishen por faktet ashtu jane . Po ta thoshte dikush me i pavarur por argumentet jane te qarta teknikisht.
O Mark-i, nuk lahet m…tin me sh…rë. Thirrini mendjes, nuk e mbroni dot Sa-lehin duke thënë se edhe Rama është i korruptuar. Pa patët fakte e b…thë vërtetoheni!
T’i merni te keqen e bythes Edi Rames ju pisat e PD-ke.Ai do mbreteroi dhe ju qe e shani do pullcisni.
Njeriu barbar nga Vicidoli e ngriti hajdutllekun ne sistem ku nuk la sektor pa futur hundet dhe ngriti ne xhiro edhe pjellen e tij ku te babezitur bene kerdine me pronat dhe i duket normale. Edhe e shoqja si kukumjacke bashke me njerezit e fisit sidomos te vellain kane bere kerdine dhe shoqata vampire ishte xhesti me qesharak se I dukeshin njerezit dele. Enveri vampir ishte por vetem 24 ore e doja te ishte se ai do ti varroste per se gjalli ku edhe eshtrat mos ti gjendeshin. Mos mbifte kurre mbi toke kjo fare e keqe.
O qentë e Sa-lehit. Shikoni foton e ketij kufomës tuaj qe te kuptoni si jeni katandisur!
Korupsion ne kete vend per 30-vjet kane bere te gjithe qe kane patur mundesi.Askush nuk eshte i imunizuar.Saliu duhet te jape hesap i pari,bashke me shpuren e tij.Pas tij Ilir Meta,Dritan Shehu e gjithe politikanet e ketyre 30-vjeteve.Eshte e turpeshme qe nje sere servilesh te te dy kraheve i bejne karshillek popullit.Aktualisht ka mbetur pa u ligjeruar ne Kushtetute me ligj,”VJEDHIA DHE LORUPSIONI” si vlera te shtetit.Kushdo qe mbron njerin apo tjetrin duhet te mendohet mire.Eshte per te ardhur keq qe sapo dikush zihet ne gabim shprehet:”Po ai,mos eshte me i mire,edhe ai ka bere gabime si une”.Askush nuk flet per vete por per tjetrin dhe jemi te kenaqur qe jemi te gjithe njesoj.Populli thote :”Cdo berr varet per kembet e veta”,prandaj cdo njeri duhet te mbaje pergjegjesi per ato qe ben.
Shëmbuj :
1. HashimThaçi, Kadri Veseli. Etj nuk u mbëshefën pas posteve të larta që mbanin, por shkuan si burrat të mbrojnë të vërtetën dhe vehten e tyre.
2. Karaxhiiç, Mlladiç e të tjerë kriminelë u fshehën vrimave për vite të tëra për të shpëtuar lëkurën e tyre, duke vënë në konflikt vendet e tyre me BE.
3. Sali Berisha dhe shpura e tij,për të shpëtuar lëkurën e tyre dhe pasurit marramendëse të vjedhura po mbëshihen pas PD, duke vënë atë në konflikt të hapur me SHBA dhe PP Europiane.
Nuk ka shtet ; ashte shtet i qelbun ; e ed palloshi nuk bani shtet; drejtesia ashte ne dore te qelbanukve per 31 vjet; e sale berishen nuk e gjen gja dhe pse amerika e ka shpalle non grada; amerika i din te gjitha ; te gjithe jane te hajdute e te kurruptum ;