Nga Ardit Rada
Teksa Shtetet e Bashkuara ia kanë mbyllur derën familjarisht, Sali Berisha ka nisur një luftë në dy fronte. Një me Uashingtonin zyrtar përmes padive e kërcënimeve dhe të dytën me historinë. Thuajse çdo ditë, Facebook i tij kombinohet përmes një meme-je, një denoncimi nga shoku i tij imagjinar me emrin ‘Qytetari Dixhital’ dhe një postimi herë me Bushin e vjetër e herë me të riun. Është trishtuese sa edhe qesharake që në kohën kur të gjithë kanë akses në arkiva dhe në internet, Sali Berisha përpiqet t’i bëjë shqiptarët, dhe jo vetëm, për budallenj.
Ai u referohet dy takimeve me Bushët ish-presidentë, me të parin në SHBA dhe të dytin në Tiranë duke ia veshur vetes si meritë. E thënë ndryshe: Sikur presidentët amerikanë mezi prisnin të takoheshin me Sali Berishën, këtë mik të madh të Uashingtonit!? Arsyet pse Sali Berisha u thirr në Shtëpinë e Bardhë nga George H.W. Bush në vitin 1992 sigurisht që lidheshin me procesin demokratik që sapo kishte nisur në Shqipëri. Madje Berisha shoqërohej në vizitë nga Alfred Serreqi dhe Eduard Selami dhe biseda me Bushin e vjetër u bë pikërisht në prezencë të tyre. Pra asnjë bisedë apo porosi personale për të nga Shtëpia e Bardhë.
Duhet theksuar se George H.W Bush në vitin 1992 ishte një vit para largimit nga detyra e lartë e Presidentit të SHBA-ve, ku shërbeu për vetëm një mandate 4-vjeçar. Ishte 69 vjeç kur e la Zyrën Ovale.
Reklama e dytë që paraqet sot Berisha është ardhja e George W. Bush në Shqipëri. Nuk ka lënë foto pa postuar në këto ditë të vështira të marrëdhënieve të tij personale me Uashingtonin, por “harron” sërish arsyet e vizitës. Në 10 qershor të vitit 2007, pra 14 vite më parë presidenti amerikan i kohës nga Tirana shprehu qartë mbështetjen e SHBA për pavarësinë e pashpallur ende të Kosovës. Përveç Berishës, ai u takua me homologun e tij Alfred Moisiu i cili i dorëzoi edhe “Urdhrin e flamurit” për kontributin e dhënë në çështjen shqiptare. Në konferencë, Bush nuk foli për Sali Berishën, por për planin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së në Kosovë, Marti Ahtisari. Njësoj si në rastin e të atit, George W.Bush shtrëngoi duart me Berishën një vit para mbarimit të detyrës.
Tani, këto dy episode që Sali Berisha ka qejf t’i përdorë si fakte se Amerika e do atë, kanë një problem po aq të madh sa e vërteta historike e shtrembëruar prej tij.
Sot, 76-vjeçari Sali Berisha harron se Bushi i vjetër, ndryshe nga ai, ndenji vetëm katër vite në pushtet. E la politikën në moshën 69 vjeçare dhe ka ndërruar jetë prej tri vitesh.
Bushi i ri qëndroi si president i SHBA-ve tetë vite dhe e la skenën politike para 13 vitesh në moshën 63 vjeçare duke ia dorëzuar zyrën Barak Obamës.
Pyetja që shtrohet për Berishën është se si ka mundësi që këta burra shteti të SHBA-ve janë larguar nga politika dhe ti që i kishe idhuj apo miq, s’i more kurrë si shembull?
Duket se ky fiksimi i Berishës për t’u marrë me arkivat dhe me familjen Bush më tepër se gjithçka po zbulon dëshirën e errët të tij për një pushtet të përjetshëm…
Si me lane Kullen teme pa qit pushke bre !?
Ina Malesor .
Ma ka lane baba Kullen.
Pa pushke nuk e leshoj besa.
Po po.
komentet jane aka ne Athine per tu miratuar pastaj do ti postoni ktu e ?
hahahahahaahah
hakeja qelb cdo dite nga greqirt qe dhjesin ne stanin e fshatarit baze
Viti 1978 .Z/ Ministri i Puneve te Brendeshme e njeheresh dhe Drejtore i Drejtorise se Dyte te sigurimit te shtetit , qe ishte Inteligjenca e Gardes se Republikes , theret ne zyre nje nga oficeret qe ne themelim te Gardes e i jep kete detyre : Shoku Enver do dale per shetitje ne teritorin e Pallarit te Brigadave .Per ta kenaqur nxir nje toge ushtaresh me preteksin e nje stervitje mesimore , e keshtu padashje Sh . Enver takon ushtaret e kenawet . Ubene fotografi .Oficeri vend e pavend tregonte foton .E lirojne nga sherbimi i Gardes me motivacion : Mitmarje , dhe perjastohet dhe nga Partia . Kerkonte rifillim pune po gjitmon duke treguar foton me Enverin ..Pas 90 , diku ne 2000 shi arrestohet me motivacion : Fallcifikim dokumentash dhe ndihm per kalim te paligjshem kufiri .Ka dale nga burgu e nganjehere i afrohet godines se PS me foton , Enveri Ky trimi e ai grup ushtaresh se Gardes .Keto histori LAPANJGJOSESH njgjajne po sala eshte Lapangjos i pafytyre me i NDYRE
Xhaja! Nuk ka kuptim ky komenti yt.Megjitheate ti t’i maresh te keqen Enver Hoxhes.Bene gabimqe e krahason me Sali Krimnelin.
@Sali Maloque Berisha
.
Nji peng i madh në jetë
të mbeti o hunderr
s’e bane dot nji foto
me Prijsin tand Enver.
.
Ani bre burr i dheut
për me t’u hjek maraku
posto në fb fotot
nga varka, nga oxhaku.
Shkrim kot
kur krimineli takoi kriminelin…..ene Rama me Obamen, nuk a njilloj…or tej…
=
lol
Edhe shumë njerëz kishin dalë fotografi me Enverin por përfunduan në litar.Pra dua të them se ke dalë foto me presidentët e Amerikës nuk do të thotë se je i ndershëm.Bllokimi i berishës nga usa do të thotë që të ikë dhe të rijë në shtëpi se nuk ka çduhet më.Ai,Berisha,i ka hapur luftë USA dhe don të mbrojë shqiptarët në parlament.Njeri më i poshtër dhe më kriminel nuk ka nxjerë Shqipëria.Po të bësh një Bilanc Berisha ka vrarë më shumë se Enveri.Po nuk besuat bëni llogaritë dhe do bindeni
Vranakont , e keni kuptuar gabim sipas menyre tuaj .Enver Hoxha nuk ka te krahasuar .Komenti im ka te beje me oficerin qe lavderohej me fotografin kur kishte problem me ligjin me preteksin se foto me.Enverin do mbulonte shkeliet e oficerit . Sot Sali psikopat krimineli , do te permiresoje opinionin qe kane te gjithe per te .E pamundur .Shpresoj te me keni kuptuar .