Gruan e Arkanit, Kosova e ruajti me polici! Shqipërinë po e kryqëzojnë për Bregoviçin që vjen nga Parisi

8 Gusht 2021, 13:22Politika TEMA

Nga Ardit Rada

Ishte 8 dhjetor i vitit 2018, kur këngëtarja serbe Svetllana Razhnatoviç, e njohur si Ceca, kaloi kufirin në Jarinjë për të hyrë në Kosovë. E veja e kriminelit paramilitar Arkan (Zhelko Razhnatoviç) do të mbante një koncert në veri të Mitrovicës në përkrahje të serbëve. Edhe pse Ceca e paralajmëroi vizitën e saj me rrjete sociale e banera, asnjë veprim për ta ndaluar atë nuk u ndërmor.

Për më tepër, ajo po hynte në territorin e Kosovës për të protestuar kundër taksës 100% ndaj produkteve serbe e për të premtuar ndihma humanitare për patriotët e saj që jetojnë në Kosovë. Koncerti zgjati të paktën dy orë. E veja e Arkanit u ruajt nga Policia e Kosovës gjatë gjithë kohës, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm se mos i prishej koncerti. Patriotët e sotëm që i janë përveshur vizitës së Bregoviçit në Korçë do e kenë patur pushim atë ditë…

Goran Bregoviç vjen në Korçë këtë gusht i ftuar që të këndojë disa këngë të grupit të tij Bijelo Dugme. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Beogradit dhe Parisit ku jeton me të shoqen dhe tre fëmijët. Nuk ka asnjë deklaratë publike kundër shqiptarëve që të rëndojë në shpinën e tij, përveç thashethemeve që janë përhapur këtë vit. Përkundrazi, këngët e tij, të Lepa Brenës, të Cecës, të Riblaja Çorbës e të tjerëve, erdhën në Shqipëri me kaseta për manjetofonët Sherebel pikërisht nga Kosova si shenjë e modernizimit të nevojshëm post-komunist. Dhe fakt është se në Shqipëri e urrenin Jugosllavinë para kesaj periudhe më fort sesa në Kosovë.

Është e kuptueshme që i gjithë sulmi ndaj Goran Bregoviçit bëhet nën ndikimin e bindjeve politike. Fjala bie, nga Kosova ata që duan Albin Kurtin kërkojnë t’i tregojmë kufirin Bregoviçit me protesta dhe me hunj. Në Shqipëri, janë mbledhur të gjithë berishistët që deri dje e kishin Damir Fazlliçin në mbledhje qeverie duke u pasuruar me tendera. Ky meraku ndaj sllavëve duket se është part-time. Ndryshe s’ka si shpjegohet që Fazlliçi në krah të Berishës dhe gruaja e “Arkanit të Tigrave” janë të mirë. E Bregoviçi që vjen për të dhënë koncert pa bileta, duhet ndalur! Gjithmonë kemi thënë se atë bashkim mes popujve që s’e sjell dot politika, duhet ta bëjë arti. Por me ç’duket shqiptarët e kanë politikën ende lojë të preferuar dhe kjo është për të ardhur keq.

 

12 komente në “Gruan e Arkanit, Kosova e ruajti me polici! Shqipërinë po e kryqëzojnë për Bregoviçin që vjen nga Parisi”

  1. Taulant says:

    O debil ajo nuk do kendonte para Shqiptareve.
    Kosova eshte e detyruar me mareveshje nderkombetare qe te lejoj kalimin e shtetasve Serb ne territorin e saj.
    Ajo shkoi e kendoi para minoritetit Serbe ne veri te Mitrovices.
    Mos i ngaterroni gjerat me qellim .

    1. Skuadra says:

      O koqe, ministri i asaj kohe Kujtim Gashi kerkoi te ndalohej me cdo kusht se po hynte ne territor te Republikes e Kosoves pa leje per udhetim dhe per koncert. Dhe prap s’e rruajti njeri. Lexo ndonjehere ndonje gje pervec Fejsbukut. Ty te vjen mire te vije Agimi i Arte para minoritetit grek ne Dropull? Ka ligje shtetit, s’eshte rrumpalle sic jeni mesuar me Saliun.

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        U turrën nga qenë e s’qenë
        që të dilnin patriotë
        të shpëtojën Mëmëdhenë
        ngritën një furtunë në gotë.
        .
        Tridhjet vite në qoshe
        këmbëkryq me Karaxhiçin
        një muzikë havale
        lufta nis për Bregoviçin.
        .
        Për zgjedhjet ja rruat Edit
        se ndërhyn vënd e pa vënd
        qimen sheh në prag të tjetrit
        traun s’sheh në syrin tënd.
        .
        Nuk ka vdek kush nga muzika
        Bregu s’na ka pre në besë
        por nga keksat mejd in Serbia
        dhe nga mielli, mund të vdesë.

    2. Filpçe says:

      E ka ruajtur Policia e Kosoves koncertin dhe Cecen, se s’ka serb e shqiptare veriu. Quhet shtet i kosove sku ushtrojne detyren organet e Kosoves. Nderkohe qe duhet ta pengonin se ishte pa leje me shku. kupton apo jo?

    3. xxx says:

      taulant sulltan murati dy ne rrethoi dy here krujen ,kur se mori dot beri krime kundra popullit shqiptar, ku edhe nje pjese u largua ne itali ne napoli nga dhuna e tepert e osmanve, si erdhen te ne refugjatet kosovar 1999 NGA dhuna serbe ashtu iken edhe arberoret nga dhuna osmane, sot ne mes te prishtines ne xhami me emer te kasapit te shqiptarve sulltan muratit ku pateriotet shqiptare falen , pra nje vend i shenjte shtepi e zotit me emrin e nje krimineli pushtues, se sulltan murati nuk edhi me lule ne duar po shpate, edhe pune bregovicit njesoj,,,, lexo kujtimit e turgut beut se ai i tregon me detaje krimet e sulltan muratit ne arberi

      1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

        Taullan turku eshte dobic/pasardhes i sullton Muratit,kshq vari kkkkkkk……turk i piset.

  2. Prishtinali says:

    Ç’te besh?Duhet me krahasu Cecen me Bregoviç.Ceca nje cope mishi klasike,kengetare tallava,nivel mizerabel.

  3. ? says:

    LW ,
    mos ja fut kot ,
    ymeri i bazes vdes per karin e grekeve dhe serbit o qeflli i modh qerrataj .
    Kurse kte putanen qe eshte shkerdhyer ne Paris ,
    ka me aftu Ramo e do t’i dhuroje Mikrofonin e KM qe e ka 30 cm?

  4. Vini says:

    Te mos degjohet asnje kenge italiane apo gjermane se ata na kan pushtuar ,vetem kenge nga byrazeret turq lejohen .

  5. hec mi ceca e tundi ato cica ,
    me te durtrokit vet Noizy & Mamica?

  6. Lisi says:

    Hall i madh na ka gjetur
    Ky milet sdo ta kuptoj
    Nje komshi qe gjall sna do
    Kerkon qe ta respektoj

    Na ka vrare na ka prere
    Na grabiti troje mall
    Komb gjakpires si serbia
    Bota ka pare shume rrall

    Nuk eshte puna tek nje kenge
    Apo tek nje gote birre
    Duhet mbrojtur dinjiteti
    Ndaj nje kombi egersire

    Boll me lojna aleanca
    Me leshime e takime
    Partickat takuptojne mire
    Kjo eshte toka jeta ime

  7. andi says:

    “Don me i von Shqipnis zjarr ? Shko e merr dy kosovar”

    No coment !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje