30 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali, Meta: Të punojmë për një të ardhme më të mirë

8 Gusht 2021, 10:24Politika TEMA

Me rastin e 30-vjetorit të eksodit shqiptar të 8 gushtit 1991,presidenti Ilir Meta ka përkujtuar pamjet tronditëse e anijes Vlora.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se duhet punuar për një të ardhme më të mirë për shqiptarët sepse shpopullimi sipas tij mbetet ende drama më e madhe që po i ndodh vendit tonë.

“Si sot 30 vite më parë, më 8 gusht 1991, rreth 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë, në kërkim të lirisë dhe shpresës, duke i dëshmuar botës tragjedinë dhe mjerimin e popullit më të shtypur dhe të izoluar të kontinentit.

Anija ‘Vlora’, me të gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit”, shkruan Meta.

1 komente në “30 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali, Meta: Të punojmë për një të ardhme më të mirë”

  1. dyshuesi says:

    Ti like kur thua “te punojme per qyteraret tane ” nuk e fut veten tek ata qe duhet….. apo jo ? Pse e them kete ? Sepse 13 nevojtoret qe i ndertove do te thuash se i ndrtove per te miten e qytetareve ? Ndoshta ka qe e besojne kete . Une pervete jo !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje