5431 denoncime nga fillimi i Vettingut: Pse 2021 shënoi më pak ankesa, në sistem pritet të qëndrojë vetëm gjysma

7 Gusht 2021, 12:31Politika TEMA

5431 qytetarë të pakënaqur me gjyqtarë e prokurorë që i hetuan, i dënuan apo nuk u dhanë drejtësi rezulton se janë ankuar nga viti 2017 dhe kanë denoncuar pranë organeve të vettingut duke kërkuar drejtësinë e vonuar dhe shkarkimin e tyre.

Burimet konfirmojnë shifrën e lartë që nga viti në vit me nisjen e vettingut në vitin 2018 me seancën e parë shënoi një fluks të madh që vijon të ç ojë në ish godinën e lidhjes së shkrimtarëve qindra qytetarë të cilët tregojnë me gisht se si quhet gjyqtari që u korruptua, si quhet prokurori që mori para nga pala tjetër apo ngriti akuzë fiktive pa pasur asnjë vepër penale.

Sipas viteve, të dhënat shumë të sigurta tregojnë se gjatë këtij viti me gjithë situatën e pandemisë dhe njoftimet e KPK që orientuan qytetarët se mund të denonconin on line, pati një frenim por asesi ndalim të shtetasve të pakënaqur me drejtësinë pas ndryshimeve të 2016.

Për vitin 2021 deri në muajin qershor sipas KPK thanë se u ankuan 483 shtetas, për vitin 2020 u denoncuan nga shtetasit 789 gjyqtare e prokurorë, për vitin 2019 u ankuan 1857 shtetas, për vitin 2018, 1858 shtetas dhe për vitin 2017 435 shtetas.

Viti 2017 llogariten vetëm dy muaj menjëherë mbasi ishin konstituuar trupat e komisionerëve të përbëra nga 12 anëtarë.

Ndërkohë që kulmi i denoncimeve u shënua me nisjen e seancave të vettingut, seanca publike që patën startin në 21 mars 2018 me ish gjyqtarin e kushtetueses Fatos Lulo.

“Nuk është vetëm pakënaqësia e qytetarëve ndaj drejtësisë dhe gjyqtarëve e prokurorëve të blerë, por edhe standardi që mbajti KPK duke shkarkuar kupolën e drejtësisë përfshi gjykatën kushtetuese dhe gjykatën e lartë, faktori që nxiti qytetarët të trokasin pranë KPK dhe të mbajnë radhë për të treguar se ç farë ndodhi me ç ështjet e tyre. në vend të parë qëndrojnë ankesat për pronat mandej dosje penale për dënime të padrejta “ tha një burim.

Por si është e mundur që viti 2021 shënoi një zbritje të denoncimeve?

“Lidhet me pandeminë , por edhe me faktin që ata që kishin denoncime dhe prova vrapuan dhe i dorëzuan.

Le të themi që ishin ata qytetarë të stërlodhur dyerve të drejtësisë. Nuk mund të thuhet nëse kanë ndikuar diskutimet publike mbi standardet e vettingut dhe konfirmimin e shumë të tjerëve për të cilët pretendohet se kaluan procesin e rivlerësimit në mënyrë të pamerituar” mbylli argumentin burimi.

Megjithatë përballë fluksit të konsiderueshëm të ankesave dhe denoncimeve pranë KPK, ky institucion mban nga nisja e procesit një regjistër të denoncimeve

Vettingu me pushime

Dhe përballë këtij fluksi të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që vuri nën test të trefishtë mbi 800 gjyqtarë e prokurorë , shifrat tregojnë se nga dinamika e shkarkimeve me shumë mundësi parashikohet që në sistem të mbeten më pak se gjysma e tyre.

“Mund të kemi më pak se 400 gjyqtarë e prokurorë dhe këshilltarë që do dalin të fituar dhe do konfirmohen, e them këtë parë nga qasja e shkarkimeve që kanë ndodhur” tha një këshilltar ligjor pranë KPK, që ngulmoi të shtonte se ky është thjesht që parashikim personal që bazohet mbi shifrat e të konfirmuarve dhe të shkarkuarve.

Raporti i KPK tregon se në shkallën e parë deri më tani u konfirmuan 174 gjyqtarë dhe prokurorë  dhe 155 të tjerë janë shkarkuar.

56 gjyqtarë dhe prokurorë dhanë dorëheqjen dhe tetë vendime u dhanë nga KPK për pushimin e procesit administrative.

25 vendime u dhanë për përfundim procesi pa një vendim të shkallës së parë. Por nëse ngjitesh në KPA numri prej 174 gjyqtarë e prokurorë të konfirmuar zbret më tej dhe vijon me shkarkime ku përfshihen të konfirmuar nga shkalla e parë  dhe me detyra drejtuesish si ish kryetari Bashkim Dedja, ish kryetari Xhezair Zaganjori, Edmond Ismalaj, Besnik Muci, Donika Prela, Kastriot Selia  deri tek Besim Hajdarmataj, ish- kryetar i Prokurorisë për Krimet e Rënda i konfirmuar nga KPK dhe i shkarkuar së fundmi.

Seanca ndaj Hajdarmataj është e fundit e mbajtur për sezonin 2021, mbasi në mbyllje të kësaj seance vettingu mori pushimet. Në web sitin zyrtar të KPA kuptohet se shtatë anëtarët e KPA kthehen në detyrë në datën 8 shtator për të hapur siparin e gjyqeve të vettingut.

Kurse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kthehet në detyrë në datën shtatë shtator për të vijuar me dy seanca të njoftuara publikisht si ajo ndaj Arben Dylës dhe Adelina Zarkës  (SI)

2 komente në “5431 denoncime nga fillimi i Vettingut: Pse 2021 shënoi më pak ankesa, në sistem pritet të qëndrojë vetëm gjysma”

  1. Hyseni says:

    Ata jane te gjithe njelloj.
    Jane nje srandart.
    I vetmi ndryshim eshte se dikush ka 3 milion dollars e dikush 30 milion. Dikush ka 5 pallate e tjetri vetem 2.
    Qe te thuash do rrije gjysma kjo eshte pushkatim I drejtesise.
    Sepse gjysma jane miqte e gjysmes qe edhe ata jane akomoduar neper zyra avokatie.
    Pra kjo formule betonizon perfundimisht krimin dhe korrupsionin.

  2. astrit USA says:

    Ka prej tyre megjithse jane konfirmuar si gjyqtar kan treguar dhe vazhdojne te tregohen profesionalisht shum te dobet P.R.Sh nje gjyqtare e gjykates rrethit vlore pasi eshte konfirmuar te punoje ne drejtesi prej tetorit vitit kaluar dhe deri tashti mban neper duar pa filluar gjykimin nje ceshtje civile te kthyer per rigjykim nga apeli per arsye te regullimit ndergjyqsise ne mes paleve,ne nje seance fillon te gjykoj ne tjetren kthehet mbrapsht per te plotsuar kerkesat e apelit keshtu qe kan kaluar 11 muaj dhe ceshtja nuk ka filluar te gjykohet,i dergohet ankese per kete ILD dhe ai ne vend qe ti terheqe vemendjen gjyqtares E.Mihali i del ne mbrojtje per shkeljet qe ka bere dhe harron se afati gjykimit ne shk e oare eshte maksimumi 6 muaj megjithse kan kaluar 11 muaj e deri ne shtator 12 muaj qe eshte planifikuar te vazhdoje gjykimi .Ku shkojme me kete drejtesi qe ja filluar gjykimi maj 2015,eshte apeluarvendimi per shkelje te renda te nje gjykimii te frejte dhe tepa anshem ka ardhur ceshtja te rigjykohet dhe nuk gjykohet por caktohen seanca vihen detyra qe ti plotsoj pala paditse ajo si plotson gjykata vazhdon te mos pushoje padine e paraqitur me te meta orej vitit 2015 deri ne vitin 2021 6 vjet kur padija per te meta e ka afatin te rregullohen te metat e saj per 5 dit ku shkojme me kete drejtesi,dhe organe qe jan ngritur per reformen e madhe te saj dhe qe kemi konfirmuar gjyqtare qe e kan jaluar vetingun se kane pasurine e justifikuar por anen profesiobale dhe panshmerine e jane mjaft te dobet dhe qe verteton se nuk priten zhvillime te saj me keto gjyqtare KPK duhet te kete kujdes me ane prof.te tyre.Ceshtja e njejte me kete qe lo rigjykohet nga gjykata e shk.pare vlore eshte gjykuar ne te tre shk. E drejtesise ne shqipri dhe eshte mare vendimi i formes prere,athere pse mbahet ceshtja 11 muaj pa u gjykuar kur vendimi eshte detyrues per kete ceshtje nga gjykata e rtethit gjyqsor Vlore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje