Berisha, i shmangshëm!

7 Gusht 2021, 10:00Politika TEMA

Nga Fatbardh Kadilli

Të “pashmangshëm” e quante dikur miku im Lela, duke iu referuar peshës dhe forcës politike që Berisha kishte akumuluar në vite. Rritja e peshës dhe forcës së tij ka shkuar në drejtim të kundërt me peshën dhe forcën e anëtarit të thjeshtë të PD, dhe të çdo figure të spikatur në PD. Këto, pesha dhe forca, ia jepnin luksin të sillej si institucion i pakohë, por ai gjithnjë zgjodhi t’i përdorë ato në çdo kohë dhe për çdo gjë.

Berisha ka qenë forca dhe dobësia e PD. Strukturoi partinë sipas profilit të tij dhe e dominoi me fanatikët e tij sipas kalkulimeve të veta politike. E çoi majtas dhe djathtas. E hapi dhe e mbylli sipas interesit të tij politik. Krijoi mitin e tij. Dishepujt e afërt ishin ata që përfitonin, në mos shumë të paktën shikimin e tij. Dishepujt e largët, janë ata që kërkojnë një idhull, që besojnë se fitojnë kur e gjejnë.

Dy herë që PD fitoi zgjedhjet ai ishte prijësi dhe si rrjedhojë dhe përfituesi më i madh. Në vite krijoi monopolin e vet në PD. Ky monopol ishte për atë me i rëndësishëm se PD.

Por, edhe pas gjithë këtyre, Berisha është plotësisht i shmangshëm. Ashtu si çdo kush tjetër në këtë jetë. Shmanget kur ai vetë nuk e kupton që duhet të hiqet mënjanë. Shmanget, kur ai vetë nuk e kupton se nga i dëshiruar është bërë i padëshirueshëm. Shmanget, kur është bërë problemi, nga zgjidhësi i problemeve që ka qënë dikur. Shmanget, kur nga frymëzim është bërë pezmatim. Kur nga përparim është bërë prapësim. Kur nga e reja është bërë e vjetra. Shmanget, kur nga dhënës është bërë marrës. Shmanget, kur ngulmon të ruaj monopolin e tij dhe të zgjatimit të tij, kryetarit aktual mbi PD. Shmanget kur nuk lejon PD të ringrihet.

Berisha është një institucion në PD që gjithsesi duhet shmangur. Jo për tu hedhur poshtë. Aspak. Por për t’i dhënë shancin që nga gremina ku ndodhet dhe vazhdon të përpëlitet të mund të zërë vendin që i takon për veprat e mira që ka lënë.

Shmangia nuk vjen nga mungesa e respektit. Nuk vjen nga mosmirënjohja. Shmangia nuk vjen nga mungesa e ndjeshmërisë. Shmangia nuk vjen nga mungesa e parimeve. Perkundrazi. Shmangia nuk vjen se e kërkojnë amerikanët, por se ishte prej kohësh e nevojshme dhe sot është jetike për PD.

Po kush ta shmangë?

Asesi nuk mund të shmanget nga ata që prej dekadash ia kanë falur veten atij. As nga fanatikët e zhurmshëm. As nga ata që jetën e kanë ndryshuar kryekëput prej favoreve të atij, prej lëshimeve apo vendimeve të atij. Nuk mund ta bëjnë ata që veten ia dorëzuan atij t’i udhëheqi pa u menduar për rrjedhën, as për pastërtinë e ujrave, as për drejtimin e tyre. Nuk mund ta shmangin ata që kur u del përpara ndonjë pyetje të thonë, “do ketë menduar ndonjë gjë Doktori”. As nga ata që çdo arritje personale dhe të PD e kanë menduar se u vjen prej tij. Ata që çdo fitore ia dedikojnë “magjisë” së tij. As nga të pafajshmit që kanë adhurimin për liderin që ishte.

Shmangia vjen nga besimi se PD është më e madhe se ai, shumë më e madhe se ai. Shmangia vjen nga bindja se ai i ka dhënë PD, por PD i ka dhënë atij shumë më shumë se ai e përmend ndonjëherë. Shumë më shumë se ai të ketë qenë mirënjohës.

Shmangia vjen nga bindja se PD duhet të rinovohet dhe të shkëputet nga çdo gjë që e mban peng. Shmangia vjen që ne si parti të plotësojmë misionin tonë. Që ne si parti të ngremë lart dinjitetin e demokratëve, dinjitetin e votuesve të djathtë, dinjitetin e njerëzve të papërfaqësuar që kërkojnë një propozim alternativ ndryshe nga ky pushtet që na sundon. Që duan të shpëtojnë nga Rama por nuk duan të kthehen pas. Pa kuptuar këtë detyrim ndaj dinjitetit të gjithë shoqërisë, kjo parti nuk ekziston. Ky është misioni i PD.

Duhet të shmanget që PD të krijojë një projekt të ri. Larg monopolit të atij që e përdor të mbetet i pashmangshëm. Shmanget që PD së pari të çlirohet nga paradigma e personalizimit të arritjeve politike. Që të çlirohet PD nga mentaliteti i rremë i liderit çudibërës dhe të gjithëditur. Që PD të shkëputet nga praktika e partisë shpk. Shmanget që PD të rigjallërohet si një forcë që ushqen me shpresë shqiptarët. Që PD të çlirohet nga klanizmi dhe të zgjerojë mbështetjen atje ku është ekonomia, ku është tregu më i madh, punësimi më i madh. Që PD të jetë konkuruese, së pari brenda vetes. Pastaj ta zgjerojë konkurencën tek gjithë shoqëria. Konkurenca është magjia e lirisë. Rotacioni nëpërmjet kufizimit të mandateve dhe qarkullimi i elitave është magjia e demokracisë. Për këto, për lirinë dhe demokracinë që aq fort i brohoriti, por që aq shumë i ngurtësoi, Berisha duhet shmangur.

Këtë duhet ta bëjë PD. Këtë duhet ta bëjmë ne që duam të kemi PD dhe jo kryetar dhe ish kryetar. Ne që duam më shumë lirinë se sa liderin. Ne që duam demokraci jo autoritet. Ne që duam partinë e anëtarit dhe jo të kryetarit.

Në PD sot ka një shumicë dërmuese që e di dhe e kupton kështu si unë këtë peshë që na qëndron e lidhur në këmbë. Që e ka të qartë që zgjatimi pertac i Berishës, kryetari aktual, është një shëmbull i përfitimit nga oportunizmi që po e asfikson PD. Vetëm kjo pjesë e PD mund dhe duhet ta shmangë Berishën. Kjo pjesë e PD duhet të rimarrë peshën e vet në PD, duke e çliruar veten nga dorëzimi përballë autoritetit të Berishës. Duke u shkëputur nga oportunizmi që nxit oferta gënjeshtare e kryetarit aktual. Duke u çliruar pa drojë nga emocioni që e mban peng të historisë. Kjo pjesë e PD duhet të reagojë si shumicë që është.

Unë e shmang lehtësisht. Kurrë nuk kam pasur adhurim për askënd. Kurrë nuk e kam falur lirinë time. Kurrë nuk kam njohur idhuj dhe autoritet. Këtë ofroj unë. Këtë nxis unë. Këtë reagim nxis tek çdo demokrat, tek çdo koleg. Si unë mendon shumica dërmuese e PD, mendon e djathta parakomuniste. Mendon shoqëria që kërkon një alternativë. Kam shërbyer dhe vazhdoj të shërbej që këtë rrugë ta përqafojmë të gjithë. Këtë kam shprehur në Manifestin Politik për Ringritjen e PD. Çdo demokrat që e do PD më të madhe se kryetari, ka një mundësi të bëj ndarjen e madhe. Çdo demokrat që e do PD me të madhe se vet PD, ka një mundësi ta shkëpusë veten nga e djeshmja për të ndërtuar një të ardhme. Kur shmanget Berisha si model, fiton demokrati.

34 komente në “Berisha, i shmangshëm!”

  1. Zana e Malësisë says:

    Tashti që e shmangu dhe e shtangu dhe e përdhosi Amerika?!

  2. Shaqo says:

    Bravo Bardh Kadilli. Me vjen mire qe nje juglindor u trimerua, jo se nuk ka te tjere, por ai me aparatin e tij propagandistik e militar qe krijoi, ne mos me debat, me kercenim fizik, i bente kundershtaret te hiqnin dore nga perballja me te. Ashtu si ndodhi dhe me Ekvi Fundon.
    Pac kemben e mbare.

    1. besa says:

      Kadill sa me shume flet aq me i neveritshem behesh. Berisha me te mirat dhe te keqijat eshte vetja e tij ndersa ti nje krimb pa shtylle kurrizore qe sot kur ate e sulmon SHBA kujtohesh jo vetem te sulmosh Berishen (pa lejen e te cilit deri dje nuk beje as nje pordhe) por behesh dhe qesharak kur e projekton veten tende ne kete qendrim dhe prapa ne kohe kur te gjithe e dime kush e cfare ke qene. Realisht po e bej kete koment vetem per fenomenin qe perfaqeson se per ty nuk do kisha harxhuar asnje sekonde kohe. Eshte ky fenomen qe e ka lene Berishen te behet ai qe eshte dhe po ky fenomen qe nuk zgjon besimin e asnje demokrati se duke u shkeputur prej tij do gjejne me mire!

      1. Ciao says:

        Besa! Avash se e ke mare me shume te perpjekur.Ate pordhen e Saliut mund t’a maresh ti si mjet frike qe mund te ikesh 100 km ne ore.Kadilli,me sa kuptoi une foli per te miren e partise dhe jo per te keqen e Saliut.Dihet nga te gjithe se,Sali Berisha eshte arkitetkti i shkaterrimit te PD-ke dhe ka ardhur koha qe t’a shpetojme partine,nga kthetrat e Berishe dhe Bashes,ne te kunderten Parti dem.do haj bare dhe Salin nuk e dorezon.Kjo eshte fatkeqesi.

        1. Osman Gazepi says:

          Ciao, pegjigje e sakte ajo qe i ke dhene Beses, por me duhet te te korrigjoj, Sali Berisha eshte shkaterruesi i atdheut tone te vyer e me pas shkaterruesi i Pd-se, partite nuk duhet te vlejne asnjehere me shume se atdheu!

      2. demokrati i vertete says:

        Besa, pavaresisht se kush i shkruan dhe kur i shkruan, ato qe shkruan Kadilli a jane të verteta? Më mirë vonë se kurrë!

  3. Doni më per Belulin? says:

    Mburracak. Ku ishe ti Kadilli gjithe keto vite kur Luli dhe Berisha benin bësh bësh Në vesh te njeri tjetrit? Asgjekundi. Nuk pame asnje kundershtim apo pohim te vijes qe ndiqte PD, nga ana jote!!
    Tani qe Amerika foli , nxitove te flasesh edhe ti.
    Mos mbaj shpresa kot, se ti do jesh shpetimtari. Duke pare qe nje mut jeni, edhe negociatat nderkombetaret i bejne vetem me Lulin.

  4. O KANDIL PA VAJGURI STA MBAN TA GODASESH SALIHUN PER BEMAT DHE GJEMAT QE I KA BERE KETIJ POPULLI
    PA LLOGARITUR SHKATERRIMIN TOTAL TE SHTETI SIPAS TEORISE SE I KA NDERTUAR ENVERI CDO GJE QE NGA PYJET FABRIKAT MINIERAT USHTRINE
    MILIARDA DOLLARE PASURIA TE SHKUARA DEM SI ASKUND NE BOTE PER TI DHENE PER PARESI NJEREZ E TE TIJ
    VRASJEN MASIVE NJEREZISH
    VJEDHJE MASIVE TE FEMIJVE TE TIJ NEN EMRIN E TIJ
    ASGJE NUK KE PERMENDUR SIKUR SKA NDODHUR ASGJE SIKUR FAJTOR ESHTE VETEM LULI QE STE LA TE BEHESH KRYEKAR.
    ESHTE E SIGURT SE EDHE TI JE ME MUT SE SA LULI
    FAJI I LULIT ESHTE VETEM SE NUK JA HEQ DOREN QE SALIU I KA ZENE FYTIN

    1. Qerimi says:

      O Karill. Si u bere deputet ne vitin 2009? Sa pagove qe u bere? Populli I Pogradecit thote qe ke hedh 120 mije euro tek njerezit prane Berishes per te pas emrin ne listen fituese te Qarkut Korce.
      Keto shif ti o i perndershmi i Sorines.

  5. A. Gjylameti says:

    Te lumte Bardhi

    1. Artan says:

      Nje shkrim perfekt ne kohen e duhur. Nuk besoja te kishte ne PD njerez me kulture kaq te larte politike dhe dinjitet. E meriton te jete kryetar i PD dhe kryeminister.

  6. DREJT. says:

    Hahahhahaha, Mjaftisti Kadilli.. Kopili i KOP-it, qe e futi Berisha ne politike nga hiçi, sot na jep leksione me manifeste.
    Ti i beje fresk Berishes dhe Bashes, por je ne mision te financuar nga Soros per shkaterrinin e se djathtes. Njerez pa dinjitet!! Berisha e mbylli ciklin e tij politik, Basha nuk entuziazmon askend, ndersa ti je per tasin e supes. Funderrina..

    1. Osman Gazepi says:

      edhe ti mendjen tek Soros e ke? Bir Selman i nenes c’te te qaj me pare …

  7. Veshgues says:

    Pd e shokut Ramiz ka lindur e deformuar qe ne 91! Eshte e kot!
    Sot Shqiperia nuk ka opozite! PD eshte kthyer ne nje turm te rendomt, pa vlera! Shqiptaret nuk mund te bejne me eksperimente! PD duhet te rilind apo rithemelohet! Pa Berishen dhe Bashen! Por edhe pa nje tufe liderash mashtrues te tipit Salianji. Si mundet qe ky tip dhe casa te tjere arrijne te ndertojne intriges te rrezikshme (Babale, etc.) duke mashtrues popullin?
    Dhe kerkojne vota! Dhe pastaj manipulojne vota! Me th tregoj dikush se sa te neveritshem jane bere!

  8. qytetar says:

    Pak si vone bre shoku Kadil.
    Ti kishe thene kur ksnditove per Krietar.
    Tani nuk kane vlere.
    Ato qe thua ti i dine te gjithe shqiptaret.
    Por asnje Modera…m..tor si Fevzo …çani…sony…e me rradhe nuk thirrnin njerez te ndershem..por Anal – te paguar.

  9. Tiku says:

    Bravo Kadili! Nje njeri me parime demokratike dhe jo arkaike!

  10. kasemi says:

    Mendoj se duhet ti leme ato diskutimet ku ishe, kur fole, pasi nuk japin bereqet.
    Duhet te analizojme kete qe shkruhet, a jane apo nuk jane te sakta. A jane apo nuk jane te dobishme, pavaresisht cila dore i shkruan. Eshte qesharake te thuash, pse nuk i the me pare, kur saktesisht behet analiza e mjaft teper mjaft e pengesave te mosthenit.
    Demokrate, eshte momenti qe, nqs ndonjehere keni mendu per demokraci, per liri, per transparence, per meritokraci, per te verteten, kini kurajen qe te perqafoni, cdo thirrje qe eshte ne te mire te jush, demokracise, lirise, pa i paragjykuar se nga kush vijne keto thirrje.
    Mjaft u moret me foli ky, apo foli ai, se ne kete menyre e beni te pamundur te foluren edhe nga me i miri nga ju. (do i gjeni bishta per sulme)
    Gjykoni ftohte per ate qe thuhet, a eshte ne interes te lirise, te vertetes, te heqjes se vargonjeve te mendimit.
    Nuk ka me kohe, Shqipria po zhbehet, vetem ngritja e juaj ne kerkim e vendosje te demokracise se vertete brenda Pd, e me pas si rrjedhoje ne Shqipri, mund te jete shpresa e popullit shqiptar, mos e leni Shqiprine ne dore te mentalitetit komunist, nga kushdo qe e afron kete.

  11. Me ne fund… says:

    Sado larg te kesh ecur ne rruge ne drejtim te gabuar, kthehu!!!

  12. Kavajsi says:

    O Bardhi,o trap me zyle.Pd-ja eshte fiks parti komuniste.Si kane bere komunistet shqiptare per Enverin keta 35 vjet,po beni edhe ju .E lavdroni,ka bere shume te mira,doctorri eshte gjithçkaja per ju.Albana Vokshi,Tritan Shehu,Jozefina Topalli,Flamur Noka etj etj kalonin ne orgazem,u prishnin,vetem kur permendnin emrin e doctorrit,lere pastaj ti rrinin afer.Keshtu,o Bardh trapi, mos u lodh fort,se Pd-ja ka maru.

  13. demo-krati says:

    Me keto qe shkruan ku per lexuesin e bene “hero te jetes shqipetare “kur ai eshte nje kriminel ,ku per PD ka bere te mira ndersa per vendin vetem te keqia,na tregon se edhe ti i rritur ne ate strofull çakenjsh payshim qe mund te shqyesh por kurrsesi te rrisesh me ndjenje dashurie!Ajo parti duhet shkrire sepse misionin saj e k mbarur e nje parti e re duhet te linde me permasa demokratike dhe m synime te qarta ndaj vendit!Qe ta ndermaresh ti kete hp nuk ke shume cilesi te nje lideri e per pasoje te jesh i bindur qe mund e duhet te konkurosh nese hedhe kandidaturen mark Marku,Agron Gjekmarku e perse jo Mul Noka apo Gjelal Mziu ,ndryshe nuk ke asnje shanc qe te pretendosh kur ng gjuha jote del helm gjarperi jo per “prijsin tuej lexhendar” por per kapacitetin intelektual qe mbart!Saliu eshte trajnuar per te qene lider pavaresisht se ka ardhur koha qe duhet te dale jashte sistemit sepse horedhite e tije perlyen edhe fabriken qe e prodhoi kete per hesap te vet e qe per rrjedhoje ky iu kundervu deke menduar se mund ti mbanin kellqet tashme te amortizuara!
    Ndaj o Fat(zi)bardhe ti gjithçka mund te behesh edhe krye.ar i PD por kurresesi lider per te drejtuar nje vend sepse mbi te gjithe pavaresisht nga egoja personale te mungon “ylli” si lider!
    Ndaj po nuk lindi nje levizje e djathe demokratike me vizion ku te nxjerre edhe si rezultat liderin e saj (jo germadhe politike) e djathta kurr nuk mund te pretendoje te drejtoje kete vend sepse Shqiperia nuk eshte fushe futbolli qe te fitoje çdo ekip me ane te arbitrave siç eshte vepruar deri me sot e qe edhe pse lojtaret marrin kertona te kuq per te dale jashte fushe ,at nuk dalin ng loja!Ju jeni pjese e atij ekipi pavaresisht nese ke qene ne loje apo ne stol,keni nje mentalitet nje vizion per te djathten dhe asnje ambicje per te çuar vendin perpara!Qim Peket ,Alftred Lelet,Artur Zhelet apo nje lukuni uqerish qe hane buke ne media do ti keni nga pas per interesin e tyre dhe jo te Shqiperise.Partia Demokratike qe ne fakt ishte Partia Demografike misionin e saj e ka kryer ndaj duhet nje force e re progresive e djethte qe te pretendoje neser nje elektorat qe ta perkrahe neser per te qene kndidate te drejtoje kete vend,ndryshe do perfundoni si LSI(Luli,Saliu,Iliri).Qytetari shipetar ka evoluar me shpejt se sa ju kermat e ketij vendi!

  14. Trotski says:

    Sidoqikjofte e ka thene me Taman. Bute po Sali Kerma duhet te largohet se vjen shume Ere e Keqe.Ikja e Tij FUNDI i Marrezise Autokrate.

  15. Tonini says:

    O Kandill.qe para ca kohesh na u shfaqe me ze e figure dhe bandil.duke goditur me grusht nje pensionist.se te shau Sali kriminelin.nje pusht bure.pa atesi.nje sociopat te lindur.nje nga me anti-shqiptaret e te gjitha kohrave.qe kriminalizoi nje popull.qe forcen dhe pushtetin e tij e kishte nga kriminel e bandite.nga njerez qe ishin rekurtuar me kohe nga sherbimet e huaja.po kryesisht nga UDB-ja.ku dhe ju te klonuarit e tij.keni nje prerje ne miniature.me te.ku ju nuk pyetet nje here te vetme se si i eleminoi bashkepuntoret e afert.ku ju krenoheshit me krimet e tij.je jeni adn-ja e tij.ju nuk mund te reformoni opziten.ju do mbyteni bashke me anijen e ketij mostre.Aty ishe dhe ti legen.ose shoket tu kur ky kriminel na u zgjodh president.per turpin e gjithe shqiptarve.ne gjendje te jashte zakonshme.kur kujton bemat e ketij Karaxhici.thu me vete.si ka mundesi te kene ndodhur keto gjera ne vendin tim

  16. bregdetari says:

    E nesërmja e mirë vjen përmes njohjes së gabimeve dhe shmangies së tyre

    1. Arianiti says:

      ehe, le ti njofin gabimet, por duhet te hapi krahun, Memedheu e populli nuk ka nevoje per keta bandita te pseudo penduar.

  17. Ben sikur flet kunder Saliut z Kadilli dhe tashti qe ai eshte ne disheze , na flet per fitoret e Saliut , per cilat fitore e ke fjalen , te 92 shit apo te 96 es , ketu kemi qene dhe i dime ato fitore te medha , e para , nen kujdesin e sh Ramiz e z Rajerson , e dyta nen kujdesin e dhunes e arbitraritetit te pushtetit .
    Fitoret e tjera te 2005 es dhe 2009 es , e para nen kujdesin e z Fatos e sh Xhuveli si paterice , e dyta ,paterica nr 2 ,LSI (percarja e te majtes) .
    E keshtu z Kadilli anetar i KOP it , po s’i the gjerat sic jane , mos harxho frymen kot , mbaje per te ftohur gjellen !

  18. Velo says:

    Megjithëse e godet jo direkt, por me rikoshet, prapë është një hap përpara që tregon se ka zëra ndryshe në PD.

  19. fariu says:

    SHAQO, JUGLINDORËT JANË KULTURA DJE DHE SOT, E NUK HARXHOJNË KOHË ME IDJOTË POR PUNOJNË PA VJEDHUR TË MIRAT QË KA KRIJUAR SHOQËRIA.
    KY KADILLI ËSHTË NGA KAZA-STAROVA, POR PER TJA U PARË MIRË TRIMËRINË JUGLINDORËVE, SHKO E KRUAJU ME NDONJË GORAR, MOKRAR, DEVOLLI APO KOLONJAR NË MËNYRË QË TA SHOFËSH NGA KE DALË.

  20. Ideali says:

    Mos na genje. Ke patur adhurim dhe je perdorur. Preferoj te ta them kete ne sy sesa te shetis ketu ne kete faqe mllefesh, injorantesh, njerezish qe kane ngrene nga te dy palet, qe jane paisur me diploma pa patur shkollen e mesme, 9vjecarja eshte e diskutueshme, qe kane zene vende te pa merituara dhe te pa enderruara me mungesen e dijes qe i mbeshtjell. Tani eshte teper vone. Kjo ka qene nje semundje e vjeter e jona, ne shekuj. Thame se e hodhem. Jo. Aty , brenda nesh ka qene, si kanser. Dhe tani ka leshuar metastaza. Nuk ke dhene asnje prove qe ke patur imunitet nga keto metastaza. Jane te tjere ata. Kane marre berryla. Edhe ti ke qene pjese e atyre qe i kane dhene. Nuk me pelqen ta zgjas ketu. Ndoshta do te kem rast te t i them ne sy. Dhe e di qe do te heshtesh. Dhe ja ku arritem. Nuk gezohem per kete. Vetem trishtohem.

  21. fariu says:

    Bravo Ideal. Ashtu si e përshkruan Ti, është.

  22. Moli says:

    I zi sterr! Korb i zi! Sikurse ka fytyren sterre te zeze, ashtu ka edhe shpirtin!

    Dhe keshtu do te vdese – I zi si vete Vdekja!

    Kujtoi se ia hodhi pa u lagur! Prit, prit sevka akoma! Ky eshte vetem fillimi!

    Ku i ka ata trimat qe dogjen dhe vrane njerezit per te siguruar karrigen e vikingut nga Vicidoli, nga shpellat e Tropojes?

    Ashtu te pafshim, te zi, nga jashte e nga brenda!

  23. Drejtesia says:

    Te flisje me pare kunder Berishes vetem digjie vehten(me shume mundesi edhe fizikisht). Ndaj nuk eshte mosmirnjohje ky qendrim i Kadillit. Eshte koherence dhe nese kane mend demokratet te lene Berishen ne hallin e tij qe do kisha sh deshire ta zgjidhte ne burg, e te ringrene PD. VENDIT I DUHET OPOZITE, JO BESNIKE TE ENVERIT, ME FALNI, SALIUT. DIKTATORET ne demokraci e kane vendin ne koshin e plehrave. Te pergezok Kadill.

  24. Kume Peza says:

    Edhe ti Kadill përpiqesh të dalësh nga qerthulli berishian, por shpejt e humbet drejtpeshimin dhe bie brenda.

  25. Trotski says:

    Bunkeri Sali Kerma duhet te çmontohet .eshte vetem Prapesi ne Zhvillimet e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje