Parlamentari i Forza Italia, Sestino Giacomoni, ka bërë një propozim për të stimuluar më tej vaksinimet kundër Covid-19. Anëtari i koordinimit të kryesisë së partisë ka propozuar një bonus pushimesh prej 1000 eurosh për ata që do të vaksinohen.
Në një intervistë për Il Giornale, parlamentari tha: “Vaksinat përfaqësojnë armën e vetme për të mposhtur Covid. Disa mendojnë se nuk është kështu, prandaj është detyrimi i politikanëve t’i bëjnë ata të ndryshojnë mendim.
Dhe ky është propozimi im: të lidhësh vaksinimin me një sërë stimujsh dhe koncesionesh ekonomike që mund të nxisin rezistentët të heqin dorë nga beteja e tyre jashtë logjikës, anti-shkencore dhe antisociale.”
Pra, bëhet fjalë për një stimul prej 1 mijë eurosh për ata që marrin të dyja dozat e vaksinës, të lidhur me bonusin e pushimeve, i cili tashmë ekziston.
Megjithatë, ka një kusht: shpërblimi duhet të shpenzohet në Itali. Kjo bëhet për të rifilluar turizmin dhe ekonominë e vendit.
Propozimi, në fakt, u mirëprit nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Daniele Franco, i cili tha se beson që hipoteza e lidhjes së bonusit me vaksinimin mund të jetë e dobishme për procesin e vaksinimit.
Po pra po, merrni borxhe akoma se I paguan taksapaguesi. Ata që nuk duan të vaksinohen t’u mohoen shërbimet publike. Se I bie që të ketë diskriminim nga atyre që u vaksinuan pastaj. Ju dhjefsha idetë, po skeni faj jo, fajin e kanë mediat sociale që përhapin idiotllëqe pa fund.