Humbësi nuk ka ndërmend të lëshojë karrigen e PD-së!

10 Gusht 2021, 10:18Blog TEMA

Fatbardh Kadilli

Më keq se çdo herë! Jemi në situatën më të keqe ndonjëherë.

Humbëm në ‘91. U frustruam. Na “iku petlla” siç thonë. Por, kishim bindje se jemi më të mirët, jemi e ardhmja. Kishim frymë. Ishim qeniet më të lira të kohës.

U rrëzuam në ‘97. Por kishim bindjen se na u bë padrejtësi. Na rrëzuan me fajde dhe me armë ata që kishin shkretuar vendin për 50 vjet. Kishim bindje se ishim naivë, por më të mirët, më të ndershmit. Mbi këtë bazë ndërtuam me mund frymën. U ringritëm.

U rrëzuam edhe në ‘13. Por, kishim bindjen se shqiptarët na vlerësonin se bëmë plot të mira. Mbi këto të mira dhe duke ndrequr gabimet tona do ndaheshim nga zullumi ynë dhe do riktheheshim. Duhej vetëm rinovim i ekipeve dhe një ofertë e re. Mundi shkoi dëm.

Hëngrëm një grusht tip “knock out” në ‘17. Por, krijuam bindjen se janë gabimet e herës së parë të kryetarit të ri. Vetë kryetari tha se nuk do i bënte me ato gabime. Patëm besim se era do fryjë në drejtimin tonë. Patëm besim te magjia e mandatit të dytë që gëlltit çdo qeveri. U munduam. U radikalizuam. Nuk krijuam frymë. Përkundrazi. Rrëzohemi pa u ngritur.

Po sot më ’21, ç’po bëjmë? Po ushqejmë bindjen se na e blenë pushtetin, por edhe frikën se do na i blejnë sa herë të duan. Siç thamë po njësoj edhe në 2015, në 2017. Sot, po ushqejmë shpresën e turpshme se do bashkëqeverisim. Po ushqejmë oportunizmin e atyre që presin të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme. Harrojmë që partia nuk mbahet duke xhongluar ambiciet e disa drejtuesve qendror dhe lokal. Partia ka demoralizimin më të madh në historianë e saj. Kriza e Korçës bie në sy se është më e zëshme. Por nuk është e vetme.

Nuk kemi asnjë projekt të ri. Kemi po atë kryetar që dështoi 8 vjet dhe që nuk garanton se nuk dështon më. Që nuk ka në mend të lëshojë monopolin dhe po humbi prapë pas katër vjetësh. Që hesht kur demokratët kanë nevojë të dëgjojnë vendimet e tij, dhe flet kur ka ai nevojë.

Kemi edhe ish-kryetar që ka mbetur si gjyle në këmbët e partisë. Jo thjeshtë për raportet me SHBA. Por, sepse nuk jep më asgjë të re dhe vazhdon të gravitojë gjërat rreth vetes. Na mban larg mundësisë që të formulojmë një PD të re, një opozitë të re.

Jemi më keq se çdo herë tjetër. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka edhe më keq. Kohët e vështira janë edhe mundësi të mëdha. Që të mund të ndalojmë rënien dhe të nisim ringritjen duhet të punojmë me ide të reja. Manifesti Politik këtë synon. Të punojmë me sytë nga e ardhmja.

Çdo përpjekje e secilit prej nesh do të shkojë në çlirimin e energjive të demokratëve. Çdo përpjekje do të shkojë në zgjerimin e hapësirës së lirisë dhe në garancitë demokratike në PD. Ne do të ringrihemi vetëm duke riformuluar misionin tonë

4 komente në “Humbësi nuk ka ndërmend të lëshojë karrigen e PD-së!”

  1. Ideali says:

    Te shohim nga e ardhmja… Jo, more. Pa ditur se nga vjen, nuk do te dish kurre se ku do te shkoshe. Vetem kuturu. Pa ditur se kush e perdori pushtetin per t u pasuruar nuk do te dish te shpetosh nga vjedhja. Pa ditur se kush nuk abuzoi me pushtetin, nuk do te kesh shembuj pozitiv qe jane mesimet dhe edukatat me te mira. Ndryshe nuk do te jesh vec nje fshires i kujteses dhe nje i deshtuar si paraardhesit. Leri hartimet me brockulla. Impono nje analize te pergjegjshme ne gjithe nivelet e nje PD tashme te krimbur. Dhe hapi i pare eshte kontrolli i imet i diplomave te deputeteve, te anetareve te keshillit kombetar dhe kryesise, ne qender e ne rrethe dhe tek cilido qe kerkon kariere politike qe ketu tek ne perkthehet pasurim i shpejte. Kaq e thjeshte eshte. Po ju, mes tyre edhe ti nuk e doni kete.

  2. Niki says:

    Nese analiza nuk behet e sakte ,jo te fajsojme te tjeret (ps-ja) , per cdo gje qe ka ndodhur gjate ketyre 30- vjet -eve- Nese zoteria don te marre ne dore fatet e PD-se si do te terheq elektoratin gri pa shoshitur te vertetat sipas kendveshtrimit te tij per te mbajtur te qete militante e kesaj partie.Eshte shume e vestire qe ky zoteri te ngjisi.

  3. Mihali says:

    Fatbardh në shkrimin tend vura re se thua kemi shumë të mira.Ti me këto mendesi si Basha nuk vini gushing tek plagosur dhe si ta sheroni me ilace apo me operation. Ju nuk duhet të mbureni me pak susese.Ato dihen.Ju duhet të njihni gabime dhe facet që i kini ber ketij vendi.
    Ç’far duhet të bëni ?
    Se Pari ju duhet ti njihni si fenomenet negative SIÇ Jan: shkaterimi I gjithë ekonomis se vendin dhe blerjes nga fuksjonaret e pb-s për një cop buke si fabrika e uzina që munde të rinovoheshin me teknollogji bashkë kohore dhe të mos nxirnit njerezit pa punë ku pa punesia arin Shinra maramendese.Teoria “novel zero” dhe “çeku I bardhe ” ishin shkateruse për punesimin që e vuajme ende sot.
    Se dyti: nuk krijuat video punë por krijuat format PIRAMID dhe I cilsuat si me te mirat në bote .Nuk e kupto këtë “patent mendimin se na u be padrejtesi ? Ku ju shkrubua shteti nga renia e firmament PIRAMIDALE dhe fajin ja hodhet të tjerve….
    Se treti: lejuat të thyhej embargoja e OKB-s duke furnizuar me natë tanket e Beogradit për Lufthansa në Bosnje, Kosovë,Kroaci.Per këtë u krijuat kompanin”Shqiponja” me drejtor Tritan prishin dhe ju bëni sikur nuk e dini sikur s’ka ndodhur.
    Se katerti: Sikur t’ju duke pak 97 bet edhe grushtin e shtetit në vitin 98.,filluar të hidhnit edhe shtyllat e tensjonit të lartë në ere shikoni deshmit tronditese të Izet Hashish se kush ishte organizatori dhe udher dhënësi I tyre dhe do të zëni komenton me dore.
    Vijon

  4. ?? is a ?? says:

    Ndonje gje per Sali Berishen nuk na the.???
    Po nuk te vjen turp permend fajdet qe i krijoi partia jote. Kush thoshte parate e shqiptareve jane te sigurta ne mars te 1996, pse nuk thua kush coj avionet per te qelluar Jugun, pse nuk thua kush i nisi njerzit nga veriu qe te vrisnin vellezrit ne jug, perse nuk thua kush i hapi depot, pse nuk me thua kush e beri Gerdecin….. jane aq shume o Kadill sa nuk mund te ti numeroj.
    Partia tuaj duhet ringritur po shporni te keqiat qe keni brenda dhe mos birbilosni si papagaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje