Lamborghini do të prodhojë një version të ri të supermakinës ikonike

10 Gusht 2021, 21:30Lifestyle TEMA
Lamborghini do të prodhojë një version të ri të

Countach, supermakina ikonike e markës Lamborghini, do të kthehet sërish. Marka italiane konfirmoi lajmin, duke thënë se prezantimi i versionit të ri do të bëhet brenda pak ditësh.

Lamborghini Countach “lindi” 50 vite më parë dhe për të kujtuar këtë eveniment, mark aka vendosur që të krijojë një version modern të makinës ikonike, të njohur në të gjithë botën.

“Ne i bëjmë ëndrrat realitet. E bëmë këtë gjë me klasiken Countach në vitet ’70 dhe do ta bëjmë sërish, me Lamborghinin e ri Countach që do të vijë së shpejti”, lexohet në rrjetet sociale të markës italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje