Nga Halil Matoshi
Mëkati i Goran Bregovićit nuk është kryerja e ndonjë akti gjenocidi ndaj kombeve joserbe në ish Jugosllavi, inspiruar nga fashizmi serbian, nën lidershipin e “Kasapit të Ballkanit”, Slobodan Milošević, porse mungesa e reaksionit human (rezistencës) ndaj vet qëllimit gjenocidal serbian.
Bregović nuk njihet për ndonjë deklaratë stigmatizuese ndaj shqiptarëve përgjithësisht, por nuk ishte i qëndrueshëm që t’i dal përballë fashizmit, siç bëren psh. Nataša Kandić, Bogdan Bogdanović, Sonja Biserko, Latinka Perović, Vladimir Arsenijević etj.
Me shpërthimin e luftërave në ish Jugosllavi në fillim të viteve 1990, skena e ish -rokut jugosllav pushoi së ekzistuari. Gjatë viteve 1990, shumica e tyre shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë së Slobodan Milošević-it dhe u censuruan nga mediat e kontrolluara nga qeveria. Edhe pse disa vepra kryesore arritën të ruanin popullaritetin e tyre, si Partibrejkers dhe Van Gogh.
Pra Bregović nuk ishte as neutral, sepse ai u përfshi në fushatën anti bombardimeve të NATO-s, duke u shfaqur në Selanik më 1999 në një koncert kontrovers.
Partia fashiste (Fasci di Combattimento) ishte themeluar nga Benito Musolini në Piazza San Sepolcro të Milanos më 23 mars 1919, pra 102 vjet më parë, porse idetë e saj mbijetuan deri në ditët e sotshme.
Dhe ndërsa diktatori italian mund të jetë vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ideja që ai kodifikoi jeton – ashtu si edhe e kundërta e saj, Antifa.
Primo Levi, autori i “A është, vallë, njeri…?” nuk e përjashtonte mundësinë dhe mendësinë e përseritjës së holokaustit edhe pas Gjermanisë naziste në një intervistë dhënë gazetarit Daniel Deaff më 1982, gjatë një vizite në Aushvitz. “Është e vështirë që në pak dekada, në 50 apo 100 vjet të lindë një tjetër nacizëm në Gjermani apo një tjetër fashizëm në Itali… Unë mendoj se ka vende ku ekziston dëshira, por jo synimi. Mendimi nuk ka vdekur. Asgjë nuk vdes. Gjithçka ngrihet e rilindur.”
Kjo që tha Levi doli katercipërisht e saktë. Por jo në Gjermani as Itali. Por në ish Jugosllavi.
Lëvizjet antifashiste të veprimit të drejtpërdrejtë, të njohura shpesh si “antifa”, tërhoqën mbështetje nga disa anë. Nga të tjerët, ata morën dënimin – përfshirë Presidentin Trump – për atë që mund të shihet si taktika të dhunshme. Në Mars, Merriam-Ëebster shtoi “antifa” në fjalor. Por pavarësisht se është një ide që është gati 100 vjeçare dhe që përfshin pjesën më të madhe të globit, antifa është ende një burim konfuzioni.
Psikologjia dhe morali i ekstremistëve politikë sipas një dëshmie nga analiza e gjuhës së ‘alt-right’ dhe Antifa në Tëitter, rezulton se ekstremistët tregojnë një emocion më të ulët pozitiv dhe një emocion më të lartë negativ sesa përdoruesit partiakë, ndërsa ekstremistët e krahut të majtë shprehin më shumë gjuhë treguese të ankthit sesa liberalët, ekstremistët e krahut të djathtë shprehin ankth më të ulët se konservatorët.
Ftesa për Goran Bregović në Festivalin e Birrës në Korçë, është zgjedhje autonome e organizatorit. Dhe përdorimi përgjithësues i termit ‘tradhtar’ dhe ‘tradhtarë’ për nikoqirin, Korçën dhe shqiptarët, për organizatorët, (qoftë ai edhe vet Edi Rama) është shfryrje nacionaliste dhe si e tillë Keatsch-Nacionalizëm!
Fundja nuk u takon kosovarëve të ndërhyjnë në marrdhaniet e Shqipërisë me kombet tjerë.
Aq më pak në sferë të kulturës dhe artit.
Unë kam nji traumë për folk-pop-in serbian që lidhet me deportimin tim në Kampet serbe të Përqëndrimit, gjatë luftës në Kosovë, 1999, prandaj as nuk e kam dëgju në të kaluemen dhe nuk e pëlqej as sot.
E karakterizon një pasion deri në kujfijtë e vulgares si konstruksion dramatik (saga fshatareske e Palanka-s) dhe e mbisundon tallava-modeli (si shfaqje) oriental.
Për shumë nga ata që sot kujdestarojnë mbi moralin patriotik ndër shqiptarët, dua të përkujtoj faktin se viteve ‘80-‘90 i kanë mbipopullu sallat koncertale në Prishtinë, Pejë, Gjakovë e Prizren, kur këndejpari kanë ardhë grupet jugosllave si “Bjelo Dugme” dhe kantautorët si Zdravko Čolić si dhe kanë dëgju me pasion këngët e Cecës (Svetlana Ražnatović-Arkan), Dragana Mirković, Bajaga, etj.
“Bjelo Dugme-n” dhe Goran Bregović-in e kanë dëgjuar me adhurim mija e mija shqiptarë të Kosovës.
Më 1983 dhe 1996 grupi ka përformuar në Prishtinë.
Bregović dhe Željko Bebek, anëtar i grupit, kanë kënduar shqip, në nji moment linçi të jugosllavëve ndaj shqiptarëve kosovarë, pas demostratave të vitit 1981, për të dëshmuar se në kornizen e burgut serb të popujve edhe shqiptarët ishin njerëz!?
Bregović është artist dhe si i tillë – merre ose leje – përmasa e tij është ndërkombëtare, por në rrafshin personal ai, ashiqare nuk ishte ndarë me nacionalizmin serbian, që kulmoi në fashizëm në vitet ‘90 të shekullut 20.
Kënga e Bregović (1995) ‘Kalašnjikov’ është një alegori për hallakamat e viteve ‘90 në ish Jugosllavi dhe mbështetet në folklorin e romëve, pra nuk ka inspuruar masakrat ndaj shqiptarëve, për të cilët Bregović nuk ka ndonjë deklaratë publike politikisht të motivuar.
Madje ai pohon të jetë rrahur nga njerëz të Milošević-it, sepse kishte kritiku “voždin” gjithserb!?
Porse kjo nuk është faktuar kurrë.
Si artist kontrovers, serbi i lindur në Sarajevë, Goran Bregović i akuzuar për plagjiat, sëkëndejmi i ka sëpaku katër momente errësimi të mendjes, që e rreshton atë me qëllimin gjenocidal të Milošević-it dhe mbështetësve të tij rus:
– Ai ishte takuar me Ideologun e gjenocidit në Bosnjë, Radovan Karadjić në vitet ‘90 dhe e kishte pyetur atë se a po përparonte “çështja serbe” atje;
– Sëdyti, ka marrë pjesë në një koncert në Selanik, 1999, që ishte organizuar në shenjë solidariteti me Serbinë dhe kundër bombardimeve të NATO-s, gjatë luftës për Kosovën.
– Sëtreti, Bregović-it i është ndaluar hyrja në Poloni në mars 2015, pasi ai performoi në një koncert në Krime, që u aneksua nga Rusia një vit më parë. Muajin pasues, Festivali i Jetës në Ośëięcim në Poloni anuloi një paraqitje të Bregović, duke thënë se deklaratat e tij ishin “në kundërshtim me vlerat e çmuara nga themeluesit e Festivalit.
– Sëkatërti si ekscentrik, ai deklaronte se romët nuk janë problem por talentë botnor, duke pandehur për cigane shejtnoren katolike, shqiptaren Gonxhe Bojaxhiu.
Të qenit me përkatësi etnike rome nuk âsht kurrfar mangësie as përparësie vetvetiu, janë rrethanat sociale e historike ato që krijojnë ndjesi të vlerës më të ultë ose superiore.
Në arealin shqiptar ka ndonëse romë myslimanë dhe orthodoks, romë shqiptarë të natyralizuar, por jo dhe romë katolik, prandej Bregović kur e cilëson Nânën Terezë ‘cigane’ rren, ai duke përbuzë romēt, nënvetëdijshëm shpërfaq sindromën raciste ndaj nji shéjtnore me origjinë shqiptare!?
Këto janë mëkatet e Bregović-it.
Por në një vend të lirë edhe racistët pa precedent penal mund të lëvizin lirshëm.
Përderisa bashkëpunimi i tij me filoserbin Emir Kusturica që përqafoi fashizmin serb, është thjesht i domenit artistik, pra jopolitik.
Goran Bregović nuk është racist i përkorë, por racizmi është i strukturuar thellë në nënvetëdijen e tij, sepse ai i cilëson romët ‘cigani’ që për shumë njerëz, kjo fjalë, duke iu referuar romëve që emigruan nga India në Europë, shekuj më parë, është pezhorative, pavarësisht nga konteksti. “Është një shpifje etnike,” -shkruan Carol Silverman, një profesoreshë e antropologjisë në Universitetin e Oregon-it.
Dhe duke stigmatizuar romët, vë stigmën mbi Shénjtoren me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhiun, që bota katolike e njeh si Nâna Terezë.
Bijelo Dugme ….e jo Bjello Dugme ,se ma plaset shpirtin.
Ne 1983 dhe 1986….ne 1996 Bijelo Dugme nuk ekzistonin.
“Van Gogh” nuk ishte pjese e fushates antilufte te Millosheviçit por ishin “Partibrejkers” ,”Električni Orgazam” dhe “Ekaterine Velike” shkurt “EKV” ,te kater pjesetaret e te cilit kane vdekur….rast i vetem ne bote .
Me budallallek se ti kerkosh nje serbi qe te denoje bombardimet e NATOs nuk besoj se ka .
Sepse duhej ta beje kete nje serb ,nje kroat apo nje shqiptar ,nuk e di .
Matoshi ka prekur thelbin e çeshtjes….dikur ,nen Jugosllavi ,turnete e kengetareve serb ne Kosove ishin gje normale dhe e mirepritur.
Si gjithmone ,ne lejme nam me mosdijen tone….prandaj sna merr njeri seriozisht.
Shenim….Bregoviç mbas Korçes ,do shkoj ne Poloni.
Ne vitin 1999 Bregovic po kendonte nje sezon me Dalaren une ne ate kohe jetoja ne Greqi , kur ndodhen bombardimet e natos ne si shqipetar rrinim para televizorit , ne Greqi sic dihet me histerizmin kunder shqiptarve gjithe kanalet i shkuan Bregovicit dhe i thane cna thua per bombardimet ( duke pritur te villte vrer ) por ai me nje qetesi qe na cuditi i tha : keto pune jane te politikaneve une kengen time te pare e kam kanduar me shqipetar ne ushtri. Gjith gazetaret grek mbeten si te dhjere. Sa per koncertin atje shkuan gjithe greket imagjinoni mos shkonte nje serb kur ate perjudh kendonte ne Greqi. Sa per info une nuk i pelqeje kenget gabelshe.
Ky informacion eshte i vlefshem. Megjithate ai morri pjese ne nje koncert te organizuar kunder bombardimwve tw NATOs.
Ai nuk ka bere deklarata kunder shqiptareve, boshnjakeve apo kroateve, por ka nje gje, ai kur nuk u deklarua per ta ne momentet me te renda, tragjike te tyre dhe kjo e sjelle ne diskutim neutralitetin e tij te kohes, dhe ky neutalitet ne fakte ishte heshtje per ta. Ai u largua nga qyteti i tij Sarajeva ne prage te luftes, nuk shkoj as ne Zagreb, sepse shume thirren ne baban e tij kroat, por shkoj dhe gjeti strehim ne Beogradin e Milloshevicit. Ne kohen kur shume beogradas, personalitete, kundershtues te fashizmit serb nga kercenimet detyroheshin te ikni nga Beogradi.
Heshtja e tij per bashkeqytetaret e tij te ish jugosllavise, … nuk ishte e moralshme.
Megjithate informacioni qe dhe eshte i vlefshem dhe
Faleminderit per kete
E solli kokën matosh serbi. Ky është më keq se serbët sepse propagandën projektin serb të kombit kosovar. Kjo është zgjidhja që kanë përqafuar tashmë serbët për të dobësuar dhe nënshtruar shqiptarët. Ky duhet shpallur nën gratë në trojet shqiptare.
Këta mobilizon ymeri i fondeve të fshehta të koxhias
@Maga, sa pak kuptoni, shkrim realist i Matoshit.
E sa i perket carjes se mundeshme shqiptare, …… projekte me te madh serb se kjo qe po bene Rama nuk ka, po i cele deren Serbise, po i pranon gjitha kushtet Serbise, asnje kushtezim per Serbine, po lidhe aleance me serbet per inat te Haradinajt dhe Kurtit.
Open balkan i ndan rruget mes njeres gjysme shqiptare me gjysmen tjeter. Nese kjo ndodh ( une besoj qe do te nderhyjne amerikanet dhe do te marrin ne kontroll kete nisme ) ne formen cfare eshte, atehere padyshim qe rruget ndahen pakthyeshem. Atehere fillon nje proces tjeter, procesi i rikthimit te identitetit Gege.
Brega duke stigmstizu romët stigmatizon edhe nja 30 % të Serbisë dhe serbëve e edhe Ceca Arkan nga fshati Žitorađe 100 % serbo rom kush nuk e beson mund ta vërteton
SHUME BUKUR……
Kur u them shokeve qe kurre nuk kam degjuar muzike jugosllave dhe nuk njoh asnje kengetar jugosllav, nuk me besojne. Sipas tyre te gjithe shqiptaret degjonin posdravin ne fundjave.
E besoj sidomos veriu i Shqiperise, por kjo eshte pjese e zhvillimit intelektiv. Jo te gjithe jane te zhvilluar nga intelikti
Nuk eshte argument mbrojtes per Nene Terezen se ishte katolike dhe eshte e pa mundur te qe cigane.Kjo per faktin se ajo nuk qe katolike kur iku ne Itali,.Ka shume mundesi qe ajo eshte futur ne ate sherbim duke e perqafuar katolicizmin.POR JO TE GJITHE KATOLIKET kane bere ate qe beri shpirti,pasioni dhe dashuria e NENE TEREZES per njeriun e thjeshte ,te vuajturin dhe te semurin.Hapja e ketyre parantesave per origjinen e saj jane thashetheme burrash qe mire thone se ua kalojne grave.Ciganet vertet u ndoqen nga Hindia si pjese enje kaste te ulet (varfer)te shoqerise se athershme,shoqeri e cila vazhdonte qe pjese te asaj kishin si menyre jetese nomadizmin.Keshu ciganet e trasheguan nomadizmine tyre plus gjuhes dhe zakoneve qe i ruajten me fanatizem.KUR E ngarkon BREGOVIC-in me ”racizmin” e fshehur ben gabim se ai u martua me cigane nese eshte e vertete sa thone.dhevete Matoshi mund te fshehe me shume racizem se Bregovic e shume e shume te tjere.POR NUK DUHET TE MERAKOSEMI POTHUAJSE fare per kete sepse edhe ciganet kane me shume rracizem ndaj nesh.Keni pare te ngatrrohen me te bardhe??????????
vang-familjen e Nene Terezes e kam njohur qe ne vogeli, kur luaja me shoket ne rrugicat e lagjes, prane shtepise ku u themelua PKSH. Ne ate kohe nuk e kishim idene se kishin nje moter ne Indi, por e dinim se ishin katolike, pasi gjyshja ime kishte marrdhenie shume te mira me to, si me te gjithe fqinjet e tjere, prandaj mos ja fut kot.
tironsi….Cfare ju shqetson ne ato qe shkruajta? qe kundershtova faktin se ishte katolike. Jo aspak nuk e mohoj por ne rast se duan ta kritikojne se nuk eshte katolike u pergjigjem se kjo nuk ka rendesi.Meqe Konxhe Bojaxhi ishte katolike per mua ne esence nuk ka rendesi sepse ka miljona katolike dhe pak nga ata mund te kete bere ato qe beri ajo.