33 vite nga ekzekutimi i Havzi Nelës, Meta: Simboli i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor

10 Gusht 2021, 14:06Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përkujtuar përvjetorin 33-të, të ekzekutimit të poetit Havzi Nela.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se poeti ishte simbol i fjalës së lirë ndërsa ka sjellë një vëmendje edhe një nga poezitë e tij “Lirinë”.

Reagimi:

Havzi Nela, simboli i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor, edhe në kohët më të errëta jeton përmes poezive të tij, që frymëzojnë vetëm një zgjedhje: LIRINË!

O Liri, O Vdekje

Nuk them se jam trim, jo as frikacak,

Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;

Vdekja për liri nuk më tremb aspak,

S’e duron robninë zemra e nji trimi?!

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!

Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!

T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,

Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?

Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?

Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,

Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

Deri kur durim, deri kur me shpresë?

Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.

Me durim e shpresë nuk due të vdes.

Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri

Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.

Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!

Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

9 komente në “33 vite nga ekzekutimi i Havzi Nelës, Meta: Simboli i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor”

  1. Edi ka diqka per te thene?! says:

    Kristaqi e firmosi per ta varur ne litar,..

  2. Realisti says:

    Simboli I fjales se lire vdiq qe te vjedhesh dhe vrasesh ti o plere. I pacipe!!

  3. cubi.matjan says:

    Asnje individ, cilido qofte ai, nuk mund te jete simbol i Lirise. Ai me e shumta mund te jete simbol i Lirise vetiake. Dhe, vetem teresia e lirive vetiake perben Lirine, nenkupton qenien e saj teorike dhe praktike brenda sistemit politik qeverises. Gjithcka tjeter eshte Retorike nga fakulteti gazetarise.

  4. Nardi says:

    Pse u denue Havzi Nela?
    Sepse qelloi me pistolete nje polic.
    Jo ai, por ne ate kohe cdo kush me vdekje do te denohej.

  5. Katnari says:

    Ilir Plera , leri te prehet ate Martir . Nuk je peron i duhur per ta qare e kujtuar Do te fshihesh prapa sakrificave te poetit . Jam i sigurt qe ne qofte se ka lene i shketi qofte dhe nje kasolle te vogel pasuri Ti qelbesire.ja ke vjedhur e pervetesuar , e me keq do i kesh vjedhur dhe mermeri e varri . Largohu e vri veten Ilir qelbesira . Sa turp

  6. Kiko says:

    Simbol nje Hajdut.si I njef hajdutet ky bir kurve.

  7. Operacioni Zjarri says:

    Lerini perrallat me heronjte e leshit. Ky Havziu i rrembeu pistoleten nje polici dhe e qelloi ne nofull. Ça prisnit ju qe ta dekoronin per heroizem? Me siguri edhe policin doni ta shpallni kriminel

  8. Scutari says:

    Hapini dosjen këtij Nelës dhe mos na e shitni për hero të demokracisë se hero kemi Hajdarin!!

  9. salarjon totaj xhepisti buri i elisa spiropalit says:

    iliri imetajve provoje ne perendim te qellosh me arme policin ta qijne bycen ta bejne qe mos te kete kirurg ta qepi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje