Frika e Vetingut, emrat e VIP-ave që ia mbathën: Nga ‘kokat’ e Apelit, grupi i Gjykatës së Lartë, tek Llalla dhe vëllai i Bashës

9 Gusht 2021, 21:10Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Pesë vjet më parë, në gusht të vitit 2016, Rainer Deville, në atë kohë drejtuesi i misionit të EURALIUS në Tiranë dhe një nga njerëzit e Perëndimit më të angazhuar për miratimin e reformës në drejtësi, paralajmëroi se 10 % e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të jenin dorëheqjen nga frika e Vetingut. Parashikimi i Rainer Deville është tejkaluar. Ndërsa deri më sot i janë nënshtruar dhe ka nisur procesi i Vetingut për rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë, 66 magjistratë ose 16.5 % prej tyre kanë dhënë dorëheqjen për të evituar përballjen me Vetingun.

Ndërkaq, do t’i nënshtrohen procesit të Vetingut edhe 400 gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, kryesisht të shkallës së parë. Një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të quajtur ndryshe edhe ‘KÇK’, po shfrytëzojnë maksimalisht ditën që i kanë mbetur, duke bërë kërdinë me vendime abuzive. Magjistratët ‘KÇK’ japin dorëheqjen në momentet fundit kur Komisioni i Vetingut i thërret për t’i njohur me dosjen e verifikimit.

Po kush janë 66 njerëzit e drejtësisë që kanë dhënë dorëheqjen për të shmangur Vetingun? Të fundit janë gjyqtarja e Tiranës Mimoza Brahimi (Kajo) si dhe prokurorët po të Tiranës, Granit Shahu dhe Anila Galanxhi. Ndërkaq, në listën e të dorëhequrve nuk mungojnë as emra të njohur të sistemit të drejtësisë, si ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i shpallur non grata nga SHBA dhe i dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie. Dha dorëheqjen sapo u njoh me dosjen e verifikimit edhe ish-kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, i referuar gjithashtu në Prokurori për pasurinë, dosje e cila ka dyshime të forta se mund të jetë mbyllur.

Dy ish gjyqtarët e Apelit në Tiranë, Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj dhanë gjithashtu dorëheqjen në korrik të vitit të kaluar, për t’u mos u përballur me Vetingun. Në vitin 2019, dhanë dorëheqje nga frika e Vetingut dy gjyqtarë të tjerë të Apelit në Tiranë, Agim Bendo dhe Astrit Haxhialushi.

Pesë anëtarë të Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Mirela Fana, Andi Çeliku, Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj u larguar nga funksioni, edhe pse sipas ligjit mund të qëndronin në detyrë deri kur të zëvendësoheshin. Ata nuk pranuan as të shërbenin në Apel, duke evituar kësisoj përballjen me Vetingun. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Bensik Imeraj, Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi.

Kanë dhënë dorëheqjen edhe dy gjyqtaret Eneida Civici dhe Brunilda Kasmi, kryeprokurorja e Durrësit Joana Qeleshi, prokurori i njohur Bilbil Mete, motra e Rovena Gashit, Ema Gashi etj. Para së të niste zbatimi i ligjit të Vetingut ka dhënë dorëheqjen edhe Erlindi Basha, vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Erlindi Basha dha dorëheqjen si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë në 24 tetor 2016.

66 subjekte të dorëhequr dhe rreth 150 të shkarkuar vijojnë të gëzojnë pasuritë e dyshimta. SPKA ka nisur hetime për vetëm 12 gjyqtarë dhe prokurorë, duke kërkuar sekuestrimin e pasurisë për vetëm 3 prej tyre. Bilanci i goditjes përmes pasurisë, që është edhe një nga kushtet e BE për integrimin, deri më sot është simbolik.

Subjektet e dorëhequra

1.            Mimoza Brahimi (Kajo), Gjykata e Tiranës

2.            Granit Shahu, prokuror i Tiranës

3.            Anila Galanxhi, prokurore e Tiranës

4.            Ergys Gashi, Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Durrës

5.            Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër

6.            Fatbardh Çonikun, Gjykata e Elbasanit, i komanduar në KLGJ

7.            Kostika Çobanaqi, Gjykata e Beratit

8.            Henrik Ligori, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda

9.            Pëllumb Vehbi, Gjykata Gjirokastrës

10.          Rasim Doda, Gjyqtar në Sarandë

11.          Dhurata Balla, gjyqtare në Tiranë,

12.          Gramoz Levanaj, gjyqtar i Apelit në Tiranë

13.          Arjana Fullani, Gjykata e Lartë

14.          Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë

15.          Mirela Fana, Gjykata e Lartë

16.          Andi Çeliku, Gjykata e Lartë

17.          Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë

18.          Guxim Zenelaj Gjykata e Lartë

19.          Bensik Imeraj, Gjykat Kushtetuese

20.          Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese

21.          Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese

22.          Adriatik Llalla, kryeprokuror

23.          Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.

24.          Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit

25.          Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit

26.          Agim Bendo, gjyqtar i Apelit

27.          Astrit Haxhialushi, gjyqtar i Apelit

28.          Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.

29.          Ilir Çeliku, gjyqtar Gjykata e Apelit Vlorë.

30.          Ilir Pashaj, gjyqtar Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan

31.          Metush Saraçi, ish-kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë

32.          Rezarta Mataj, Gjykata e e Tiranës

33.          Zihni Shahu, kryetari i Gjykatës së Elbasanit

34.          Regleta Panajoti, Gjykata e Tiranës

35.          Nezir Gjoka, Prokuror Tiranë

36.          Agim Dilka, prokurori në Elbasan

37.          Joana Qeleshi, kryeprokurore Durrësit

38.          Fran Prendi, Gjykata Speciale

39.          Ndue Gjura, inspektor pranë ish-KLD, gjyqtar në Durrës

40.          Adrian Nezha, prokuror Tiranë

41.          Ermir Beta, prokuror në Berat

42.          Bujar Hoxha, prokuror Tiranë

43.          Bilbil Mete, Prokuroria e Përgjithshme

44.          Erion Pustina, prokuror i Pogradecit

45.          Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër

46.          Ketra Bajrami, Gjykata e Sarandës

47.          Liljana Sulollari (Baku), Gjykata e Krimeve të Rënda

48.          Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë

49.          Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër

50.          Ajrana Liço, Gjykata e Tiranës

51.          Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës

52.          Rabiana Halili, Prokuroria Durrës

53.          Genci Sinjari, Gjykata e Durrësit

54.          Amarildo Laçi, Gjykata Administrative

55.          Marjana Shtjefni, prokurore e Shkodrës

56.          Njazi Seferi, Prokuror Tiranë

57.          Arben Zefi, Gjykata e Shkodrës

58.          Ema Gashi, Gjykata e Durrësi

59.          Liradin Lira, Gjykata e Pogradecit

60.          Merita Xhani, Gjykata Durrës

61.          Eneida Civici (Abazaj), Gjykata e Tiranës

62.          Brunilda Kasmi, Gjykata e Tiranës

63.          Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë

64.          Eritan Shehu, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

65.          Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë

66.          Adnand Berdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

(Shqiptarja.com)

13 komente në “Frika e Vetingut, emrat e VIP-ave që ia mbathën: Nga ‘kokat’ e Apelit, grupi i Gjykatës së Lartë, tek Llalla dhe vëllai i Bashës”

  1. Roberto says:

    Hajdutet e drejtesise qe kand rrjepur hallexhinjte dhe kane favorizuar kriminelet me ulje denimi,fshehje provash etj etj etj. T’ju konfiskohet pasuria se kane vila ne Golem dhe kudo si dhe te procedohen penalisht.

    1. cuf dabjoni says:

      Këta janë tërhequr nga kontrolli për tu mbajtur në sistemin e Drejtësisë…
      por ata si gjithë të tjerët Zyrtarë duhet të kontrollohen për korrupsion e ….

    2. k says:

      Shqiptarë ,hajdutë të korruptuar pa asnjë moral. Ergo-Pa asnjë shpresë korrigjimi .

  2. DruMePre says:

    Per keta funksionare te larte te Administrates se Shtetit nuk duhet te kete leshim nga Komisioni i Vetting-ut. Nese kete lihen te lire, drejtesia eshte e pasakte. Pasurite e pajustifikuara te sekuestrohen dhe te kalojne ne buxhetin e shtetit.

  3. Tomori USA says:

    I bejme thirje SPAKUT, BKH, qe pamvaresisht se kan dhene dorheqjen para se ti nenshtrohen vetingut, te gjitheve duhet tu kaloi ne site pasuria e ven ne kariken e shtetit duke abuzuar me detyren ne dem te shtetit dhe qytetarit. Prandaj , asnje perjashtim e leshim nfdaj ketyre shushunjave qe u ka pire gjakun shqiptareve dhe kan varferuar arken e shtetitit shqiptar.

  4. shoku i klases says:

    Stavri Kallco ka vjedhur aq shume,sa perandoria ekonomike shtrihet,nga pronat ne Selanik,Korce,Vila bregdet,ne Pogradec,por me se shumti ne Tirane ,ka blere 9 pallate.Duke qene ish deputet i PS,partia e siguroi – jep doreheqjen,3 dite para vetingut,ti te shpetosh cfare ke vjedhur dhe ne nuk degjoojme,bubullimat e opozites.
    Stavri si mamudh i korrupsionit,ja kalon edhe Gjin gjonit nga grykesia,por me pak i pare nga media .Vajza e tij ,ishte zedhenes
    ja kryesore e Adriatik LLalles,dhe Stavrua vidhte me shpatulla te ngrohta.

  5. Me i pangopuri ishte Petrit fusha sa ka arritur te marre edhe 5,000 leke te reja nga nje fakir fukara, per nje cigare hashashi

  6. sapa says:

    Dhe keta plehra hapin zyrat e noterive dhe te avokaturave per te vezhduar procesin kriminal qe e kane lene pergjysme!

  7. ts says:

    Ore ku qendron kjo logjik e “teheqjes”! ! ! ! Kta kriminel qe vodhen ne emer te pushtetit qe ju fali ky popull dhe ju dha ne dor fatin e tyre ,passi u pasuruan per 5 breza ,pasi u ben foleja e rifuxho e krimit e hajnis dhe mashtrimit ,e pasi shkateruan ter administraten shtetrore duke perkedhelur politikanet e hurit dhe litarit , ne aleanc te plot mes tyre ,kta te fundit (politikanet) , ju dhan mundesin te gezojn torfen e fituar ,me vendime makaber ,te paturpshme,per gati 30 vjet ,e ju hapen deren e shpetimit me “dorheqjen emadhe “; Kjo list, esht lista e krimineleve te pameshirshem , qe rropen shqiptaret e munduar e dhunuar, e tani po ju bejn karshillek me thesin e tyre plot ! A ka me turp ???? A ka tallje me te madhe qe i behet nje populli ???Kriminelet e drejtesis dhe ata te politikes te bashkuar kunder popullit ! Cdo me then kjo ???? I fal kriminelit ter krimet pasi , ai vendos te dorzoj armen e krimit e te mos vras ma ! TUUUUUUUUUUUUUUUUUUURP me te madh a ka???????? Nese duam drejtesi , pa hile e dinakeri ,pikerisht me kta duhet te filloj gjykimi i madh, qe te qetesoj dhimbjen e te pesuarve , e viktimave qe akoma ju rjedhin plaget e “plumbave” ,qe moren prej ktyre krimineleve perbindsha ……

  8. spartak says:

    S’ka nevojë hiç me u marrë asnjë organ e organizëm, jo me këta, por me të gjithë pa përjashtim , duke fillu që nga i pari fare , presidenti e presidentët e mëparshëm ,duke vazhdu me kryeministra e ministra të këtyre 30 viteve dhe me të gjithë politikanët e deputetët drejtuesit vendorë të pa zgjedhur , por fatkeqësisht , aksidentalisht me vota të blera , vjedhura e shpërfytyruara kanë qenë në poste e detyra ku kanë pasë hyqëm , vulë e firmë me bo pare e korrupsion sa kanë pasë mundësi e fuqi , në Drejtësi , Polici , Shëndetësi , etj , etj , etj , deri tek Polici roje i pafajshëm i burgut , që u bo telef duke rruajt sa të burgosmit e sa familjarët e tyne .
    Tiret dhe Enkelejdat, që janë brimat e fundit të kavallit i ke në çdo cep e hallkë , sepse është sistemi i degjenruar korruptiv që i prodhon.
    Por mos u lodhni me këtë ligj limonatë VETTINGU , se do rrijmë 30 vjet e prap do jemi këtu ku jemi tani , sepse nuk punohet me e vendos SISTEMIN dhe FUNKSIONIMIN e SISTEMIT mbi baza RREGULLI , I cili RREGULL nuk do I lejojë me bo as gëk as mëk , e nuk do lejë pa ndëshkuar edhe korrupsionin ma të vogël .
    Ama ligji Limonatë i VETTINGUT ka nevojë vetëm për një NEN shtesë si spec djegës , dhe problemit i shkohet deri në fund në ç’do hallkë e qelizë të shtetit brenda maksimumi 1 viti .
    Deri tani , “ Me Vetëdeklarim ” e pa i shtrëngu , e s’po munden me i justifiku , dhe KPK-të, ONM-të e organizma të tjera kanë 4 vjet dhe akoma ka me dhjetra në procese verifikimi e gjykimi e rikthimi e në fund maksimumi përjashtohet .

    Me VETEDEKLARIM me PERGJEGJESI PENALE-LIGJORE .
    Sepse ai vetëdeklaron dhe nuk mban përgjegjësi, madje kundërshton e debaton, e gjen lloj lloj marifetesh me u justifiku me u mbrojt , madje dhe duke u kundërvu .

    NENI SHTESE :

    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time penale , se , në qoftë se , mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet, EDHE VERTETOHET , edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave , që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .
    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund , si pikë të veçantë , dhe , me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për t’i plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë disa fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo .
    Eshtë populli i thjeshtë , punëtor e i ndershëm , intelektualët me dinjitet e integritet , që nga ky abuzim janë vrarë , gjakosur , varrosur fëmijë e të afërm , ju janë grabitur prona dhe djersa , janë denigruar e poshtëruar .
    Pa çak e pa bam dy rrugë mbeten .
    Ose, po tentoi me I msheh e nuk do I deklarojë , do shkojë në ZERO , ose, do i deklarojë një më një prej frikës, dhe s’do ketë avokat e kalemxhi që t’ja rregullojë e mbulojë zullumin e abuzimit .
    HESAPI I QERUAR .
    HIQI ABUZIMIN .
    BILES, JEPI NE DORE VLEFTEN QE KA ABUZU, DHE PRONAT E ABUZIMIT T’I DOREZOJE VETE .

    I rregullti do dallohet një javë larg nga këta . Po t’ja ketë mbajtë guzicja me mashtru , do i dali , se do i ketë hy në hak kushedi sa fakirë fukarenjve apo gjakut të ndonjërit .
    Sepse, do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .

  9. Mamuthi korrupsionit says:

    PO PSE VERTETE KETYRE NUK DO TI KONTROLLOHET PASURIA QE KANE VENE DUKE SHFRYTEZU DETYREN?! NESE KJO DO TE NDODH GJITHÇKA ESHTE PA KUPTIM VENDOSJE DREJTESISE.

  10. Mamuthi korrupsionit says:

    PO PSE VERTETE KETYRE NUK DO TI KONTROLLOHET PASURIA QE KAN VENE DUKE SHFRYTEZU DETYREN?! NESE KJO DO TE NDODH GJITHÇKA ESHTE PER VENDOSJE DREJTESISE ESHTE PA KUPTIM

  11. Opopull mjeran says:

    Shqiptar e ju komentus ktu ! A ka nevoj me vu “zmadhus” me pa kush i vu zjarrin Shqiperis , kush degjeneroi ter mekanizmin shtetror , kush i katandisi shqiptaret , te len vatrat e ti drejtohen skllaveris se mergimit ! Shikoni kush mbeti ne Shqiperi e nga foltorja saj po drejton ne rugen e shpetimit,ustallaret qe ndertuan Shqiperin qe shofim sot ! Nuk ka popull ne bot qe pranon kte bashkjetes me vrasesit e tij ,te femijve te tij e te ardhmes se tyre ,qe pranon te tallet aq trash duke filluar nga zonj e par ,perlyer ne lluksin e hajnis e krimit bashk me te shoqin ,e deri tek “shoferet e mesitet”e ktyr perbindshave ! Nuk mbaron lista e tyre e ter ruges politike ,me front te par drejtesin , qe i mbrojti e i mbron akoma ! Kte far te keqe nuk e tremb asgje ,e po shofim qe edhe per Ameriken spo dun tja din ! Kush o Spartak do detyroj “hienen” te dal nga foleja dhe mos haro se hienat luftojn ne grup tamam si keta …Kan kurajo, qe ju a fal krimi ku jan zhytur, sepse po u vu dora e vertet ,nuk ka Perendi qe i shpeton !” Tuto per tuto” luft e tyre duke u ngerdheshur ndaj shqiptareve te pa zot ! Jemi popull i dobet qe gjetem rugdaljen e mergimit e cqt cfar lejm pas ! Jan 35 vjet e njejta histori ,esht 97 ta e pafalshme me po kta “aktor” Kjo list prej 64 emrash ne krye te drejtesis se nje populli aq te vogel ,pushtoi egersisht ,e shfrytezoi pameshirshem ne bashkpunim te plot me politikanet , viktimat shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje