Edi Rama në 'kërkim' të një gruaje tjetër... Që Shqipëria pas shtatorit të jetë e para në botë!

9 Gusht 2021, 19:44Politika TEMA

Nga Aranit Muraçi

Mjafton një grua më tepër se numri aktual, një ministre më shumë në kabinetin e ri qeveritar’, që Shqipëria të vihet në krye të listës botërore.

Kështu, Shqipëria përgjithësisht e renditur e fundit në shumë gara të tjera, mund të bëhet prej shtatorit vendi i parë në botë me numrin më të lartë të grave në qeveri. Nuk ka shifra zyrtare, por edhe Administrata Publike, kryesisht drejtoritë dominohen akrualisht nga femrat.

Pra, përmes shifrave, në sytë e botës dukemi një shoqëri tepër e emancipuar përsa i përket vlerësimit ndaj grave. Edhe më të emancipuar se të gjitha vendet e emancipuara si Gjermania, vend që drejtohet prej dy dekadash nga një grua.

Rama aktualisht po i jep formë qeverisë së re, që pritet të jetë me mbi 60 për qind emra të rinj dhe në një përqindje të përafërt, gratë sërish në kabinetin e ardhshëm pritet të jenë, në dominim të plotë.

Atëherë?!

Paradoksalisht pse ankohen gratë në Shqipëri? A mund të quhen ato të diskriminuara në vendin tonë për shkak të gjinisë, një debat qē mbizotëron prej kohësh kudo në botë? Çfarë nuk shkon me ta në shoqërinë tonë? Ato që mbajnë poste të larta janë thjesht numra apo kanë edhe cilësi? Për këtë ndoshta kërkohet një studim i ri dhe … për një përfundim sa më pranë të vërtetës duhet të presim një përgjigje që do të japin studimet e radhës, nga KB ose BE.

Kjo është renditja aktuale, sipas Kombeve të Bashkuara, me vendet e vetme në botë që kanë aktualisht më tepër se 50 për qind gra ministe:

Nikaragua – 58.82%

Austria – 57.14%

Suedia  – 57.14%

Belgjika – 57.14%

Shqipëria – 56.25%

Ruanda – 54.84%

Kosta Rika – 52.00%

Kanada – 51.43%

Andorra, Finlandë, Francë, Guinea-Bissau, Spanjë – 50.00%

30 komente në “Edi Rama në ‘kërkim’ të një gruaje tjetër… Që Shqipëria pas shtatorit të jetë e para në botë!”

  1. Andrea says:

    Prandaj venë punët çorap këtu !!!

    1. Alfonsi says:

      Burrat e ndriten ne fakt deri me tani.Rri urte Andrea se faktet Jane uluritese.

    2. Kalec Dega says:

      lol
      =
      lideri global gjithmone synon te jete dhija e zgjebosur

      open balkan(s)
      pista e garave, formula1
      aroporti i i sarandes/vlores
      dhe pasaporta e vaksinave te Lali eri-gansteri

    3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @Andrea
      .
      Po Kapedan Andrea
      Çorap, çorap me lesh
      se nuk ka ndonjë burrë
      që mund të merresh vesh.
      .
      Nuk ka Medi e Noka
      dhe puna shkon përpara
      nuk ka më Greta Koçi
      nuk ka as Eli Fara!
      .
      Nëse të ka marr malli
      Andreu, mos ki dert
      e blen ndonjë bile-të
      e shkoju në koncert.
      ???

      1. Këlyshët e Sali Komunistit që po mbysin PD says:

        Gopisti, respekte.
        Ai Andrea, ne fakt bëri shaka, me nje batutë nga Sulo Kapedani.
        Do kishte patur me shumë efekt sikur të shkruaje per keta gjoja anti-Ramët, qe ngrejnë dy gishta si debila, dhe pergjojne nga vrima e çelesit nëse i heq apo i mban veshur brekët Rama kur fle gjumë.
        “Se ç’u tha, e se ç’u bë, une nuk di gjë, por Saliu i mori vesh te gjitha, sepse po pergjonte mbrapa derës.”
        “Po ti nga e more vesh?”
        Po edhe unë po pergjoja mbrapa derës.
        Yyyyyyy, jazek te qoftë.”

    4. Matrapiku says:

      A pika qe s’te bie …. dhe 100% gra ti kesh ministrit dhe perseri do te jemi te fundit ne Bote.
      Sepse mentaliteti tuaj eshte “Jo qe te respektojm femren”, por “per syt e botes, per cinizem dhe fodullek”.
      .
      Ahhhh mor te mjer kur do te ndroni mentalitet dhe te jeni te sinqert me veten.

    5. qefliu says:

      Sakte, mjafton te shikosh se cfare vendesh paskan me shume gra ne krye te ministrive dhe te kuptosh se perse jane mbrapa gjithe botes. Edhe Kanadaja me K. Minstrin Justin Trudeau, qe ka me shume gra ne ministrite kryesore po shkon poshte e me poshte si ekonomikisht ashtu edhe politikisht. Shkurt, grate jane te vlefshme ne cdo shoqeri, por pune e burrave nuk e bejne dot.
      Shoqerine njerezore deri ne keto stade zhvillimi e kane sjelle burrat. Grate kane kontributin e tyre historik, sipas fjales angleze se :
      “beside every successful man is a smart woman” (ne krah te cdo burri te suksesshem eshte nje grua e mencur) Me nje fjale sugjerimet e grave per burrat e tyre kane sherbyer ne shekuj, por kane qene burrat ata qe kane marre pergjegjesite dhe vendimet e duhura per te cuar perpara shoqerine njerezore.

    6. uhahahaaaaaa says:

      uahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  2. Fati says:

    Çorap i tyt’eti, o Andrea. Ptuuu, çfare bashibozuku qenke.

  3. Korrupsioni says:

    PO ME MUA ÇFARE DO BEHET?????THUAJ NJE FJALE TE PAKTEN?

  4. Petrit says:

    Te bajë çfare te dojë.
    Te heqë e te vejë ke te dojë naltgjatesia.
    Vetem te lutem o skenderbe.
    Mos na e largo elisen.
    Pa ate nuk ka kuptim qeveria.
    Elisa asht e ardhmja e vendit.
    Asht ylli ne ngritje i partise.
    Ky ishte problemi i fundit qe e mundonte ate vend.
    Edhe ky paska shume gjasa te zgjidhet.
    Tash jena ne rregull.
    Çdo gja Po shkon vaj.

  5. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Andrea
    .
    Po Kapedan Andrea
    Çorap, çorap me lesh
    se nuk ka ndonjë burrë
    që mund të merresh vesh.
    .
    Nuk ka Medi e Noka
    dhe puna shkon përpara
    nuk ka më Greta Koçi
    nuk ka as Eli Fara!
    .
    Nëse të ka marr malli
    Andreu, mos ki dert
    e blen ndonjë bile-të
    e shkoju në koncert.
    ???

    1. Andrea says:

      Kur flet dhe ti baxhella e NSHRAK-ut.ske len hajdar pa thyer

  6. Molla e dijes says:

    Ç’e do një ministre femër më shumë Rama? Ministri nëse është hajdut pak rëndësi ka nëse është femër apo mashkull! Pse mendoj që mund të jetë hajdute ministrja? Sepse një femër e ndershme nuk mund të punojë me një qeveri hajdutësh me një kryehajdut në krye.

  7. Kol says:

    Ulerimat e Rames e kalojne kufirin shqiptar, saqe i japin bezdii edhe Sgarbit

  8. Melesini says:

    Kur ne kete drejtim ne vendin e pare ne bote eshte nje “banana republic” e korrutuar e botes se trete, Nikaragua (para Suedise, Austrise, Belgjikes, Kanadase etj., etj) nuk kuptoj ku do te dale artikull-shkruesi.

  9. Zigor Qorri says:

    Andrea…
    Po të ishte jot ëm Ministre, si do venin punët ??? ???

  10. tipidhecufo says:

    Cohu Albert Verria, se po te kerkojne. Ndjese qe po te prish qetesine e te lakoj emrin, po sa para paskemi qene dhe nuk e kemi ditur.
    Ptuuuu shoqeri lavire me kryeidiot -me fal kruajeminister- qe ve kriter organet gjenitale per te udhehequr vendin.

    Por fajin e kane ata qe e shesin voten dhe veten per nje cope buke e te zgjedhin.

  11. Kapedani says:

    Po o xha Beqo po corap vene punet ketu.

  12. Arber Iliri says:

    Te ankohesh se ka shume zonja ne kabinet eshte maskulizem primitiv.Duhet pershendetur pjesemarja e femres ne poste drejtuese.

  13. Toto Z10 says:

    show politik

  14. Lili says:

    Ka nje dallim ndermjet nje qeveri ku grate zene vendin sipas aftesite profesionale te tyre e nje koteç pula kur gjeli kaperdicet! Nje dallim qe nuk po e kuptoni e nuk po e shihni siç duket!

  15. Tony L says:

    Qesharake, balanca duhet por jo be kete menyre Kadafiane.

  16. xxx says:

    feminizm i imponuar nga jashte,

  17. lani says:

    Futeni ne Gines…po te doje ky ….gjithe qeverrine e ben gra…ose femije…ose 100% gay Qeverri…po te doje ky kalon ligj ne parlament qe Shqiperia te qeverriset me referendume ku vetem grate kane te drejte votimi…po te doje ky …u heq te drejten e votes gjithe burrave e gjithe grave qe jane nen 1m 70 cm…po te doje ky…urdheron gjithe Qeverrine te haje vetem qepe dhe te nxjerrin njerin sy… po te doje ky…

  18. J.K says:

    Me një gut vret dy zog i gjati, dobiç i madh eshte.

  19. Besa says:

    Cektesia e politikes qe kerkon te mashtroje.Nuk tregon fasada,por problemet qe ka shoqeria ne kete drejtim.
    Nuk jane pak

  20. Kiu says:

    Te gjitha hajdute i ka. Ky manjak e di mire se grate jane me te perdoreshme dhe perversitetet e tij mund te behen realitet

  21. Nje mergimtar says:

    Mendimi se duke pasur me shume femra ne drejtim ,do te jemi te paret ne bote,eshte thjesht nje deshire per ti hedhur hi syve te tjereve.Suksesi ne nje vend nuk arrihet nga numrat sipas gjinise por nga puna qe kryen sejcili ne dobi te vendit.Sa per korupsion femeror do te me mjaftonte marrja e nje arke peshk,nga nje femer,per nje vend pune.Korupsioni nuk njeh gjini e paraja nuk njeh ngjyre.
    Qe te jesh i pari ne bote duhet te shohesh se si trajtohen ne jeten e perditeshme femrat e ne shume aspekte te tjera.Sado femra te kemi ne qeveri ne shprehim mendesi te”pronesis mbi femren”.A e ndryshojme kete mendesi dot?

  22. hasani says:

    Dakort per grate, se sigurisht jane gjysma e popullsise, por nuk jam dakort me qendrimin qe mban ndaj kurtit te kosoves. Kurtit dhe cdo kosovari qe sillet si ai me shqiperine i duhet treguar vendi qe u takon, e kete duhet ta beje rama. Nuk ka perse pret me, problemi cdo dite po trashet. Nqs kurtit nuk i pelqen shqiperia, kjo nuk duhet te jete shkas qe shqiperia dhe kosova te kene keto marredhenie midis tyre. Jemi nje komb e duhet te behemi nje shtet. Buk kane vend kundershtime te tilla nga kurti, ai nuk eshte kosova. KM duhet te mbaje qendrim te qarte e te prere me kurtin, sigurisht ne perkrahje te popullit te kosoves. Shqiperia nuk ka bere pak per kosoven. Nqs marredheniet shqiperi serbi demtojne kosoven, ato prekin edhe shqiperine. Kete gje e dime mire, por rruga e vetme e zhvillimit dhe perparimit eshte bashkepunimi rajonal, e jo kundershtime te tilla inatcore si te kurtit e malit te zi. Kujt i sherbejne keto qendrime, vetem popujve jo. Pra KM duhet te distancohet qarte dhe hapur nga politika e kurtit dhe njerezit e tij, qe mundohen ta pervcajne kete vend. Cfare i duhet kurtit dhe vv ardhja e kengetarit boshnjak ne korce, pervec percarjes asgje te mire nuk sjell ky qendrim. Pastaj vendimet e shqiperise nuk ka te drejte ti diskutoje kosova. Kosova ne fakt eshte nje zero per shqiperine. Kosovaret te mbajne vendin qe u takon e jo te hidhen ne sulm kunder shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje