FOTOT: Rusia “bashkon” ushtrinë me Kinën, 13 mijë trupa shfaqin forcën e përbashkët

11 Gusht 2021, 12:01Lifestyle TEMA
FOTOT: Rusia “bashkon” ushtrinë me Kinën, 13 mijë

Rusia dhe Kina po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake mes presionit në rritje nga Perëndimi, shkruan Daily Mail.

Rreth 13 mijë trupa nga ushtria e Kinës dhe ajo e Rusisë kanë marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët të zhvilluar në veriperëndim të Kinës.

Sipas mediave në Rusi, kjo stërvitje pasqyron marrëdhëniet e ngushta mes Pekinit dhe Moskës. Stërvitja vjen në një moment kur Perëndimi ka tërhequr forcat nga Afganistani, ndërsa talebanët janë duke fituar terren.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë tanket ruse e ato kineze në aksion. “Ushtria ruse goditi shumicën e objektivave, pavarësisht mungesës së përvojës me pajisjet e prodhuara nga Kina”, shkruan TV Zvezda, i cili drejtohet nga Ministria e Mbrojtjes në Rusi.

Stërvitja e përbashkët do të vijojë deri të premten në rajonin autonom Ningxia Hui të Kinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje