Deklarata gjermane rindez tensionet Kosovë-Shqipëri për Ballkanin e Hapur

12 Gusht 2021, 11:40Rajoni TEMA

Një deklaratë e një zëdhënësi të qeverisë gjermane që mbështet bashkëpunimin ballkanik ka rindezur “luftën e fjalëve” midis Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me nismën “Ballkani i Hapur”.

Nga Përparim Isufi

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës janë tensionuar përsëri pasi një zyrtar gjerman tregoi mbështetjen e Berlinit për projektin e diskutueshëm rajonal “Ballkani i Hapur”, të cilin Kosova e kundërshton me vendosmëri.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan në Shkup muajin e kaluar për këtë nismë, duke u zotuar se do të heqë shumicën e pengesave kufitare që pengojnë udhëtimet dhe biznesin midis tre shteteve deri në vitin 2023.

Por Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina kanë hezituar t’i bashkohen nismës, e cila e ka origjinën në vitin 2019 dhe është quajtur jozyrtarisht një “Mini-Shengen”.

Të mërkurën, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha për portalin e lajmeve Express në Prishtinë se Berlini beson se “çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm”.

“Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për gjashtë vendet e rajonit. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal”, citohet të ketë thënë zëdhënësi.

Disa orë më vonë, kryeministri i Shqipërisë kritikoi liderët e Kosovës që e kundërshtojnë nismën Ballkani i Hapur.

“ÇUDI! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë”, tha ai.

“Dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!”, shtoi Rama.

“Gjermania thotë se Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, natyrisht, duhet të jetë, kështu që dera mbetet e hapur, por ne nuk mund të përfshijmë askënd me forcë dhe as të presim derisa ata që nuk janë të bindur të kuptojnë se kjo është rruga drejt së ardhmes,” vazhdoi Rama.

“Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!”, tha Rama.

Nga Prishtina, Jeton Zylfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, kundërshtoi ashpër pretendimin e Ramës.

“Gjermania nuk mbështet “Mini Shengenin” tash të ndryshuar në “Open Balkan”. Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. “Mini Shengen” (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm. Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit Edi Rama”, shkroi ai.

Bosnja dhe Mali i Zi thonë se nuk shohin përfitime të veçanta nga nisma Ballkani i Hapur, pasi lehtësimi i kufizimeve të udhëtimit dhe tregtisë tashmë mbulohen nga marrëveshja më e gjerë CEFTA, ku ata bëjnë pjesë, dhe nga marrëveshjet dypalëshe.

Por Kosova ka shprehur një kundërshtim më të fortë, më politik ndaj planit, kryesisht lidhur me refuzimin e Serbisë për të njohur pavarësinë e ish-krahinës së saj, të shpallur në shkurt 2008.

Marrëveshja e arritur nga Zaev, Rama dhe Vuçiç parashikon bashkëpunim në disa fusha. Në trajtimin e katastrofave natyrore, ajo i lejon tre vendet të bashkëpunojnë ngushtë jo vetëm në parandalimin, por edhe në dhënien dhe koordinimin e ndihmës reciproke gjatë tërmeteve, stuhive, zjarreve dhe fatkeqësive të tjera.

Sa i përket tregtisë, dokumentet e panevojshme do të hiqen dhe transporti i mallrave në pikat kufitare do të përshpejtohet. Një ide e diskutuar ishte hapja e korsive speciale në pikat kufitare për qytetarët e Ballkanit në mënyrë që ata të kenë përparësi.

Unifikimi i tregjeve të punës është parashikuar gjithashtu, duke lehtësuar dhënien e lejeve të punës për qytetarët e një vendi në dy vendet e tjera, pranimi reciprok i diplomave dhe kualifikimeve të punës, duke e bërë fuqinë punëtore më fleksibël dhe duke shpresuar kështu të tërhiqen më shumë investime.

8 komente në “Deklarata gjermane rindez tensionet Kosovë-Shqipëri për Ballkanin e Hapur”

  1. millosh kopiliqi says:

    Hvalla brate Edi, ti si poshten shiptar, ti si nash, mi neqemo nikad zaboraviti, ti si spasio nama, dobiqesh spomenik u centru beograda. Smo trazhili do draqa a ti dajesh do korqe, izgubilli Smo qetiri rata, Hvalla tebi dobijemo dve drzhave bez rata…….
    Sveqan pozdrav od vash brata
    Vuqiq

  2. Taulant says:

    U nisem per ne Evrop e perfunduam ne Serbi .
    Vetem Kosova na erdhi ne ndihme dhe fiku zjarret ne Kukes.
    Nga Open-Ballkans nuk erdhi asnje as Serbia as Maqedonia per te na ndihmuar.

    1. Uran Marku says:

      o Taullan , edhe ne 1999 shume shtete thane do ndihmonin por vetem Shqiperia hapi kufijte dhe u strehuan 1000000 vellezer kosovare ….mos u trego trushpelare , po ste ndihmoi vellai sot , ti kush pret te ndihmoje ??? ik e futi nje plenc tani se ke bere komentin e shekullit …..pederast

      1. Ciao says:

        Uran Markr! Pse meresh me ate TAULANTIN,ai eshte gomar.

  3. Valbona says:

    Flm vellezer kosovar,por kete here nuk do marim mendje nga ju,se ajo mendje te con ne ngrenien e barit,ne e kemi provuar me Enver Hoxhen 45 vjet,provojeni dhe ju me aguridhen Kurti, inshalla ju del per hajer.

  4. gENTI says:

    Eshte llogjike qe vendet e BE-se te mbeshtesin c’do iniciative bashkpunimi mes vendeve te interesuara ne Ballkanin Perendimor pasi nje gje e tille rrit mundesine e perparimit te tyre drejt BE-se. Te gjitha vendet duhet te lene dyshimet dhe te kaluaren pas dhe ti bashkohen inisiatives per Ballkanin e Hapur e nese Serbia ka ndonje qellim te mbrapshte kjo do demtoje vetem ate ne rrugen drejt BE-se. Kam bindjen se edhe Bosnja,Kosova dhe Mali I ZI do ti bashkohen iniciatives se Tirane-Beograd-Shkup pasi te shohin rezultate pozitive prej saj. Qyqet qe vetem qajne dhe shohin zi bejne mire ta lene gjemen dhe te shohin c’do ndodhe. Me e keqja qe mund te ndodhe nga kjo iniciative do jete diskreditimi i Serbise ne arenen nderkombetare nese ka synime te mbrapshta gje te cilen nuk e mendoj. Nese ekonomia Serbe do kete me shume perfitime kjo eshte normale pasi eshte ekonomia me kompetitive dhe me afer evropes qendrore gje qe e favorizon. Por edhe Shqiperia do perfitoje si ne turizem ashtu edhe ne bujqesi pasi do eksportoje me shume drejt vendeve te nismes pasi prodhimet e para fillojne ketu te ne per arsye te klimes me te nxehte. Shqiperia duhet te pergatitet edhe me shume per tu bere me kompetitve ne menyre qe te perfitoje sa me shume nga ky bashkpunim i ndersjellte.

  5. Ilir says:

    Edi Rama aguridhja, qe rri tere diten ne facebook, nuk mund ta frenoje veten pa bere komente. Nese Kosova e gjykon qe nuk duhet te marre pjese ne nje forum, (dhe qe llogjikisht ka te drejte sepse duhet te afrohen ekonomite e Shqiperise me Kosoven para se te dyja bashke te afrohen me Serbine), perse duhet thelluar ndarja sa here qe nje rrogetar i BE hap gojen per te leshuar klishene e rradhes? Shqiperia dhe Kosova jane nje! Nese nuk perfiton Kosova, Shqiperia as qe duhet ta vazhdoje me kete bashkepunim.

    1. ca po thua says:

      E ke mbaruar filloren o torrollak?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje