“Schumacher ka mbijetuar vetëm falë gruas së tij”

12 Gusht 2021, 09:40Sport TEMA
“Schumacher ka mbijetuar vetëm falë gruas së tij”

Kanë kaluar 7 vite dhe 8 muaj që kur Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë me ski. Edhe sot, gjendja e tij shëndetësore mbahet shumë sekret nga familja, dhe vetëm Jean Todt, ish-shefi i Shumacher te Ferrari, hedh pak dritë mbi situatën herë pas here.

Në një intervistë për “Bild”, francezi nënvizoi se ish-piloti i Formula 1 ka mbijetuar vetëm falë bashkëshortes së tij, Corinna.

“Që nga dita e aksidentit, kam kaluar shumë kohë me Corinna. Është një grua e mrekullueshme dhe falë përkushtimit të saj dhe të mjekëve, Schumacher ka mbijetuar, edhe pse me pasoja. Për momentin, lufta është pikërisht kundër këtyre pasojave. Shpresojmë që situata të përmirësohet”, tha Todt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje