Tragjedia brenda familjes shqiptare në Itali, zbulohet mesazhi i babait për djalin: Mos u ngjit lart, nuk do të pëlqejë ajo që do të gjesh

14 Gusht 2021, 14:23Bota TEMA
Tragjedia brenda familjes shqiptare në Itali, zbulohet mesazhi i babait

Një krim makabër ka tronditur opinionin në Itali. Të enjten në mbrëmje, 56-vjeçari Shkelqim Bedeli, duke përfituar nga mungesa e tre fëmijëve, të cilët kishin shkuar për pushime, vendosi t’i jepte fund sherreve me bashkëshorten Shegushe Paeshti duke ia marrë jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në Cazzago San Martino në një provincë të Breshias.

“Mos u ngjit lart, nuk do të të pëlqejë ajo që do të gjesh”, ishte letra e fundit që i la të birit Shkëlqim Bedeli, autori i krimit makabër në Itali.

Para se të vriste veten, 56-vjeçari i la këtë mesazh djalit, i cili kishte shkuar me pushime dhe e kishte vendosur në një tabelë para se të hynte në apartament.

Shkëlqim Bedeli, 55-vjeç dhe Shegushe Paeshti, 55-vjeç, burrë e grua që kanë jetuar në Itali për gati 20 vjet u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre. Ishte një nga fëmijët e çiftit që kishte dhënë alarmin në polici, pasi prej ditësh nuk po mund të kontaktonte dot me prindërit e tij.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse që bënë të mundur hapjen e derës, burri, Shkëlqim Bedeli u gjet i varur te parmaku i shkallëve, ndërsa gruaja ishte e lidhur në kangjella, raportojnë mediet italiane.

Hetimet e mëvonshme, në bashkëpunim me SIS (Seksioni i Hetimeve Shkencore) dhe mjeku ligjor, të koordinuar nga prokurori Alessio Bernardi, dolën në konkluzionin se burri fillimisht e mbyti gruan e tij dhe më pas e lidhi atë në kangjella dhe menjëherë më pas vari veten.

Ai e lidhi veten me një litar në kangjella dhe më pas e la veten të lirë duke u hedhur nga ballkoni, kësisoj duke i dhënë fund jetës.

Në vendin e ngjarjes, karabinierët gjithashtu gjetën dy letra, të shkruara në kompjuter, njëra drejtuar fëmijëve dhe tjetra autoriteteve. Në ato pak rreshta Shkëlqim Bedeli kishte treguar për mosmarrëveshjet që e kishin shtyrë të bënte gjestin e çmendur: probleme në çift, ndoshta xhelozi.

Por gjithashtu nuk përjashtohet që ai të vuante nga depresioni, pasi humbi punën disa javë më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje