VIDEO: Rrëzohet në Turqi avioni i marrë nga Rusia për të fikur zjarret, asnjë i mbijetuar nga bordi

14 Gusht 2021, 16:39Bota TEMA
VIDEO: Rrëzohet në Turqi avioni i marrë nga Rusia për

 

 

 

 

 

 

 

Një avion tip “Beriev Be-200”  i cili ishte marrë me qira nga Rusia për të ndihmuar Turqinë për të shuar flakët është rrëzuar mesditën e sotme në Turqinë Jugore.

Deri më tani raportohet se nga bordi nuk ka asnjë të mbijetuar, pasi të gjithë 5 pilotët rusë dhe 3 zyrtarët turq kanë humbur jetën.

Pamjet që qarkullojnë në rrjet tregojnë një “perde” tymi të zi, e cila tregon me pamje të qartë gjithçka nga vendi i përplasjes.

Ndërsa një tjetër video, tregon momentin kur avioni fluturon shumë ulët dhe më pas zhduket pas njërës prej majave, ndërkohë që disa momente më pas nis tymi.

Sakaq, ushtria ruse ka dërguar një ekip hetuesish në Turqi për të ekzaminuar vendin e rrëzimit.

1 komente në “VIDEO: Rrëzohet në Turqi avioni i marrë nga Rusia për të fikur zjarret, asnjë i mbijetuar nga bordi”

  1. Neroni says:

    Rusia gjithmone e me shume ka te tilla aksidente ajrore dhe ne floten detare. Aksidente te tilla ka ngado, por ne Rusi po zene nje perqindje gjithe e me te madhe ne raport me numrin e udhetimeve apo misioneve te kryera. Duhen para per keto gjera, jo lloqet nacionaliste te Putinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje