FOTOT: Kjo është vila 12 milion euroshe ku po qëndron “i burgosur” bashkëshorti i Angela Martinit

15 Gusht 2021, 11:23Lifestyle TEMA

Bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini u arrestua disa ditë më parë në ishullin grek, Mykonos.

Më pas biznesmeni rumun, Drago Savulescu u la i lirë nga autoritetet greke pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali.

Mediat fqinje kanë zbuluar se ku po qëndron aktualisht Savulescu. Sipas Protothema biznesmeni ndodhet i “burgosur” në një parajsë tokësore, konkretisht në një vilë prej 12 milionë eurosh, me dalje në det dhe me nëntë dhoma gjumi, në zonën e Agios Lazaros, Mykonos.

I dënuar me 5.5 vjet burg për përfshirjen e tij në një skandal përvetësimi prej 114 milionë eurosh, ai u lirua disa ditë më parë me kushte kufizuese për të mos u larguar nga Mykonos derisa drejtësia të vendosë për ekstradimin e tij në Rumani.

2 komente në “FOTOT: Kjo është vila 12 milion euroshe ku po qëndron “i burgosur” bashkëshorti i Angela Martinit”

  1. popull matuf says:

    Hajduti bane qef me paret e vjedhuna ; po drejtesija rumune do ja tregoje vendin ; .

    1. luli says:

      po i qan hallin kaloresit se varen kembet ? do qajme dhe hallet e rumunve tani se hallet tona i kemi zgjidh ? 30 mij euro per termetin i dha gruja rumunit apo harrove ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje