Cili është vendi që prodhon më shumë patate në BE?

14 Gusht 2021, 20:30Lifestyle TEMA

Në 2020, në total në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian janë vjel 55.3 milionë tonë patate.

Gjermania ishte prodhuesja kryesore me 21.2% të totalit, e ndjekur nga Polonia me 16.4%. Më pas vijnë Franca (15.7%), Holanda (12.7) dhe Belgjika (7.2%).

Vetëm këto 5 vende bashkë përbëjnë afërsisht 75% të prodhimit total të patates në BE.

Përveç eksportimit dhe tregtisë për ushqim dhe farë, BE e përpunon pataten në katër lloje produkti; patate e ngrirë, patate e përpunuar, patate e thatë (patatina) dhe si niseshte.

Vlera totale e patateve të prodhuara gjatë vitit 2019 arriti në 9.1 miliardë euro ose sa 1.6% e prodhimit të të gjithë industrisë së ushqimit në BE.

2 komente në “Cili është vendi që prodhon më shumë patate në BE?”

  1. GazMir says:

    Ne dhe Maqedonin e Veriut na bëjnë bllok për konferenc ndërqevereitare se përse nuk eksportojm patate.

  2. vjeshta says:

    Kukësi ene Peshkopaja or taj!
    Se edhe banorët janë patate….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje