Ajo i tha “Të pëlqej”, ai udhëtoi 1046 kilometra për ta takuar

14 Gusht 2021, 09:37Lifestyle TEMA
Ajo i tha “Të pëlqej”, ai udhëtoi 1046 kilometra

Një histori moderne dashurie. Një çift i ri nga SHBA nisën një romancë të vrullshme nëpërmjet TikTok, e cila rezultoi në një udhëtim prej 1046 kilometrash për takimin e tyre të parë.

Vajza, Taylor Bier, 25 vjeç, po shihte një video në TikTok të Matt Bannon, 26, i cili po notonte dhe në komente kishte marrë shumë komplimente, kështu që ajo vendosi të provonte shansin.

Por ajo mori një përgjigje prej tij që rezultoi në një bisedë dhe meqenëse në fillim kishin dyshime se mos tjetri rezultonte mashtrues, folën fillimisht në Facetime.

Pas dy javësh, Matt vendosi të fluturonte nga Dallas, Teksas drejt Omahas në Nebraska për të realizuar takimin e parë me Taylor.

Takimi i parë ishte një skenë filmi: në aeroport dhe prej atje, romanca e tyre lulëzoi në një marrëdhënie në distancë, por të dy takohen çdo muaj. Taylor e ka dokumentuar të gjithë marrëdhënien e tyre në platformën nga ku nisi gjithçka: TikTok.

2 komente në “Ajo i tha “Të pëlqej”, ai udhëtoi 1046 kilometra për ta takuar”

  1. tarras says:

    wow,fantastike,po fantastike fare,fare-fare.

  2. Tema says:

    Ó tema keni ngelur pa lajme?? Si kjo histori do ket me qindra ose mijra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje