Korriku 2021 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në histori

14 Gusht 2021, 09:30Lifestyle TEMA

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, kanë konfirmuar shkencëtarët e qeverisë amerikane.

Temperatura globale e sipërfaqes së tokës dhe oqeanit muajin e kaluar ishte 0.9 gradë C më shumë se mesatarja e shekullit të 20-të prej 15.8 gradë Celcius, kur filloi regjistrimi modern 142 vjet më parë.

Kjo temperaturë mbi mesatare ka thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në korrik të vitit 2016, sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (Noaa).

“Korriku është zakonisht muaji më i ngrohtë në botë i vitit, por korriku 2021 e tejkaloi veten si korriku dhe muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

Ky rekord i ri thekson rrugën shqetësuese dhe përçarëse që ndryshimi i klimës ka vendosur për globin,” tha Rick Spinrad, administrator i Noaa.

Tani ka shumë të ngjarë që 2021-shi të renditet ndër 10 vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, sipas Noaa.

1 komente në “Korriku 2021 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në histori”

  1. shqiptar tirone says:

    Me disa korrigjime te vogla, sepse ne Ameriken e Veriut korriku ka qene muaji me i fresket ne krahasim me vitet e kaluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje