Studim: Gratë nuk pëlqejnë burra që kanë shumë shoqe, i duken më pak tërheqës

13 Gusht 2021, 21:30Lifestyle TEMA

Të kesh shumë shoqe femra mund t’i bëjë burrat më pak tërheqëse për gratë sepse ata të duken sikur kanë shumë opsione për të zgjedhur, ka pohuar një studim.

Kjo i bën burrat të duken si të vështirë për t’u “zënë” dhe 40% më pak tërheqës kanë argumentuar studiuesit nga Universiteti Monash i Australisë.

Për më tepër, burrat që tregojnë dhe mburren se kanë shumë shoqe, shihen si të mangët. Studimi u krye nga psikologët Ryan Anderson dhe Cagla Tekin nga Universiteti Monash në Melburn, Australi.

“Të thuash se dikush ka shumë shoqe femra mund të duket mburrëse,” tha Dr Anderson.

Ai shtoi se burrat që tregojnë se kanë shumë shoqe mund të duken se po e teprojnë, gjë që mund të nxisë ‘dyshim dhe/ose mosbesim’.

Në studimin e tyre, studiuesit zbuluan se burrat që kishin më shumë femra sesa meshkuj në rrjete sociale, ishin 40% më pak tërheqës sesa burrat të cilët nuk ishte dhënë informacion miqësie.

Ekipi zbuloi gjithashtu se të kesh më shumë miq meshkuj, i bën gratë më pak tërheqëse për burrat.

3 komente në “Studim: Gratë nuk pëlqejnë burra që kanë shumë shoqe, i duken më pak tërheqës”

  1. Elona says:

    Ja ke futur kot ..po kot fare eshte e kunderta

  2. 17nentori says:

    Nuk eshte 100% keshtu. Varet. Nga se do thuash ti?
    Nga vete tipi i burrit. Nese eshte i hallakatur mes shume grave atehere do bjere ne sy si i hallakatur dhe i veshtire per tu futur ne “brazde”. Vetekuptohet veshtiresia dhe grate do shofin opsione te tjera.
    Po te jete burri dervish vecse dhe ta vertise ashtu si duhet atehere dervishet me eksperience jane shume.. terheqes !!!

  3. Olsi says:

    17 nentori je figure?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje