Strehimi i afganëve në vend, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Detyrim njerëzor

16 Gusht 2021, 17:50Sociale TEMA

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e konsideroi detyrim njerëzor strehimin e afganëve që kanë mbështetur misionet e aleatëve dhe tani rrezikojnë jetën e tyre.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim për zhvillimet e fundit dhe përshkallëzimin e dhunës në Afganistan dhe bën thirrje për qetësi, si dhe për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore, nëpërmjet bisedimeve, të krizës aktuale.

Shqiptarët kanë kontribuar prej kohësh në kuadër të NATO-s për paqen dhe stabilitetin në vend.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e konsideron si një detyrim njerëzor ofrimin e strehimit të përkohshëm atyre afganëve që kanë mbështetur misionet e aleatëve dhe tani rrezikojnë jetën e tyre.

Duke mbështetur vendimin e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës për të ofruar strehim të sigurtë për qytetarët afganë që po braktisin vendin e tyre, i bëjmë thirrje që të veprojnë menjëherë dhe me një qasje transparente dhe të koordinuar me të gjithë aktorët në vendet përkatëse, për të respektuar detyrimet tona dhe mikpritjen e njohur shqiptare.

Një mik në të vërtetë është një mik në nevojë”, thuhet në deklaratë.

2 komente në “Strehimi i afganëve në vend, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Detyrim njerëzor”

  1. mahmut bardhoku says:

    Pse me i vendose vetem ne durres se u mbete qefi qyteteve tjera Un per veti me zi pres sa te vine se jane njerz te paqes Ata jane shum te kulturuar Ata na sjellin cilivizimin Ater jane edhe te bukur me i pa neper qytete

  2. Titi says:

    “Detyrim njerezor” per ato shtete qe deshen luften dhe kane mundesite materiale per ti mbajtur dhe jo per Shqiperine e varfer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje