Procesi ndaj Fatos Tushes, gjykata liron juristen e Bashkisë së Lushnjës

19 Gusht 2021, 13:26Politika TEMA

Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest shtëpie” për juristen e bashkisë së Lushnjes Blerta Turku. Kërkesa për ndryshime masës është bëre nga prokurorja e çështjes.

Blerta Turku u arrestua pas përgjimeve të SPAK, ku implikohej ish-kryetari Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe një sërë zyrtarësh të tjerë për “shpërdorim detyre” dhe favorizim në lëshimin e tenderave. Në qeli vijon të qëndrojë kryebashkiaku Fatos Tushe.

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe u arrestua në fillim të korrikut, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Tushe u arrestua gjatë një operacioni të ndërmarrë me urdhër të SPAK, ku në pranga ranë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët janë: Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela.

Këta të fundit akuzohen për veprat penale: “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Hetimi nga SPAK ka nisur 1 vit më parë për një tender të kanalizimeve me vlerë 24 milionë lekë, ku dyshohet se është abuzuar me fondet publike.

 

Hetimet për këtë dosje janë udhëhequr nga prokurorja Manjola Kajana.

Kush është Fatos Tushe?

Tushe ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, dega Makineri në vitin 1994 dhe më pas vazhdoi studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Tiranës, të cilat i përfundoi në vitin 2009.

Fatos Tushe para kandidimit për Bashkinë Lushnjë në 2011, ka shërbyer si deputet i Parlamentit për zonën e Fierit dhe si anëtar i Partisë Socialiste.

Ai ka qenë anëtar në Komisionin e Prodhimit, Tregtisë dhe Mjedisit, si dhe kryetar i bashkisë Lushnjë për vitet 2007–2009.

Pas vitit 2009, ai mori mandatin e deputetit, të cilin e mbajti deri në vitin 2011.

Më pas, ai dha dorëheqjen si deputet sepse kandidoi për bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet lokale të vitit 2011.

Më 31 dhjetor të vitit 2019, kryebashkiaku Tushe dhe sekretarja e tij mbetën të plagosur, pasi ish-shoferi i tij, Gëzim Saraçi i hodhi një granatë në zyrë.

Në atë kohë për kapjen e Gëzim Saraçit, policia vuri në dispozicion 1 milionë lekë për këdo që jepte informacion të vlefshëm.

1 komente në “Procesi ndaj Fatos Tushes, gjykata liron juristen e Bashkisë së Lushnjës”

  1. jamber says:

    koke madhe me pordhe shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje