Një spital në Toronto, Kanada mori vendimin për të pushuar nga puna çdo anëtar të stafit që nuk është vaksinuar plotësisht kundër Covid deri në fund të tetorit.
Grupi i rrjetit të kujdesit shëndetësor (UHN), i cili ka në pronësi Spitalin e Përgjithshëm të Torontos dhe Qendrën Onkologjike Margarita, tha se anëtarët e stafit që nuk ishin vaksinuar plotësisht deri me 8 tetor nuk do të paguheshin për dy javë.
Dhe nëse nuk vaksinohen deri në fund të muajit, ata do të pushohen nga puna. Disa kompani kanadeze e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin e punonjësve të tyre deri në vjeshtë, pasi vendi po përballet me rritje të rasteve që i atribuohen variantit Delta.
Qeveria federale njoftoi se vaksinimi kundër Covid do të ishte i detyrueshëm për të gjithë zyrtarët publike dhe punonjësit e tjerë.
Grupi i spitalit tha se kishte kontaktuar më shumë se 900 anëtarë të stafit të cilët nuk ishin njoftuar nëse ishin vaksinuar, duke shtuar se personeli duhet të marrë dozën e parë deri më 8 shtator.
Po keshtu mbi 600 punonjes se bashkise se Torontos duhet te vaksinohen nese duan te qendrojne ne pune.SSigurisht pjesa dermuese jane vaksinuar por ata qe nuk duan te vaksinohen do te hiqennga puna.