Lulzim Basha thirrje shqiptarëve: Përkuluni para sakrificës së viktimave që na shkaktoi diktatura komuniste e Enverit

23 Gusht 2021, 12:24Politika TEMA

Lulzim Basha vijon pushimet verore ku hera herës reagon për të përkujtuar ndonjë datë historike apo ndonjë festë.

Së fundmi ai është ndalur tek Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare.

Kreu i PD i ka bërë thirrje shqiptarëve të përkulen para sakrificës së viktimave që shkaktoi diktatura komuniste e Enver Hoxhës.

Postimi i plotë

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, nuk është vetëm një ditë kujtese por edhe reflektimi për një plagë kombëtare që vijon të sëmbojë, pasi Shqipëria ende nuk e ka tejkaluar. Kujtesa dhe nderimi për viktimat e regjimit më çnjerëzor në Europë, që mohoi liritë dhe të drejtat, dinjitetin njerëzor dhe besimin në Zot, duhet të shkojë krah për krah me vetëdijen se shumë mbetet për t’u bërë, që xhelatët të mbeten në atë krah të historisë që Europa mbarë u ka caktuar regjimeve gjakatare.

Sepse ai krah nuk ka qenë kurrë i duhuri dhe këtë e konfirmojnë 34,135 shqiptarët e burgosur dhe dënuar për arsye politike, 59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi, 7,022 prej të cilëve vdiqën prej trajtimit shatazarak, 984 të vdekur në burgjet e regjimit dhe 6,027 burra dhe gra, djem dhe vajza të ekzekutuar me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.

Ne shqiptarët kemi më shumë viktima se shumë kombe në botën demokratike për të përkujtuar. Ndaj ju ftoj të kujtojmë, të nderojmë dhe të përkulemi përpara sakrificës viktimave që na shkaktoi diktatura komuniste e Enver Hoxhës dhe të reflektojmë. Të reflektojmë dhe të nxjerrim mësime e forcë për të mos lejuar asnjë formë të autoritarizmit të na ndajë nga Europa, nga Perëndimi dhe nga liria.

Qoftë i paharruar kujtimi i shqiptarëve që e paguan me jetën e tyre instalimin dhe pushtetin absolut të rregjimit komunist! #BlackRibbonDay

18 komente në “Lulzim Basha thirrje shqiptarëve: Përkuluni para sakrificës së viktimave që na shkaktoi diktatura komuniste e Enverit”

  1. k says:

    Ja ke treguar këtë muhabet sekretarit të partise të organizatës bazë të spitalit? Ose më qartë padronit tënd ?

    1. Lym Kepi says:

      Sipas kesaj logjike, ne kohen e komunizmit fajn e ka sistemi; ndersa ne kohen e kapitalizmit fajine e ka viktima.

  2. Jimi says:

    O kungull mos te mbifte fara, ngado shkoj me del perpara !

  3. Taulant says:

    Po per mijra viktima te vitit te çmendur 1997, 26 viktimat e Gerdecit dhe 4 viktimat e “21 Janarit”, per te ndjerin Remzi Hoxha, te ndjerin Kosta Trebicka, nuk te vajti mendja te thuash ndonje fjale o bastard i Xhelalit, dhe bir i antinjeriut Sali?

    1. ben says:

      Taulant-nuk e di, por disa here komentet tuaja jane brilante.
      Ky miku eshte si puna e hajdutit qe bertiste “kapeni hajdutin” …

  4. Eno says:

    Po pse nuk numëron edhe viktimat, të ngujuarit, lëvizurit për hakmarje, të zhdukurit dhe të vdekurit politik, viktimat e drogës etj të këtyre 30 viteve? Iku ajo kohë, fol për tuajën.

  5. spata says:

    O debil nuk te takon ty te flasesh per baben.Genjeshtra i ka kembet e shkurtra qe nuk te con ne kartiken qe enderron.Ju bashke me Ramen jeni mbetje te padobishme qe la Enveri.

  6. nn says:

    po ne “Diten Europiane te Perkujtimit te Viktimave te rregimeve Post totalitare dhe autoritare” cfare do te thoni Z. Lulush?

    se kete periudhe ju e njihni me mire, nuk e keni me te treguar / perkundrazi, ndonjehere keni qene edhe protagonist

  7. Bardha says:

    Ketij lulit i paska dale gjumi

  8. Une them te merremi jo vetem me komunizmin, por te ecim prapa ne histori deri andej nga koha e Skenderbeut?! says:

    Po mendoja mos lexoja ndonje mesazh te mçefët te ketij trangulli, por asgje te re nuk kemi prape nga fronti i perendimit.

  9. Loni says:

    Ik mor rrote k…, krimineli Sali Berisha ka bere me shume krime se komunizmi…

  10. biks says:

    Ne radhe te pare duhet te perkuleni per viketimat we ka shkaketuar psttia jote, ti dhe Sali non grata se dihet qe ai regjim te tilla ligje kishte.

  11. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Te prkulemi para viktimave te sali komunistit qe shkaktoi kur ishte sekrekar ppsh dhe vazhdoi te shkaktoi viktima e pas 90 tes.
    Edhe zhelali jot thone se ishte komunist i flakte.

  12. nn says:

    upssss se harrova

    mos u perkul shume ore, se nuk i dihet ke ke mbrapa

  13. LABI says:

    GJYSHI YT BIOLOGJIK BERI KRIME , ashtu si beri babai yt shpirteror .TE te them kungull nuk je se kungulli nuk vlen 5 grosh ,kurse ti je i krimbur me mikiona euro.PD partia e banditeve me te medhenj te historise shqiptare

  14. Kuçioti says:

    Lulushi te haje ate qe nuk hahet baca Verit,ai vrau,qe gabim,por vrau ne baz te ligjeve te kohes,mua qen gabim,por u zbatua ligji pike me pike
    Po te rrespektoje ligjet ste prelte mjeri me dore.kurse lulushka nuk tjot asnje fjsle per 4 te vdekurot e 21 jsnsrit,:per 4000 te vdekurit e 1997,per te vtstet e tropojes,hasmerit me gjithe shqiperine,per vrasjet e pazareve te pisza te droges,per te zhdukurit ne vlore per fisin e haklajve,per Remzi Hoxhen,per kosza Trebicken per vrasjet e gerdecit per vdekjen e Gramoz Pashkos,per vdekjen e dritan Priftit,:per 100 femike te ngukuar nga frika e hakmarjes,e lulushka do te bej politik me Enver Hoxhe.E keni bere kete shwiperi.me m….. sec ishte.E vodhe lulush e vrst lulush e degjemerust kete popull lulush,moralim ja cuat ne fumd te kembeve lulush. TURP TURP TURP
    LULUSH.

  15. rexha 10 says:

    E KEMIRE MORE LULUSHKA ME BIKIN,SE PO TE ISHTE AKOMA GJALLE AI , EDHE TI ME KRYETARIN TENDE ,PAMVARSISHTE SE ISHIT ME TESEREN E PKSH DO TE SHKONIT PER LESHE PER ATO VEPRIMTARI SHKATERRUSE TE VENDIT ,DHE VJEDHJEN E PARAVE PUBLIKE.VETEM KJO ESHTE NDRYSHIMI I ASAJE TE DJESHEMES ME TE SOTEMEN.MEGJITHATE C’FARE KE NGRENE ,DO TA VJELLESH NDONJE DITE.ME E MIRA ESHTE QE TE MOSE MERRESH ME TE VDEKURIT ,SEPSE GJYNAHET QE BERI I MORI ME VEHTE,PORE SHIKO TE VRARET E TU ,QE EDHE SOTE TE KESAJE DITE NUKE PO GJENDEN KUFOMAT PER TI VENDOSUR NEN DHE,QE TE GJEJNE PAKE QETESI.

  16. shqip says:

    O [email protected] me zile , treçereku i atyre që thua se kanë qenë dënuar për politikë nuk dinin as të lexonin. E dimë të gjithë që janë bere edhe faje të rënda nga regjimi. Lufta e klasave psh ishte një absurditet më vete. Por në pjesën dërrmuese të dënimeve ligji I përmbahej kushtetutës. E thashë më lart. Një kontingjent të dënuarish as e kishin haberin e politikës. Ziheshin, shanin, por nuk mund të thuash qe ishin disidentë. Disident “m’xu nota jasht per ni viq”. Jo se kishte edhe nga këta . Këto tema janë thënë e stërthënë njëmijë herë. Jam kurioz të dij nr e viktimave nga 90 e këtej. Jam shumë kurioz të dij nr e të dënuarve në Shqipëri dhe jashtë vendit. Por jam shumë kurioz të dij gjithashtu sa procese i kanë dhënë të drejtë vrasësit, hajdutit, shkelësit . Me shumë gjasa këto shifra të fusin datën. Kam frikë se shqiptarë që s’e kanë ngjyer gishtin janë një minorance . “Më pëlqen shumë” ajo sekuenca me Saliun, gjatë një banketi. Duke ngrënë një copë mish, ngre një si urim : hajt gëzuer. Po gëzuar. Me gëzim po shkoj në punë. Dhe kur këto shifra ti vë përpara Luli , mendja te thotë : pse kaq pak të dënuar. Më shumë të kishte , sidomos të species homosalius .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje