Ambasada ruse në Tiranë i është përgjigjur Ammbasadës amerikane, lidhur me apelin e djeshëm për lirimin e Alexei Navalny nga burgu.
“Blogeri Aleksej Navalni nuk është aspak lider i opozitës, nuk përfaqëson asnjë parti politike dhe nuk shërben si “pasqyrë” që reflekton aspiratat e popullit shumëkombësh të Rusisë”, shkruan Ambasada ruse në Facebook.
Kujtojmë se Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar dje përmes një postimi, 1-vjetorin e helmimit të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili aktualisht ndodhet në burg në Rusi.
Në njoftimin publik, Ambasada amerikane i bëri thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë shefin e opozitës ruse, si dhe të gjithë ata, të cilët mbahen padrejtësisht në qeli si të burgosur politikë.
Postimi i Ambasadës ruse në Tiranë:
Në lidhje me informacionin, e postuar në faqen “Facebook” të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë më datë 23 gusht të këtij viti, për blogerin rus Aleksej Navalni dhe thirrjen në adresë të qeverisë ruse për të liruar menjëherë të ashtuquajturin “luftëtarin e lirisë” nga burgu, do të donim të përcillnim për publikun shqiptar sa më poshtë.
Blogeri Aleksej Navalni nuk është aspak lider i opozitës, nuk përfaqëson asnjë parti politike dhe nuk shërben si “pasqyrë” që reflekton aspiratat e popullit shumëkombësh të Rusisë. Dëshira e pangopur e A.Navalnit për të shëtitur gjyqeve, përfshirë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, quhet hapur prej tij formë përfitimi, rrogë. Dhënja e vendimeve politike nga Gjykata në favor të tij është bërë si me konvejer.
Kujtojmë se më datë 30 dhjetor 2014 Gjykata Zamoskvoretski në Moskë, pasi shqyrtoi çështjen “Yves Rocher”, i shpalli vëllezërit Navalni fajtorë për mashtrim – krim i dënueshëm penalisht dhe dënoi me kusht Aleksej Navalnin për 3,5 vjet, ndërsa dënoi me 3,5 vjet burgim në koloni të regjimit të përgjithshëm vëllain e tij, Oleg Navalnin. Në janar të vitit 2021, pas kthimit nga Gjermania në Rusi, shtetasi rus A.Navalni u arrestua nga policia “për shkelje të shumta të afatit të provës” për të njëjtën çështje – “Yves Rocher”. Më datë 2 shkurt 2021 Gjykata Simonovski në Moskë ktheu dënimin me kusht në burgim (aktualisht ai shlyen dënimin në koloninë Pokrovskaja, rrethi i Vladimirit). Siç thuhet, «dura lex sed lex» …
Vendet e Perëndimit, përfshirë SHBA-të, vazhdojnë t’i japin A.Navalnit një mbështetje të pamatur para së gjithash për të lëkundur dhe ndërlikuar situatën e brendshme politike në Rusi. Në vrullin e fushatës së nisur prej tyre, gënjeshtra të hapura po përdoren kundër autoriteteve ruse, përfshirë provokimin e organizuar nga shërbimet speciale perëndimore lidhur me helmimin e supozuar të Navalnit me lëndën e ashtuquajtur “Noviçok”. E gjithë kjo është për të ardhur keq dhe duket e pashpresë, dëshmon për paaftësinë e tyre për të hequr dorë nga harbutëria arrogante dhe mosdëshira për të pranuar realitetin, duke e ditur që më parë se është e kotë të ushtrosh presion mbi Rusinë, pasi përgjigja e saj, si gjithmonë, do të jetë e rreptë, por adekuate.
Amerikanet u kerkojne ruseve te lirojne Alexei Navalny nderkohe qe mbi 500 pjesemarres ne protesten e 6 Janarit mbahen ne burg ne Washington DC ne izolim te plote. Akuza ligjore: Trespassing.
Engie-mos e hap fare ate muhabet se vjen ere pisllek. Ata 500 e te tjere si puna e tyre bene grusht shteti dhe kete e pame te gjithe live, se si pushtoheshin zyrat e Kongresit Amerikan dhe te ligjvenesve amerikane. KEto pamje jane te denja per cdo shtet tjeter, por aspak per vendin me demokratik ne bote.
Ajo qe drejtesia amerikane nuk po ben, eshte qe te dergoje mbrapa hekurave ate qe i frymezoi falangat e idjoteve, ish presidentin Donald Trump-in.
Ben, asnje nga ata nuk eshte “charged” per grusht shteti apo sic thote CNN per “insurrection”. Popullsia e Amerikes eshte 330 milione banore. Te quash idiote 76 milione votues te Trump tregon qe je arrogant. Kerkesat e tyre ishin politike : auditimi i zgjedhjeve. Vete FBI konkludoi se ekziston “scant” evidence qe ngjarjet ne Capitol ishin te koordinuara.
E psa duhet ta lirojne ate sharlatan dhe hajdut?
Pse eshte bythelepires i Perendimit dhe USA-s? Pse eshte hajdut?
Apo pse eshte lider i nje opozite fantazme i financuar me paret e CIA-s apo SOROS? Sa perqind e popullit rus e perkrah kete sharlatan?
Me pak se 1%.
Pse nuk liron USA demostruesit e 6 Janarit? Dhe ata opozitare ishin dhe kerkonin drejtesi per zgjedhjet e vjedhura?
Ka marre fund eksportimi i demokracise. Jane popujt ata qe vendosin per qeverisjen e tyre.
Eshte groteske kjo thirrje e Ambasades Amerikane drejtuar Qeverise ruse.
Bota sot, i detyrohet nje mirenjohje te madhe politikes qe ndjek Qeveria ruse.