Von der Leyen: BE do të ofrojë mbi 200 milionë euro ndihmë humanitare për Afganistanin

24 Gusht 2021, 15:33Bota TEMA

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen bën të ditur se BE do të rrisë ndihmën humanitare për Afganistanin në më shumë se 200 milionë euro.

Me anë të një shënimi në Twitter, Von der Leyen tha se ky vendim do të bëhet zyrtar ne samitin e sotëm të G7.

“Në Samitin e sotëm të G7, unë do të njoftoj një rritje të ndihmës humanitare për afganët, brenda dhe jashtë vendit, nga buxheti evropian, nga 50 milionë euro në mbi 200 milionë euro.

Kjo ndihmë humanitare po i shtohet kontributeve të Shteteve Anëtare në ndihmë për njerëzit e Afganistanit,” shkroi ajo.

1 komente në “Von der Leyen: BE do të ofrojë mbi 200 milionë euro ndihmë humanitare për Afganistanin”

  1. Dyli says:

    $ 200 million ne ndihme te Telebaneve atyre qe kane 20 vjet qe luftojne kunder NATOS qe shpezoi me teper se $ 2 TRILLION ne Afganistan . Domethene sipas kesaj, SHARIA LAW eshte tani dhe politike zyrtare e EU, inkluzivitet komplet apo jo ? Mos harro ti ftosh dhe ne G7 talebanet.

    Cfare ndodhi me te drejtat e grave, apo do te mbulohen dhe ne EU per solidaritet me talebanet ? Ku mendon se do te shkojne ato para Z. Ursula kur presidenti qe ishte nen hunden e NATOS u largua me 2-3 makina me para ?

    Shume e avancuar LIBTARDE e vertete, burokraci, papergjegjshmeri dhe paaftesi e frikshme, duket qe EU e ka jeten e gjate me keta VIZIONARE…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje