Shifra e çmendur që ka harxhuar Juventusi këto tri vite për Ronaldon, portugezi ndryshon destinacion: Shkon në Manchester, por tek United

27 Gusht 2021, 17:45Sport TEMA

115 milionë euro për blerjen dhe 54 milionë euro pagë bruto. Në total, 261 milionë euro i ka kushtuar Juventusit Cristiano Ronaldo në 3 sezonet e tij si bardhezi.

Kjo shifër është përkthyer në 101 gola në 134 ndeshje nga sulmuesi portugez, që sollën 5 tituj në Itali, por jo atë për të cilën CR7 la Realin e Madridit: fitorja e Champions League.

Tre vite më parë u prit si “blerja e shekullit”, por sot, ndoshta edhe Juventusi e ka kuptuar që në nivel ekonomik, ky operacion ishte një bast i panevojshëm.

Cristiano Ronaldo i dha fund aventurës te Juventusi paraditen e së premtes. Ylli portugez u paraqit në qendrën stërvitore të bardhezinjve, ku takoi shokët e ekipit. Pak orë më pas, ai u pikas në aeroport, për të nisur udhëtimin me “charter” privat drejt Anglisë, aty ku tashmë e pret Manchester United.

Edhe pse Manchester City dukej destinacioni i mundshëm, “Djajtë e Kuq” kanë kaluar në avantazh për 36-vjeçarin.

United parakalon City-n

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund aventurës te Juventusi. Paraditen e së premtes, ylli portugez u paraqit në qendrën stërvitore të bardhezinjve, ku takoi shokët e ekipit. Pak orë më pas, ai u pikas në aeroport, për të nisur udhëtimin me “charter” privat drejt Anglisë, aty ku tashmë e pret Manchester United.

Edhe pse Manchester City dukej destinacioni i mundshëm, “Djajtë e Kuq” kanë kaluar në avantazh për 36-vjeçarin.

Madje, me transferimin që rrezikonte të shndërrohej në ankand, Citizens vendosën të tërhiqen.

Pas këtyre ngjarjeve, Massimiliano Allegri doli në konferencë për shtyp. Trajneri i Juventusit konfirmoi se Cristiano Ronaldo i kishte thënë se nuk do të luante më për bardhezinjtë dhe për këtë arsye nuk e grumbulloi për ndeshjen me Empolin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje