“Nuk ka të ardhme të Europës pa Ballkanin”, Rama: Mos përmendni më faktorë të tretë, është qesharake

1 Shtator 2021, 18:34Politika TEMA

Edhe njëherë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, kryeministri Edi Rama bëri deklarata të forta përsa i përket procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë kërkoi të hiqet dorë nga shprehje se negociatat u bllokuan nga faktorë të tretë dhe shpreh se nuk ka të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi këtu për të luftuar. Ne nuk po kërkojmë licencë për të qenë europianë. Ne jemi europianë çfarëdo të mendojnë njerëzit e BE. Ne jemi europianë dhe sinqerisht i jam mirënjohës kryeministrit se në këtë diskutim për të ardhmen e Europës, ne u ftuam.

Natyrisht është një takim anësor. Është shumë dramatike dhe qesharake të shohësh BE të angazhohet në diskutime për të ardhmen e Europës dhe ne nuk ftohemi.

Të paktën, për mirësjellje të ndryshojnë emrin dhe ta bëjnë ardhmja e Bashkimit Europian sepse nëse është e ardhmja e Europës, ne jemi Europë.

Nuk ka asnjë të ardhme të Europës pa Ballkanin perëndimor brenda BE. NËse BE do të vazhdojë kështu nuk do të jetë mirë për ne por do të jetë dhe më keq për vetë Unionin. Mos përmendni më faktorët e tretë se është shumë qesharake”, tha Rama.

6 komente në ““Nuk ka të ardhme të Europës pa Ballkanin”, Rama: Mos përmendni më faktorë të tretë, është qesharake”

  1. ben says:

    Rama mund te kete shume te keqia, por te gjithe ne shqiptaret duhet ti heqim kapelen per ate qe ngre zerin dhe ja perplas my ne fytyre hipokrizine e BE-se. Eshte i pari dhe i vetmi udheheqes i ndonje shteti Ballkanik qe i thote gjerat pa doreza.

  2. Demokracia says:

    Shyqyr qe po u thote gjerat TROC! BE e ka te qarte qe procesi i integrimit eshte i pashmangshem, ne konceptin gjeopolitik, por si perhere do identiteti si “Kurva e vjeter” nuk e le rehat, do ta luaj nga te gjitha anet per perfitimet maksimale individuale.

  3. faro says:

    Shumë dakord me “ben” – in
    Europes I mungon sinqeriteti. Rama është I VETMI që GUXON e ia plas mu në SY.

  4. Sander says:

    Lere se esht bere si polic trafiku.

  5. Benet Beci says:

    Ë më të lumtë grika shoku Edver ! I bëre imperialistët dhè revizinostët e Evropit pilaf koreje I bëre. Dridhen kur e merr fjalën ti o fanar nëntoke ! U mbush salla me panolini te dhjerosura nga frika jote o gjigant fare kungulli. Kam frikë se do na e marrin amerikanët shokun Edver. Tani qe Biden fle edhe diten. Mos o zot na dëno kështu.
    Edver Edver I ke llapat me sheqer !!

  6. betixho says:

    FORCA JUSTINIANI YNE! TEODOSI E NDAU POR JUSTINIANI I MADH E BASHKOI.TE KA ARDHUR RADHA TY.FORCA TRGOJU SE KUSH JEMI.NE JEMI ATA,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje