Vajzat e Vllaznisë mposhten në ndeshjen e parë nga Juventusi, kualifikimi vendoset në Torino

1 Shtator 2021, 21:00Sport TEMA

Skuadra e femrave të Vllaznisë është mposhtur 2-0 nga Juventusi në ndeshjen e parë të vlefshme për play off-in e Champions League.

Skuadra italiane zhvilloi një pjesë të parë shumë më të mirë se vajzat shkodrane, duke arritur të shënojë edhe dy gola.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, Vllaznia u “zgjua” duke  menduar më shumë për sulmin, ku nuk munguan dhe rastet. Për tu shënuar ishte mundësia e artë e shpërdoruar nga Halili, e cila goditi mbi traversë teksa ishte pak metra larg nga porta.

Megjithatë, tashmë janë për t’u luajtur edhe 90 minuta në Torino, ku do të mësohet edhe skuadra që do të luajë në grupet e Champions League.

1 komente në “Vajzat e Vllaznisë mposhten në ndeshjen e parë nga Juventusi, kualifikimi vendoset në Torino”

  1. Nje mergimtar says:

    Kush na thote se kualifikimi vendoset ne Torino duhet te jete shakaxhi i madh.Edhe te kish “fituar” Vllaznia ne Torino do te vendosej kualifikimi.Ai u vendos qe dje ne Shkoder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje