Anëtari i “The Beatles” pranon fajin, ish-luftëtari britanik i ISIS preu kokat e pengjeve amerikane

3 Shtator 2021, 22:00Bota TEMA

Një ish luftëtar i Shtetit Islamik nga Britania ka pranuar fajin në një gjykatë të Shteteve të Bashkuara për vrasjen e 4 pengjeve amerikanë.

Aleksanda Kotej, akuzohet për pjesëmarrje në një celulë të ISIS të quajtur “The Beatles”, e cila u përfshi në pengmarrje në Irak dhe Siri.

Kjo celulë terroriste është përgjegjëse dhe për prerjen e kokave të një numri pengjesh nga perëndimi dhe Japonia.

37-vjeçari Kotej pranoi fajin për të tetë akuzat dhe mund ta kalojë të gjithë pjesë e mbetur të jetës në burg. Pjesë e procesit gjyqësor është edhe një anëtar tjetër i celulës “The Beatles”, 32-vjeçari El Shafee Elsheikh.

Ky i fundit akuzohet mes tjerash për vrasjen dy britanikëve që po dërgonin ndihma në Siri dhe Irak si dhe të dy shtetasve nga Japonia.

1 komente në “Anëtari i “The Beatles” pranon fajin, ish-luftëtari britanik i ISIS preu kokat e pengjeve amerikane”

  1. totololi says:

    Po pse “faj” eshte ajo qe ka bere ai o koqe gazetar. Eshte krim. Po ne Shqiperi krimet i trajtojne si faje. Debil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje