Ditën e sotme në nyjën “Shqiponja” është bërë e mundur hapja e tunelit numër 5, që do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve në hyrje të Tiranës.
Gjatë fjalës së saj, teksa ka inspektuar nga afër kantierin nga afër, Ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku tha se kjo lëvizje e trafikut do të jetë definitive.
“Rrjedha e trafikut që do kemi sot është ajo që do të jetë edhe në përfundim. I kërkojmë qytetarëve që në fillimet e këtij trafiku definitiv duhet të jenë të kujdesshëm për t’u shpërndarë në zonat që duan të shkojnë”, u shpreh Balluku.
Ndërsa inxhinieri i ndërtimit shpjegoi se tuneli numër 5 do bëjë të mundur qarkullimin e makinave që vijnë nga Durrësi dhe më pas do futen për në Astir.
Kurse tuneli numër 3 që deri më sot është përdorur për t’u futur në zonën e Astirit do të kthehet si rrugë dalje nga zona e Astirit, pra do shërbejë në kah të kundërt me tunelin numër 5.
Ndërsa tuneli numër 2 dhe numër 4 do të shërbejnë për hyrje dhe dalje nga zona veriore e Tiranës dhe është vazhdimi i Unazës së Madhe që do bëhet.
E qarte.
Vini Tabelat te Medha te sakta ,
sa Km larg eshte Durres-Astir – ne cilin drejtim e ku kthehesh ,
etj etj cdo 5km nji Tabel qe tregon Distancen ne Km ne vendendodhjes deri ne Astir
si i ka Bota dhe eshte fare e thjeshte per cdo shofer te orinetohet .
Apo e keni bo si Bajpoasin e Vlores qe i kishit ven idiotet e ndertimit te Rrugeve ,vetem nji Tabel
ne Dhermi -Tirane dhe asnji lloj Tabele tjeter se ku kthehesh per ne Vlore
sa km eshte kthesa per ne Vlore etj .Vetem dretimi per ne Titane ?
Kur do mesojne re bejne nji rruge te sakte kta Nastradina Ndertues Rrugesh more aman