Autoritetet shëndetësore në Kosovë konfirmuan 21 viktima nga koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa u regjistruan dhe 1.278 persona të infektuar pas testimit të 10.609 mostrave.
Mjekët kanë konfirmuar si të shëruar nga COVID-19 edhe 1.248 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140. Raste aktive janë 26.534.
Bëhet e ditur gjithashtu se në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës.
Ndërsa, deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.