Shkelën masat anti-COVID, policia ndërpret dasmën, gjobitet i zoti i shtëpisë

4 Shtator 2021, 21:20Rajoni TEMA

Numri i lartë i rasteve të reja me COVID në Kosovë, nuk ka ndikuar në organizimin e dasmave me shumë të ftuar në ambiente të mbyllura.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë ditën e sotme në një dasmë që po mbahej në fshatin Radac të Pejës.

Policia ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se pronarit i është vendosur një gjobë prej 2000 eurosh ndërkohë që organizatori i dasmës është gjobitur me 200 euro.

Gazeta Express raporton se dasmorët janë larguar menjëherë nga lokali.

1 komente në “Shkelën masat anti-COVID, policia ndërpret dasmën, gjobitet i zoti i shtëpisë”

  1. Fshatari i varfere says:

    Do vije nje dite qe edhe te flesh me gruan do jete e ndaluar sepse thyen masat unticovid, qe eshte distanca. Ky eshte vetem fillimi i diktatures. Nje lloje si Enveri me 1950 qe asnje se njihte , por me 1970, 3 miljon njerezve u dridheshin kembet nqs se s’zbatonin ligjet e Diktatures se Proletariatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje