Shqipëria luan sot ndaj Hungarisë, synohet fitorja pas disfatës së thellë me Poloninë

5 Shtator 2021, 10:35Sport TEMA

Humbja në Varshavë ndaj Polonisë “djeg” ende për mënyrën si erdhi, pasi u pësuan katër gola në një nga ndeshjet më të mira të Shqipërisë, megjithatë futbolli të jep mundësinë të kalosh gjithçka shumë shpejt, pasi kuqezinjtë do të kenë mundësi ta kthejnë zhgënjimin në forcë dhe të provojnë të fshijnë gjithçka pasditen e sotme në “Elbasan Arena”, ku do të presin Hungarinë.

Përballja e sotme merr një rëndësi akoma më të madhe për kuqezinjtë, pasi për të luajtur deri në fund shanset për një vend në Katar 2022, vlen vetëm fitorja në “Elbasan Arena”, një stadium fatsjellës për Kombëtaren Shqiptare që humbjen e fundit aty e ka regjistruar në mars të 2017-ës ndaj Bosnjës dhe më pas numëron 5 fitore e një barazim.

Krahas katër golave të pësuar, transferta polake i “dogji” trajnerit Reja edhe tre nga kartat që ai i përdor thuajse gjithmonë nga minuta e parë, pasi do të ndjekin ndeshjen nga tribuna emra si Elseid Hysaj, Rey Manaj e Keidi Bare, të cilët me ndëshkimin në Varshavë, plotësuan numrin e kartonëve të verdhë dhe do të vuajnë pezullimin.

Megjithatë për sfidën ndaj Hungarisë trajneri Edi Reja duket se e ka ndarë mendjen mbi formacionin që do të hedhë në fushë, pasi ashtu siç pritej, vendin e Keidi Bares në mesfushë do ta marrë “blerja” më e re e kuqezinjve, Nedim Bajrami, i cili pasi fitoi të drejtën të veshë fanellën e Kombëtares Shqiptare, tani është gati të japë kontributin e tij në fushë.

Dilema ka pasur për krahun e djathtë, ku kandidatë për një fanellë titullari ishin Doka dhe Roshi, por trajneri Reja ka zgjedhur t’i besojë eksperiencës dhe shpejtësisë së fierakut nga minuta e parë, qoftë edhe për faktin se do të synojë fitoren dhe futbollisti i Boluspor në Turqi ofron diçka më tepër në fazën sulmuese të lojës.

Në sulm, vendin e Rey Manajt të pezulluar, do ta marrë Myrto Uzuni, një futbollist që po bën shumë mirë te Ferencvaros në Hungari dhe është ndoshta futbollisti që njeh më mirë kundërshtarin, duke qenë se disa prej tyre i ka shokë skuadre dhe disa të tjerë i ka hasur si kundërshtarë në kampionatin hungarez.

Dilema e vetme e trajnerit Reja quhet Sokol Cikalleshi dhe lidhet me gjendjen fizike të këtij të fundit. Bomberi kavajas shënoi golin e vetëm në Varshavë dhe shihej si titullar në këtë takim, por një shqetësim në gju ka bërë që të jetë në dyshim, teksa vendimi final do të merret vetëm para startit të ndeshjes.

Emri favorit për të marrë vendin e Cikalleshit nëse nuk ia del, është Bekim Balaj, ndërsa pjesa tjetër e formacionit do të jetë e njëjtë si me ndeshjen në Poloni, ku Berisha do të mbrojë portën, Ismajli, Kumbulla e Gjimshiti do të rreshtohen në prapavijë dhe Gjasula, Abrashi e Trashi do të kompletojnë mesfushën.

Futbollistët e dy skuadrave do të zbresin në fushë në orën 18:00, por emocionet në ekranin e Supersport 2 nisin 60 minuta më herët me emisionin “Kuqezi”, që do të përcjellë atmosferën në “Elbasan Arena”, intervista ekskluzive, analiza e parashikime për sfidën.

3 komente në “Shqipëria luan sot ndaj Hungarisë, synohet fitorja pas disfatës së thellë me Poloninë”

  1. Ruajtsi i patave says:

    Kta shqiptart mburren shum para neshjes….hajn qafen e pates….dhe s bzajn pas neshjes…..por,fillojn e mburren prap para neshjes tjeter…per me honger qafpaten perseri…..per me u mburr perseri….e kshtu me rradh…..ha qaf pate e mburru….ha e pordhno…
    Dalngadal po pelqejn noçken e elefandit afrikan….

  2. BUJAR KANAPARI says:

    Humbja ne Poloni i faturohet vetem trajnerit per skemen e gabuar qe praktikon.
    Skema 3- 5- 2, nuk eshte per skuadra mesatare ose te vogla.
    Me kete skeme, fiton gjithmone skuadra qe eshte me e forte ne leter ose renditjen boterore. Nuk mund te kete surpriza me kete skeme, ku skuadra me e forte te humas ndaj me te vogles. Eshte nje dore qe trajneri ja jep skuadres me te forte.
    Ne qofte se Reja, beson se me kete skeme ja del perballe Frances, Spanjes, Anglise, Italise, Belgjikes etj, le te vazhdoje.
    Gjithmone mbrojtja me 4 lojtare, i jep mundesi skuadrave me te vogla, te marrin pike edhe kunder me te forteve.
    Edhe skem 4-3-3, eshte me pak e rrezikshme se 3-5-2, sepse 2 sulmuesit e krahut, ne fazen mbrojtese kthehen.
    Skema 3-5-2, e lodh skuadren dhe e nxjerre ne fushe te mejdanit, ku me e forta favorizohet.
    Trajneret duhet te jene shume te arsimuar, nuk eshte pune eksperience, duhet te njohi mire ligjet matematikore, analizen.
    Shqipria mund te luaj me cdo skeme me 4 mbrojtes; 4-4-2, 4-5-1, 4-4-1-1, sic thashe, edhe 4-3-3 pranohet.

    Te vjen neveri, kur degjoj trajnere dhe gazetare qe shprehen se skema nuk eshte percaktuese, po qe se skuadra e realizon.
    Nuk eshte aspak e vertete.
    A mund te luante Dinamo ne kohen e Pernaskes vetem me Pernasken ne sulm dhe te linte Bllgjinin dhe Zerin ne stol?
    Edhe ne formen me te mire, Rroshi qendronte ne stol per shkak te skemes.

  3. BUJAR KANAPARI says:

    Levanovski beri qejf, duke kapur zonat e lira mbrapa dhe trajneri nuk nderhyri, ishte pikerisht skema 3-5-2 qe e favorizonte.
    Nje lojtare i kompletuar qe kap zonat e lira mbrapa, behet shume i rrezikshem.
    Me De Biazin, Levandovski do te kishte nje rendiment pak me te ulet.
    Polonia nuk e meritonte fitoren.
    Reja dhe gjyqtari italian, ndikuan ne humbjen e thelle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje