Dueli ndaj Hungarisë, Edi Reja: Pres shumë nga skuadra, të rikuperojmë humbjen

4 Shtator 2021, 13:35Sport TEMA

Në prag të përballjes mes Shqipërisë dhe Hungarisë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja mbajti një konferencë për shtyp në krah të kapitenit Berisha ku foli rreth sfidave që na presin në këtë ndeshje.

Reja është ndalur edhe tek humbja që Kombëtarja pësoi kundër Polonisë, ndërsa ka thënë se duhet të rikuperojmë kundër Hungarisë.

Reja ka theksuar se pret një ndeshje të mirë nga skuadra “Kuq e Zi” në përballjen me Hungarinë.

”Kemi një ndeshje për të rikuperuar ndaj Hungarisë pas atij rezultati të padrejtë që patën në Poloni.

Pres një ndeshje të mirë nga skuadra, duhet të bëjmë paraqitje siç bëmë në Poloni, sepse nëse shohim rezultatin mendojnë se na kanë masakruar por nuk është ashtu, në vija të përgjithshme skuadra bëri paraqitje të mirë. Shpresojmë të gjejmë frymën e ekipit.

Sa i përket Polonisë pas golit të tretë gjërat u komplikuan, një humbje me Poloninë qëndron, por me Hungarinë duhet të fitojmë se sbën, çdo ndeshje është vendimtare në këtë pikë, jemi akoma në lojë.” tha Reja. 

2 komente në “Dueli ndaj Hungarisë, Edi Reja: Pres shumë nga skuadra, të rikuperojmë humbjen”

  1. Deni says:

    Pirdh te shfryhesh ty bashke me ekipin tend. Perderisa ky vend eshte i korruptuar ne cdo qelize te tij,edhe sporti nuk ben perjashtim.

  2. jetnor says:

    Dy ndeshje 8 gola dhe ky ka fytyre e flet….. Federata e futbollit eshte e kapur me ne krye Duken e droges…
    Refuzoni stadjumet…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje