Covid-19 “hedh KO” boksierin e vaksinuar

4 Shtator 2021, 22:25Sport TEMA

Kampioni i boksit, Oscar de la Hoya është shtruar në spital, i infektuar me Covid-19, dhe si rrjedhojë është detyruar të shtyjë ndeshjen kundër Vitor Belfort, e programuar për t’u zhvilluar javën e ardhshme.

Amerikani, i tërhequr nga boksi në vitin 2009, kishte planifikuar një përballje luksi kundër ish-kampionit të UFC, në Los Anxhelos, por pasi u diagnostikua me koronavirus të premten, iu desh të shtrohej në spital për shkak të gjendjes së rënduar.

48-vjeçari publikoi një videomesazh në Twitter ku shpjegoi gjendjen e tij nga spitali. “Doja që ta dëgjonit drejtpërdrejt nga mua që, pavarësisht se jam plotësisht i vaksinuar, jam infektuar me Covid dhe nuk do të mund të ndeshem fundjavën e ardhshme”, tha ai.

De la Hoya është vlerësuar si boksieri i 29-të më i mirë në botë dhe gjatë karrierës ka fituar 11 tituj botërorë, në 6 pesha të ndryshme. Ai u bë i famshëm fillimisht pasi fitoi titullin olimpik në Barcelonë në vitin 1992, pak muaj pasi kishte marrë diplomën e shkollës së mesme.

Në fillim të javës ai bëri bujë për shkak se rrëfeu që, në moshën 13-vjeçare ishte përdhunuar nga një grua në të tridhjetat, gjatë një kompeticioni boksi në Havai. Në vitin 1998, kur ishte 25 vjeç, u akuzua se kishte përdhunuar një 15-vjeçare në vitin 1996 në një hotel në Meksikë.

3 komente në “Covid-19 “hedh KO” boksierin e vaksinuar”

  1. Baliu says:

    Tash e paska perdhunuar Covid19 perkunder vakcinimit 100%. Tregim suksesi, shembull per rajonin!!!

  2. mbijetesa says:

    A do ndyshoje gje per ata “shkencetaret” qe thone se vaksina te mbron? Qellimi eshte te frikesojne njerezit dhe ti corodisin. Ne kushte te tilla gjithmone fiton genjeshtari me i madhe. Qendro moralisht me te drejten gjithmone edhe nqs se eshte e veshtire.

    1. anticensurë says:

      idiot,o idiote!!
      vaksina më e mirë ka 95% më e dobta pak më tepër se 50% mbrojtje!!
      kjo mbrojtje nuk është nga infeksioni,por thjeshtë nga vdekja dhe paraqitja e rëndë e sëmundjes!pra të parapregatit në rast infeksioni!!
      një i vaksinuar mund ta kalojë infeksionin nga lehtë,pa simptoma,deri në shtrim në spital!po të marrësh dhe atë 5% ku vaksina mund të mos funksionojë fare,kemi dhe vdekje!!
      ai që nuk ka bërë vaksinën ka të njëjtin shans me kah të kundërt,pra mund të ketë më shumë mundësi për ta kaluar rëndë sëmundjen!!deri në vdekje!!
      në këtë lajm nuk kemi shumë saktësi!!thuhet se “është shtruar në spital”,përse!?
      nuk thuhet!!
      hyn në grupin e njerzve që janë pjesë e 5%shit apo ka ismtoma të lehta a të rënda!!një analizë pë antitrupa do të tregonte se sa ka vlejtur tek ai vaksina!pra sa mbrojtje i ka dhënë!!
      shkenctarët ndryshe nga “super” shkenctarët e budallallëkut që propagandojnë “vaksina” mbrojtëse ose ilaçe shëruese,që fillojnë nga gjethet e dafinës dhe me vitamina e zink,duke përfunduar tek presi në atë vënd, gjithnjë flasin për atë që kanë kuptuar deri në atë moment!
      “super”shkenctarët janë më shumë se 100% të sigurtë në gomarllëqet që thonë!!
      shpesh kanë këtë lloj komunikimi si ti!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje