Babai i Meriton Ahmetajt, të riut që mbrëmë iu vodh vetura në Rrugën e Kombit, deklaroi se djalin e tij e kishin kërcënuar me të shtëna kallashnikovi dhe armën në kokë.
Rrahman Ahmetaj sqaroi se të rinjtë fillimisht kishin menduar se ishin duke u ndjekur nga policia e shtetit, por pas ndaljes e kuptuan se ishte tjetër gjë.
“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Meritoni, djali im, 21 vjeçar, ka qenë i shoqëruar me Fatlind Morinën, i cili e ka pasur ditëlindjen me 1 shtator dhe kanë qenë duke u kthyer nga Budva” tha ai për Klan Kosova.
“Në Milot janë ndalur për të marr pije afër një marketi dhe një makinë me targa italiane i ka përcjellë. Pasi janë larguar rreth 5-6 kilometra, i është ndezur një dritë vezulluese e ngjashme me atë të policisë.
Meqenëse ka qenë zonë e kufizuar me 60 kilometra në orë dhe ai ka ecur me 80 kilometra shpejtësi, ka menduar që është policia e shtetit.
Në momentin që është ndalur, ajo makinë që ishte me drita të policisë i është afruar shumë afër nga prapa, ndërsa makina tjetër e ka bllokuar pjesën e përparme të makinës dhe kanë filluar të shtëna me kallashnikov dhe me britma e me pistoletë në kokë i kanë nxjerrë nga makina. I kanë shtrirë për tokë, i kanë bastisur, të gjitha pajisjet ua kanë marrë”, tha ai.
Ahmetaj po ashtu u shpreh se për ta ishte interesante pyetja që ua bënë grabitësit në ato momente, duke i thënë ‘a ka makina juaj GPS, e Meritoni i ka thënë se po’. Më pas tha se e kishin vazhduar rrugën në drejtim të Morinës.
Ai megjithatë shprehet se vlera e veturës 42 mijë eurshe nuk ka rëndësi fare për të, por që autorët të kapen dhe këto fenomene të pahijshme të mos përsëriten, sidomos në shtetin shqiptar.
Ngjarje te tilla ishin harruar qe nga vitet 97-2000.Keshtu eshte kur ke minister Blend Cucken. Mirditoret femra thone nje fjale: Nje burre qe nuk ta mbush syrin nuk permbush asgje. Turp per policine.Na ktheu dy dekada pas ministri Cucka
trup per neve qe ne vitin 2021 ne shqiperi e Sigurd te edi rames edhe ardi veliut te vjedhin makinen me pistolet ne koke ne mes te rouges edhe ne mes te dites. kjo do te thot qe krimi ka marre pushtet edhe sdo tja dij per njeri edhe per sheet
Ramovici duhet te jape dorheqje.Ktheu dhe njehere 97-en ku bandat bénin ligjin.
KUJDES ME KETE LAJME ME DUKET ESHTE HISTORI PER TE VJEDHUR ASSURANCE.
DEKLARUAN QENDRUAM PER TE BLERE USHQIMET ERDHEN DY PERSONA ME PISTOLET .
DEKLARUAN NUK KU3SHIN PISTOLET DHE NUK NA PREKEN.
DEKLARUAN ISHIN DY MAKINA ME KALLASHE ISHIN 6 PERSONA NA NDOQEN SI POLICE .
DHE DISA VARIANTE TE TJERA
– TANI KUJT VARIANTI TI BESOJME ?
UNE JAM I BINDUR 100 % MAKINA ESHTE SHITUR DHE ESHTE DEKLARUAR SI E VJEDHUR PER TE FITUAR EDHE NGA SHITJA EDHE NGA ASSURANCE .
Kjo eshte thjesht vetem per siguracion, kete e kane bere vete keta…Eshte inskenim amator qe edhe nje femije 2 vjeç e kupton..
Pune siguracioni eshte se ska me budallenj te tille ne nes te dites te vine me pistole.