Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka dhënë detaje për mbledhjes e zhvilluar sot të kryeministrit Edi Rama me Sekretariatin e partisë.
Gjiknuri në një deklaratë për mediat u shpreh se qëllimin i mbledhjes ishte diskutimi i riorganizimit të PS-së.
“Me fillimin e punës për riorganizimin e PS ku së bashku me sekretarët e rinj do të fillohet një proces i vazhdueshëm, duke vazhduar me analizat dhe duke ristrukturuar PS-në për sfidat në mandatin në vazhdim. Ky mandat është më i vështirë se është i treti. Qëllimi i afatit 100-ditor ishte pikërisht përmbyllja e analizave të nisura nga Kongresi dhe lënia kohë PS-së për të përgatitur vizionin e ri dhe për të dalë me një platformë e cila do të dojë vite për tu implementuar”, tha Gjinkuri.
Sipas tij analiza për zgjedhjet e 25 prillit do të zgjasë deri në fund të vitit, dhe viti tjetër do ta gjejë PS-në edhe me statut të ri.
“PS ka një eksperiencë të madhe por ka pasur edhe probleme që duhet të reflektohen”, vijoi ai.
I pyetur në lidhje me pakënaqësitë në PS pas Asamblesë kur u zgjodhën edhe strukturat e reja drejtuese, Gjiknuri tha se nuk ka asnjë pakënaqësi të shprehur në mënyrë të strukturuar.
“Nuk e di pakënaqësinë, nuk e kam dëgjuar të strukturuar. Sigurisht që brenda një organizate ka pritshmëri të ndryshme, mund të ketë ndonjë pritshmëri të parealizuar. PS ka eksperiencën për të marrë vendimet e duhura. Z. Balla ka një detyrë shumë të rëndësishme që është drejtimi i Grupit Parlamentar të PS-së. Dhe ndarja e 2 pozicioneve është bërë me qëllimin për të bërë sa më të mirë riorganizimin e partisë dhe me asnjë qëllim tjetër”, tha ndër të tjera Gjiknuri.
Statusi i ri le te marre ne konsiderate vendosjen e nje neni ku Edi Rama te jete sot e mot, deri ne vdekje, kryetar dhe, vetkuptohet, kryeminister.