Sali Berisha ka treguar se çfarë do të bënte nëse Partia Demokratike do të merrte vendimin ta përjashtonte nga grupi parlamentar.
Në një intervistë për emisioninin ‘Now”, Berisha tha se do bënte gjithçka që PD-ja të bëhej ajo e para, teksa shton se tek kjo forcë politike ka pasur dhe ka influencë të fuqishme.
Ai ka kërcënuar hapur Bashën, duke lënë kuptojë se do të luftonte për t’i marrë partinë nëse e përjashton nga PD.
“Raportet e mia me zotin Basha, me Partinë Demokratike dhe cilindo tjetër, ndërtohen mbi bazën e parimit ndaj një qëllimi të caktuar. Unë u qëndroj atyre parimeve, nuk i ndryshoj kurrë.
Por nesër, nëse PD-ja apo kushdo të ndërmerrte një vendim aparimor, do bëja gjithçka që PD-ja të bëhej ajo e para.
Asnjë lloj kufizimi nuk mund të ketë. Kam pasur dhe kam influencë shumë të fuqishme në PD dhe kjo buron nga fakti se unë kam mbrojtur interesat e asaj partie dhe demokratëve me vendosmërinë më të madhe.
Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri krimin e organizuar, korrupsionin e të gjitha niveleve dhe kam mbrojtur interesin kombëtar”, tha ai.
Berisha tha se Partia Demokratike mund të rikthehet në pushtet vetëm përmes protestave e revoltave, si brenda ashtu dhe jashtë Parlamentit.
“Njeriu bie në betejë, por duhet të ringrihet. Opozita duhet të bëjë gjithçka për një strategji, të një bashkimi sa më të gjërë jo vetëm të forcave opozitare por të të gjitha elementevë thelbësore të shoqerisë.
PD dhe opozita duhet të bëjë gjithçka që në momentin që humbi me sanksione ndërkomëbtare të Edi Ramës. Sistemi i patronazhistëve s’ka gjë më të turpshme.
Opozita tani, në vlerësimin tim, duhet ta bëjë natën ditë. Të ngrejë protesta, revolta, në parlament, jashtë parlamentit.
Ndërkombëtarët i kanë njohur zgjedhjet, jam dakord. Por nuk ka kërkuar, nuk ka vendosur sanksione. Pse nuk e dinë ata çfarë janë patronazhistët? Këto i dinë. Partia shtet shkel parimet themelore të kartës së Copenhagen-it.
Opozita ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet. Nuk do të ketë zgjedhje të tjera nëse opozita nuk ndërgjegjëson botën për masakrën që është bërë. Në zgjedhjet e 2025-S nuk do të ketë më zgjedhje, por farsë totale, do jetë farsë,”- shtoi Berisha.
I pyetur nëse është paaftësia udhëheqëse e PD-së që e mban ende në politikë, ish-lideri i selisë blu e mohoi këtë gjë dhe tha se është aty për denoncimin e nëpërkëmbjes së interesit kombëtar, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Nëse PD-ja do t’i fitonte zgjedhjet… të them të vërtetën, unë do ta dorëzoja mandatin, nuk kisha më…Unë qëndroj në mbrojtje të interesave të saj, ndaj qeverisë dhe shoqërisë, tani PD-ja në qeveri, e kam thënë dhe e them prapë, unë kamxhik i opozitës në parlament nuk qëndroja, sepse nuk më takon ajo mua, kjo do të ndodhte.
Ju e keni parë që unë nuk bërë asnjë orë të vetme fushatë. Tani me këtë unë kam një “come back”, një rikthim. Sa të më japë i gjithëpushtetshmi fuqi unë do të vazhdoj tani. Gjatë kësaj kohe unë nuk kam bërë gjë tjetër veçse anti-komfrontizëm.
Kam denoncuar kartelet e drogës dhe krimin e organizuar dhe do vazhdoj ta bëj. Absolutisht jo, nuk është paaftësia e udhëheqjes së PD-së. Më ka mbajtur në politikë, denoncimi i nëpërkëmbjes së interesit kombëtar, krimit të organizuar dhe korrupsionit,”- tha Berisha.
A more MORTJE e Shqiperise te pas Dhjetorit 1990; Ti Sali Berisha sebashku me Ilir Meten dhe bandat paramilitaret ne ish_SHQUP e sh.p.k. LSI, meritoni “The End forever”.
Edhe Enveri keshtu flisteeeee…”Partia, Parimet, Vlerat, Kombi, Atdheu..qe kishte qellim mbajtjen e pushtetit me cdo kusht.
Te pakten ai nuk aplikonte (sepse nuk e linte sistemi) korrupisonin. Gjithsesi, dihet dihet fundi…
Nuk te ka mbetur gje tjeter ter te shkaterruar pervec PD-se.
Rrenoje totalisht edhe ate dhe shko i lumtur aty ku nuk ke per tu kthyer me.
PD-ja me kete zallamahi qe po i ben ky dhe Luli, qe te rindertohet do me shume se 20 vite.
Ti je mbeshtetesi numer nje i te gjitha bandave dhe grupeve te organizuara kriminale,dhe i ke akoma ne gadishmeri sa here te duhen,kane vene pasuri pa fund me ty ….
?????????????????
E para , sh Sali haroje 91 in kur ta dhuroi sh Ramiz partine , sh Ramiz nuk ngjallet dot , sa per influence as ti as partia jote as ka patur , as ka , e as ka per t’e patur ndonje here .
Sa per kercenim ndaj Lulit , mos shkruani mbrockulla , Luli as ka patur , as ka e as ka per t’e patur ndonje here ne dorene tij partine .
”PELICILINA,,maska të ra!! Ndrysho lojën dhe detyrat….
domethene do besh organizim te ri me militantet e tu ne pd. PO sa kohe do te duhet te vish ne pushtet pas kesaj…ndoshta kurre!…
Une nuk pres as gje nga nje kerme qe jane mbledhe korbat dhe egersirat mbi te. Nuk pres as nga pd qe s’eshte as parti e as shoqeri, por nje grup diversionistesh brenda vetes saj. Por kam pritur qe drejtesia shqiptare te zgjohet, ti dale ne balle ketij populli dhe mos ta lere keshtu si e ka lene ne balte. Kane nje mbeshtetje te popullit te pa pare se e ka dermuar ky Sali me ato qe ka bere e ben dhe dikush duhet te dale zot ketyre njerzeve. . E pa falshme ! Bile nje dite para hapjes parlamentit, drejtesia duhet ta arrestoje me hekura ne duar. Ky eshte shteti ligjor, kjo eshte demokracia qe te besoje populli zhgenjyer! Krime e Sali Berishes vazhdojne ne te gjitha drejtime, sado qe Tritan Shehu dhe Arjan Starova bejne sikur nuk i shohin se jane pjese e tyre.
Une nuk pres as gje nga nje kerme qe jane mbledhe korbat dhe egersirat mbi te. Nuk pres as nga pd qe s’eshte as parti e as shoqeri, por nje grup diversionistesh brenda vetes saj. Por kam pritur qe drejtesia shqiptare te zgjohet, ti dale ne balle ketij populli dhe mos ta lere keshtu si e ka lene ne balte. Kane nje mbeshtetje te popullit te pa pare se e ka dermuar ky Sali me ato qe ka bere e ben dhe dikush duhet te dale zot ketyre njerzeve. . E pa falshme ! Bile nje dite para hapjes parlamentit, drejtesia duhet ta arrestoje me hekura ne duar. Ky eshte shteti ligjor, kjo eshte demokracia qe te besoje populli zhgenjyer! Krime e Sali Berishes vazhdojne ne te gjitha drejtime, sado qe Tritan Shehu dhe Arjan Starova bejne sikur nuk i shohin se jane pjese e tyre..