Rama mbledh sekretariatin e ri të PS

7 Shtator 2021, 09:11Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot sekretariatin e ri të Partisë Socialiste. Takimi është thirrur nga kryeministri, por ende nuk ka detaje se çfarë është diskutuar.

Ky është takimi i parë i Ramës me sekretariatin e ri të Partisë Socialiste, që u zgjodh prej tij në datën 2 shtator gjatë Asamblesë të kësaj force politike.

Kujtojmë se Damian Gjiknuri është zgjedhur sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i PS i ka lënë atij 100 ditë kohë për të ristrukturuar partinë.

Takimi e kreut të qeverisë me sekretariatin e ri vjen pak ditë para nisjes së legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje