Paralajmërimi i ri amerikan: Korrupsioni dhe non-grata? Presim mbledhjen e Parlamentit

8 Shtator 2021, 15:44Politika TEMA
Paralajmërimi i ri amerikan: Korrupsioni dhe non-grata? Presim mbledhjen e

Largimi i Matthew Palmer dhe ardhja e Gabriel Escobar, në krye byrosë të Euroazisë në DASH, nuk ndryshon asgjë në politikat e ndjekura deri tani nga qeveria amerikane për Shqipërinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta ndalin pastrimin e politikës shqiptare nga të korruptuarit përmes mekanizmit të shpalljes ‘non grata’.

Kjo theksohet e nënvizohet mes rreshtave, nga një komunikim që gazetari i Top Channel Muhamed Veliu pati me Byronë e Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit, drejtuar tashmë prej Gabriel Escobar, i cili ka shërbyer si zëvendës ambasador në Beograd e më parë si konsull, i çështjeve ekonomike në Bagdad.

Top Channel pyeti përmes postës elektronike DASH nëse me ardhjen e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për euro-azinë Gabriel Escobar, politikat e deritanishme të DASH për Shqipërinë mund të ndryshojnë.

Një zëdhënës i DASH dha këtë përgjigje:

“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura si asnjëherë më parë për një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë.

Politikat tona në Shqipëri, përfshi korrupsionin dhe rastet e shpalljes të personave non grata, janë shumë të mirënjohura, dhe të artikuluara nga ambasadorja Yuri Kim sikurse edhe nga ambasadori Philip Reeker, gjatë vizitës në Qershor si asistent sekretar për Byronë Europiane dhe Euroazinë.

Ne presim të avancojmë marrëdhëniet tona bilaterale me udhëheqësit shqiptarë, kur të mblidhet në ditët e ardhshme Parlamenti”.

Ky qëndrim i SHBA vjen vetëm dy ditë më pas nga deklarata në emisionin Now të Erla Mëhillit në Euronews, të shpallurit non grata Sali Berisha, i cili po bën rezistencë ndaj kërkesës së SHBA për të mos hyrë në parlament, madje u shpreh me një gjuhë kërcënuese ndaj partisë më të madhe të opozitës kur deklasoi se:

“Unë të bëj çdo gjë për kthimin e PD, në vlerat mbi të cilat, ajo është themeluar”.

Prej muajit prill 2018 në listën e zezë, për moslejimin e hyrjes në SHBA bashkë më familjet, deklaruar publikisht nga sekretari amerikan i Shtetit, janë ish presidenti dhe ish- kryeministri Sali Berisha, ish- deputeti Tom Doshi, ish- kryeprokurori republikës Adriatik Llalla si edhe ish kryebashkiaku Durrësit Vangjus Dako.

Megjithatë beteja e SHBA që Sali Berisha mos ta kalojë më traun e parlamentit thotë gazetari Top Channel Muhamed Veliu , jo vetëm që është aktive por pritet të intensifikohet.

8 komente në “Paralajmërimi i ri amerikan: Korrupsioni dhe non-grata? Presim mbledhjen e Parlamentit”

  1. Maxhun Peka says:

    Sa pa fat eshte ky njeri, (Sali Ram Berisha) mor amani, si ore iku Palmer dhe erdhi Eskobari, qe eshte shume mik me Edi Ramen!!!!!!!!!!!
    O Zot bej saber.

    1. Edkari says:

      Kjo histori ka ndodhur dhe me pare kur komunistet trembnin shqiptaret me ambasaden jugosllave e me vone ate sovjetike.
      Ka thene drushe ambasador keshtu apo ka thene tavarish ambasador ashtu.
      tani na tregoni amerikanet pa breke qe breket i lane ne afganistan.
      Saliut do i hajn mutin escobari e gazetaruci.

      1. Artan says:

        @Ed je vertet Kar. Merret me mend se si do perfundoje Saliu dhe te tjeret, vetem shiko se c’behet me vetingun ne gjyqesor dhe beji vete hesapet ose konkluzionet.

  2. Fajtori.com says:

    Tani hec e merre vesh se per cilin e ka Berisha kur te thote Escobari i Ballkanit!

    1. Prec Doda says:

      Hahahaha, shume e forte kjo per bese

  3. Patriot says:

    Po i dridhen gjunjet gjynahqarit Sali. Ben kot si trim. Eshte i mbaruar.

  4. Ciao says:

    Berisha te mos haj mut shume,por te largohet sa me pare,te mos hyj ne parlament per te miren e PD-ke.Berisha te mos vleresoi me shume interesin e tij personal dhe familjar,por interesat e Partise.Kjo eshte e rendesishme.

  5. Populli says:

    Korrupsioni ne Shqiperi eshte RREZIK PER SHTETASIT AMERIKANE DHE BIZNESET AMERIKANE.
    NDESHKIM SHEMBULLOR.
    FALEMINDERIT USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje