Rama publikon pamjet nga Ekoparku i Durrësit: Ishte një bombë mjedisore, tani një zonë pushimi

8 Shtator 2021, 09:30Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet e Ekoparkut të Madh të Durrësit.

Sipas Ramës ky parko do të jetë një oaz i ri rekreativ i qytetit. Më tej kryeministri shkruan se në këtë zonë do të krijohen bare e restorante që do të shërbejnë që durrsakët të kalojnë fundjavën në këtë Ekopark.

Postimi i Ramës: 

MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të kantierit të Ekoparkut të Madh të Durrësit që po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit aty ku deri dje xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, ndërsa së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë.

4 komente në “Rama publikon pamjet nga Ekoparku i Durrësit: Ishte një bombë mjedisore, tani një zonë pushimi”

  1. Eva says:

    Po ne tirane do e beni nje ekopark, mo legena!

  2. Golf says:

    Epo e paske zgjidhur o kryeminister. Dergoji aty gruan e kalamajte e ty. Do u beka mire e do kenaqen. Aman, shiko te shkosh sa me shpesh dhe ti!

    1. patrioti says:

      Po si nuk thate nje here nje fjale te mire , more zagare te felliqur talebanesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje