Dash Shehi: Berisha është një kapitull i mbyllur

9 Shtator 2021, 19:50Politika TEMA

Aleatët e Bashës janë duke negociuar për të krijuar grupin e tyre parlametar në Kuvend. Në një intervistë për A2 CNN kreu i lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, njëkohësisht edhe deputet në Tiranë shpjegon se kjo lëvizje synon që opozita të ketë një alternativë zërash në jetën e saj parlamentare.

Për kreun demokrat ka vetëm një kërkesë, të vendosë një perimetër politik për kauzat parlametare që do të çojë në Kuvend, që lejojnë bashkëpunimin, por jo bashkëqeverisje.

Dashamir Shehi thotë se askush nga PD-ja nuk i ka bërë aleatët e vegjël pjesë të një analize për 25 prillin, ndonëse në raportet e demokratëve një pjesë e përgjegjësisë për rezultatin u hidhet mbi kurriz.

Për sa i përket “çështjes Berisha”, Dashamir Shehi mendon se iu takon institucioneve të shprehen, duke shmangur kështu gjykimet personale. Por Lulzim Basha duhet të marrë një vendim politik, pohon kreu i LZHK.

“Berisha, është kapitull i mbyllur”, shprehet ai.

Çdo hezitim i lidershipit demokrat në këtë drejtim, sipas Shehit dëmton jo vetëm këtë parti, por të gjithë opozitën.

5 komente në “Dash Shehi: Berisha është një kapitull i mbyllur”

  1. Www says:

    Ky fërgesa me speca, është i bindur se vetë është politikan i “modh”.
    Nuk i shkon mendja se SB i tërheq të gjithë këta pas vetes në humnerë, ashtu si i ngjiti aty ku janë pa asnjë meritë (përveç asaj që ishin lëpirës të talentuar sume).

  2. miri says:

    te hongert mer dash
    ke honger buk 30 vjet nga berisha

  3. GazMir says:

    Berishën nuk e zgjodhi Basha apo Kim deputet, por qytetari., ndaj vendimi të ishte pleqëruar para zgjedhjeve. Kësaj i thonë të vësh bast dje se fiton San Marino, dhe sot të thuash të tërheq lekët.

  4. @ says:

    Na ngordhi Sala ,i rane thonjte . Po vrapon Dashi ti heqe patkonjte.

  5. Shkreli-Drejtor i mbjelljes së qimeve says:

    Çfarë rrobaqepsi legen ?!?! Dhe ka fituar ne listen e PD-së !! Holy cow ç’ mbajnë rrugët e Tiranës ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje