Afganët në rrezik, Qeveria Shqiptare lëshon 705 viza

9 Shtator 2021, 14:59Politika TEMA

Pas mbërritjes të 644 qytetarëve afgan, qeveria shqiptare në bashkëpunim me një senator amerikan kanë bashkuar forcat për të nxjerrë nga Afganistani 705 persona.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, nga burime në dijeni të këtij operacioni humanitar mëson se qeveria shqiptare ka lëshuar viza për 705 qytetarë afgan.

Kërkesa e kryeministrit Edi Rama, i ka ardhur nga senatori amerikan Richard Blumenthal i cili ia ka dërguar listën e këtyre 705 personave edhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Dy avionët që do t’i çojnë fillimisht në Doha e më pas në Tiranë ndodhen në aeroportin Mazari Sharif, por nuk po lejohen të ngrihen paçka se kanë leje fluturimi për tu ulur në Katar dhe në Shqipëri.

Vetë, senatori amerikan Richard Blumenthal ka deklaruar se:

“Unë bashkë me stafin tim kemi punuar ditë e natë për të siguruar një udhëtim të sigurt për dy avionë të cilët do të marrin shtetas amerikan, aleatë afganë që u rrezikohet jeta dhe familjet e tyre. Unë shpresoj që Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit të bëjnë gjithçka nën fuqinë e tyre e ta realizojnë këtë . Këta shtetas amerikanë dhe afganë të cilët sakrifikuan gjithçka për vendin tonë, në nuk mund ti lëmë ata atje”.

Elizabeth Rubin gazetare e NewYork Times e cila është duke bashkëpunuar me senatorin Richard Blumenthal thotë se Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe vetë kryeministri Edi Rama janë treguar jashtëzakonisht të gatshëm e bashkëpunues për sjelljen e tyre në Shqipëri.

8 komente në “Afganët në rrezik, Qeveria Shqiptare lëshon 705 viza”

  1. xxx says:

    me politiken e tyre larguan popullsine shqiptare autoktone neper boten,aq keq qe asnje shqiptar ska nermend te kthehet,e tani po e mbushin shqiperine me afgan e aziatik, keta te ardhurit e rinj do behen problem kombetar pas disa vitesh, greqia dhe serbia po ferkojne duart, kur popullsia e shqiperise te behet shumice aziatike,do ta kene me te lehte per te vertetuar tezat e tyre se shqiperia dhe shqiptaret nuk jane autokton edhe europian

  2. Tomi says:

    Ky eshte psikopat perfundimisht.

  3. D.3 says:

    Elizabeth Rubin hebreje e ky blumenthali paskan punu dit nat per 705 viza. Po ne jemi kthy nê grop septike tê USA . Spiunat e vet i solli te ne. Popullim Shqipin me lēkurzinjt e AZISE. Turp e harom i qoftë Ramutit ene gjith zarave tvet. Na keni hallakt rrugve te EU si klysh moce se ju doni me vjedh e plactik shqipnin

  4. Lymi says:

    Vazhdon qokat si ne toke te babes ky karafili me ere
    Edhe keta 705 pervecse po vijne me nisma private pra 0 shans per tu transferu ne SHBA nje te neserme jane edhe totalisht te pafiltruar …ne ndryshim nga ata 600 te paret qe kishin patur nje filtrim paraprak ne Kabul nga amerikanet
    Une them qe edhe neqoftese talebanet nuk kane infiltruar njerez ne keta 2 avione dhe nuk do fillojne te plasin bombat edhe ketu si ne Kabul….Timonieri i Madh po te njejtin fat me presidentin e Afganistanit do te kete shume shpejt keshtu sic e ka nisur…!

  5. Iroshi says:

    Po “ikin” shqiptarë, po “vijnë” avganë, në të dy rastet dikush i pret?!
    Pra shqiptarët kanë tagrin të shkojnë nëpër botë, por jo , në Shqipëri nuk na duhet asnjë i huaj !?…
    Por nuk shkon kjo linjë, nëse do e quash veten shtet i lirë e demokratik, që zbaton 4 liritë themelore të njeriut.
    Shqiptari gjithmon e ka pritur njeriun në nevojë , “bukë e kripë e zemër të bardhë” ka qënë një shprehje shekullore edhe kur ajo i është kthyer si bumerang, (rasti i sllavëve të jugut.)
    Dhe bëhet fjalë për vetëm në një vit si kohore që ne të dalim faqebardhë në këtë pritje.

    1. Lym Kepi says:

      Matuflliku nuk ka brire or mik. Ti mire e ben qe jep opinion tend, po mos e shit naivitetitn per zgjuarsi.

  6. ⚙️Ingranazhi says:

    Ky fytyr bytha senatori blumenthol te genjen edhe kur e pyet sa eshte ora , genjeu hapur ne cv e tij se ka qene veteran i vietnamit !!!!
    Tani thote se ky , stafi i tij dhe skenderbeu do shpetojne 705 “ perkthyes” afgan !!!!

  7. Kela says:

    Ky plehra i degdisi shqiptaret neper bote nga keqqeverisja e tij dhe po i zevendeson me aziatike. Me keq se Esat Pasha ka per te perfunduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje